Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 6


Kapitulli 6

Jakobi tregon historinë e Judenjve: Robërinë Babilonase dhe kthimin; shërbesën dhe kryqëzimin e të Shenjtit të Izraelit; ndihmën e marrë nga Johebrenjtë; dhe rivendosjen e ditëve të mëvonshme të Judenjve kur ata të besojnë në Mesian. Rreth 559–545 para K.

1 Fjalët e Jakobit, vëllait të Nefit, që ai i foli popullit të Nefit:

2 Vini re, vëllezërit e mi të dashur, unë, Jakobi, duke qenë i thirrur nga Perëndia dhe i shuguruar sipas mënyrës së urdhërit të tij të shenjtë dhe duke qenë shenjtëruar nga vëllai im Nefi, të cilin ju e shikoni si një ambret ose një mbrojtës dhe në të cilin ju vareni për siguri, vini re, ju e dini se unë ju kam thënë jashtëzakonisht shumë gjëra.

3 Megjithatë, unë po ju flas përsëri; pasi unë jam i dëshiruar për mirëqenien e shpirtrave tuaj. Po, shqetësimi im është i madh për ju; dhe ju vetë e dini se ka qenë gjithmonë. Pasi unë ju kam këshilluar me gjithë zell dhe ju kam mësuar fjalët e atit tim; dhe unë ju kam folur në lidhje me të gjitha gjërat që janë shkruar, nga krijimi i botës.

4 Dhe tani, vini re, unë doja t’ju flas në lidhje me gjërat që janë dhe që do të vijnë, prandaj unë do t’ju lexoj fjalët e aIsaias. Dhe ato janë fjalët që vëllai im ka dëshiruar që unë t’ju flas. Dhe unë ju flas për të mirën tuaj, që ju të mund të mësoni dhe të lavdëroni emrin e Perëndisë tuaj.

5 Dhe tani, fjalët që unë do t’ju lexoj, janë ato që Isaia tha në lidhje me të gjithë shtëpinë e Izraelit; prandaj, ato mund të përshtaten te ju, pasi ju jeni të shtëpisë së Izraelit. Dhe ka shumë gjëra që janë folur nga Isaia, që mund të përshtaten te ju, sepse ju jeni të shtëpisë së Izraelit.

6 Dhe tani, këto janë fjalët: aKështu thotë Zoti Perëndi: Vini re, unë do t’u shtrij dorën Johebrenjve dhe do t’u ngre bflamurin tim popujve dhe ata do të sjellin bijtë tuaj në krahët e tyre dhe bijat tuaja do të mbahen në supet e tyre.

7 Dhe mbretërit do të jenë etërit e tu birësues dhe mbretëreshat e tyre tajat e tua; ata do të përulen para teje me fytyrat e tyre drejt tokës dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua; dhe ti do të dish se unë jam Zoti; pasi ata që apresin për mua, nuk do të turpërohen.

8 Dhe tani, unë, Jakobi, do t’ju flas disi për këto fjalë. Pasi, vini re, Zoti më ka treguar mua se ata që ishin në aJeruzalem, prej nga ku ne erdhëm, janë vrarë ose janë bmarrë robër.

9 Megjithatë, Zoti më ka treguar se ata do të akthehen përsëri. Dhe ai më ka treguar gjithashtu, se Zoti Perëndi, i Shenjti i Izraelit, do t’u shfaqet atyre në mish; dhe pasi ai të shfaqet, ata do ta fshikullojnë dhe bkryqëzojnë atë, sipas fjalëve të engjëllit që m’i tha këto.

10 Dhe pasi ata kanë ngurtësuar zemrat e tyre dhe janë bërë kryelartë kundër të Shenjtit të Izraelit, vini re, agjykimet e të Shenjtit të Izraelit do të bien mbi ta. Dhe dita vjen që ata do të qëllohen dhe do të hidhërohen.

11 Kështu që, pasi ata të enden sa andej e këtej, sepse kështu thotë engjëlli, shumë do të pikëllohen në mish dhe nuk do të lihen të mbarojnë për shkak të lutjeve të besnikëve; ata do të shpërndahen dhe goditen dhe urrehen; megjithatë, Zoti do të jetë i mëshirshëm me ta, që akur ata të vijnë në bnjohurinë e Shëlbuesit të tyre, ata do të cmblidhen tok përsëri në tokat e trashëgimit të tyre.

12 Dhe të bekuar janë aJohebrenjtë, ata për të cilët profeti ka shkruar; pasi, vini re, nëse ata do të pendohen dhe nuk do të luftojnë kundër Sionit dhe nuk do të bashkohen me atë kishën e madhe dhe të burryer, ata do të shpëtohen; pasi Zoti Perëndi do t’i përmbushë cbesëlidhjet e tij, që u ka bërë fëmijëve të tij, dhe për këtë arsye, profeti i ka shkruar këto gjëra.

13 Kështu që, ata që luftojnë kundër Sionit dhe popullit të besëlidhjes së Zotit, do të lëpijnë pluhurin nga këmbët e tyre; dhe populli i Zotit nuk do të ketë aturp. Pasi, populli i Zotit janë ata që bpresin për të; pasi ata akoma presin për ardhjen e Mesias.

14 Dhe, vini re, sipas fjalëve të profetit, Mesia do të shfaqet përsëri për herën e adytë t’i shpëtojë ata; prandaj ai do t’u bshfaqet atyre në fuqi dhe lavdi të madhe, në cshkatërrimin e armiqve të tyre, kur ajo ditë të vijë, kur ata do të besojnë në të; dhe ai nuk do të shkatërrojë asnjë, që beson në të.

15 Dhe ata që nuk besojnë në të, do të ashkatërrohen, si nga bzjarri dhe nga stuhia dhe nga tërmetet, dhe nga gjakderdhjet, dhe nga cepidemia, dhe nga uria. Dhe ata do të dinë se Zoti është Perëndi, i Shenjti i Izraelit.

16 aA do të merret preja prej të fuqishmit apo do të lirohet i burgosuri që është i bdrejtë?

17 Por kështu thotë Perëndia: Madje të aburgosurit e të fuqishmit do të çohen tutje dhe preja e të tmerrshmit do të çlirohet; pasi Perëndia i bFuqishëm do ta cçlirojë popullin e tij të besëlidhjes. Pasi kështu thotë Zoti: Unë do të luftoj kundër atyre që luftojnë kundër teje—

18 Dhe unë do t’i ushqej ata që të shtypin ty, me mishin e tyre dhe ata do të dehen me gjakun e tyre, si me verë te ëmbël; dhe çdo mish do të dijë se unë, Zoti, jam Shpëtimtari yt dhe aShëlbuesi yt, i bFuqishmi i Jakobit.