Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 24


Kapitulli 24

Izraeli do të mblidhet dhe do të gëzojë pushim njëmijëvjeçar—Luciferi dëbohet nga qielli për rebelim—Izraeli do të triumfojë mbi Babiloninë (botën)—Krahaso Isaia 14. Rreth 559–545 para K.

1 Pasi Zoti do të ketë mëshirë për Jakobin dhe përsëri do të azgjedhë Izraelin, dhe do t’i vendosë në btokën e tyre; dhe të huajt do të bashkohen me ta dhe do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.

2 Dhe apopujt do t’i marrin dhe do t’i çojnë në vendin e tyre; po, që nga larg nga fundet e botës; dhe ata do të kthehen në btokat e tyre të premtimit. Dhe shtëpia e Izraelit do t’i zotërojë ata dhe toka e Zotit do të jetë për cshërbëtorë dhe shërbëtore; dhe do të bëjnë robër ata te të cilët ata ishin robër; dhe ata do të sundojnë mbi shtypësit e tyre.

3 Dhe do të ndodhë atë ditë që Zoti do të të japë apushim, nga hidhërimi yt dhe nga frika jote dhe nga robëria e rëndë që ti u detyrove të shërbeje.

4 Dhe do të ndodhë në atë ditë, që ti do ta përmendësh këtë proverb kundër mbretit të aBabilonisë dhe do të thuash: Sikurse mori fund shtypësi, ashtu mori fund qyteti i artë!

5 Zoti theu shkopin e të ligjve, skeptrat e sundimtarëve.

6 Ai që godiste njerëzit me zemërim, me një goditje të vazhdueshme, ai që sundonte kombet me inat, persekutohet dhe askush nuk e pengon.

7 E gjithë bota është në paqe dhe është e qetë; ata shpërthejnë në akëngë.

8 Po, aselvitë gëzohen në ty dhe gjithashtu qitrot e Libanit, duke thënë: Që kur ti bre përdhe, asnjë cdruvar nuk ka ardhur kundër nesh.

9 aFerri nga poshtë lëvizi për ty që të dalë të të presë në ardhjen tënde; ka ngritur të bvdekurit për ty, madje të gjithë kryetarët e tokës; ka ngritur nga fronet e tyre të gjithë mbretërit e kombeve.

10 Të gjithë ata do të flasin dhe do të të thonë: A mos je bërë edhe ti i dobët si ne? A mos je bërë edhe ti si ne?

11 Madhështia jote ka zbritur poshtë në varr; zhurma e lirave të tua nuk dëgjohet; krimbi është përhapur nën ty dhe krimbat të mbulojnë.

12 aSi ke rënë ti nga qielli, O bLucifer, bir i mëngjesit! Ke rënë përdhe, ti, që dobësoje kombet!

13 Sepse ti ke thënë në zemrën tënde: aUnë do të ngrihem në qiell, unë do të lartësoj fronin tim mbi yjet e Perëndisë; unë do të ulem edhe mbi malin e mbledhjes, nga anët e bveriut;

14 Unë do të ngrihem mbi lartësitë e reve; unë do të jem si Më i Larti.

15 Megjithatë, ti do të dërgohesh poshtë në ferr, në anët e agropës.

16 Ata që të shohin ty, do të angulin sytë në ty dhe do të të shqyrtojnë, dhe do të thonë: Është ky burri që bëri tokën të dridhej, që tundi mbretëritë?

17 Dhe e bëri botën si një vend të shkretë dhe shkatërroi qytetet e saj dhe nuk e hapi shtëpinë e të burgosurve të tij?

18 Të gjithë mbretërit e kombeve, po, që të gjithë, prehen në lavdi, secili nga ata në ashtëpinë e vet.

19 Por ti je flakur tej nga varri yt si një adegë e neveritshme, sikurse mbetja e atyre që janë vrarë të shpuar tejpërtej me një shpatë, që shkojnë poshtë te bgurët e gropës; si një kërmë e shkelur me këmbë.

20 Ti, nuk do të bashkohesh me ta në varrim, sepse ti ke shkatërruar vendin tënd dhe ke vrarë popullin tënd; afara e bkeqbërësve nuk do të jetë kurrë e famshme.

21 Përgatitni kërdinë për fëmijët e tij për apaudhësitë e etërve të tyre, që ata të mos ngrihen, as të mos zotërojnë tokën, as të mos mbushin faqen e dheut me qytete.

22 Pasi unë do të ngrihem kundër tyre, thotë Zoti i Ushtrive dhe do të përjashtoj nga Babilonia aemrin dhe mbetjen, dhe birin, dhe bnipin, thotë Zoti.

23 Unë do ta bëj gjithashtu të jetë apronë e çafkave dhe e pellgjeve me ujë; dhe unë do ta fshij me fshesën e shkatërrimit, thotë Zoti i Ushtrive.

24 Zoti i Ushtrive është betuar, duke thënë: Me siguri siç kam menduar, ashtu do të ndodhë; dhe sikurse unë kam vendosur, ashtu do të bëhet—

25 Që, unë do të sjell aAsirinë në tokën time dhe mbi bmalet e mia do ta shkel me këmbë; atëherë, czgjedha e tij do të hiqet nga ata dhe barra e tij do të hiqet nga shpatullat e tyre.

26 Ky është qëllimi që është vendosur mbi tërë botën; dhe kjo është dora që u është shtrirë a gjitha kombeve.

27 Pasi Zoti i Ushtrive ka vendosur dhe kush do ta anullojë? Dhe dora e tij është shtrirë dhe kush do ta kthejë mbrapsht?

28 avitin që mbreti bAshaz vdiq, u bë ky parashikim:

29 Mos u gëzo ti, Palestinë e tërë, se shufra e atij që të godiste është thyer; pasi nga rrënja e gjarprit do të dalë një nepërkë dhe fryti i saj do të jetë një gjarpër i egër fluturues.

30 Dhe të parëlindurit e të varfërve do të ushqehen dhe nevojtarët do të pushojnë në siguri dhe unë do ta vras rrënjën tënde me anë të urisë dhe ai do të vrasë mbetjen tënde.

31 Ulëri, O portë; thërrit, O qytet; ti, Palestinë e tërë je shpërndarë, pasi do të vijë një tym nga veriu dhe askush nuk do të jetë vetëm në kohët e tij të caktuara.

32 Si do të përgjigjen atëherë, lajmëtarët e kombeve? Se Zoti ka themeluar aSionin dhe b varfërit e popullit të tij do të cbesojnë në të.