Kapituj 

Një rrëfim i vdekjes së Lehit. Vëllezërit e Nefit ngrenë krye kundër tij. Zoti paralajmëron Nefin të niset për në vendin e shkretë. Udhëtimet e tij në vendin e shkretë dhe kështu me radhë.
Kapitulli 1
Lehi profetizon për një tokë të lirisë—Fara e tij do të shpërndahet dhe do të goditet në qoftë se ata do të hedhin poshtë të Shenjtin e Izraelit—Ai nxit djemtë e tij të veshin parzmoren e drejtësisë. Rreth 588–570 para K.
Kapitulli 2
Shëlbimi vjen nëpërmjet Mesias së Shenjtë—Liria e zgjedhjes është thelbësore për ekzistencë dhe përparim—Adami ra që njerëzit të mund të jenë—Njerëzit janë të lirë të zgjedhin liri dhe jetë të përjetshme. Rreth 588–570 para K.
Kapitulli 3
Jozefi në Egjipt pa Nefitët në vegim—Ai profetizoi mbi Joseph Smithin, shikuesin e ditëve të mëvonshme; mbi Moisiun që do të çlironte Izraelin; dhe mbi daljen në dritë të librit të Mormonit. Rreth 588–570 para K.
Kapitulli 4
Lehi këshillon dhe bekon pasardhësit e tij—Ai vdes dhe varroset—Nefi lavdërohet në mirësinë e Perëndisë—Nefi vë besimin e tij te Zoti, përgjithnjë. Rreth 588–570 para K.
Kapitulli 5
Nefitët ndahen nga Lamanitët, zbatojnë ligjin e Moisiut dhe ndërtojnë një tempull—Për shkak të mosbesimit të tyre, Lamanitët janë përjashtuar nga prania e Zotit, janë mallkuar dhe bëhen një ndëshkim për Nefitët. Rreth 588–559 para K.
Kapitulli 6
Jakobi tregon historinë e Judenjve: Robërinë Babilonase dhe kthimin; shërbesën dhe kryqëzimin e të Shenjtit të Izraelit; ndihmën e marrë nga Johebrenjtë; dhe rivendosjen e ditëve të mëvonshme të Judenjve kur ata të besojnë në Mesian. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 7
Isaia flet si të ishte Mesia—Mesia do të ketë gjuhën e të mësuarit—Ai do t'u kthejë shpinën goditësve—Ai nuk do të ngatërrohet—Krahaso Isaia 50. Rreth 559—545 para K.
Kapitulli 8
Në ditët e fundit, Zoti do të ngushëllojë Sionin dhe do të mbledhë Izraelin—Të shëlbuarit do të vijnë në Sion mes një gëzimi të madh—Krahaso Isaia 51 dhe 52:1–2. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 9
Judenjtë do të mblidhen në të gjitha tokat e tyre të premtimit—Shlyerja çliron njeriun nga Rënia—Trupat e të vdekurve do të ngrihen nga varri dhe shpirtrat e tyre nga ferri dhe nga parajsa—Ata do të gjykohen—Shlyerja të shpëton nga vdekja, ferri, djalli dhe mundimi i pafund—Të drejtët do të shpëtohen në mbretërinë e Perëndisë—Ndëshkimet për mëkatet caktohen—I Shenjti i Izraelit është ruajtësi i portës. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 10
Judenjtë do ta kryqëzojnë Perëndinë e tyre—Ata do të shpërndahen derisa të fillojnë të besojnë në të—Amerika do të jetë një tokë e lirisë, ku asnjë mbret nuk do të sundojë—Pajtohu me Perëndinë dhe fito shpëtim nëpërmjet hirit të tij. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 11
Jakobi pa Shëlbuesin e tij—Ligji i Moisiut tipizon Krishtin dhe provon se ai do të vijë. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 12
Isaia sheh tempullin e ditëve të mëvonshme, mbledhjen e Izraelit dhe gjykimin mijëvjeçar dhe paqen—Kryelarti dhe i ligu do të poshtërohen me Ardhjen e Dytë—Krahaso Isaia 2. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 13
Juda dhe Jeruzalemi do të ndëshkohen për mosbindjen e tyre—Zoti paraqet dhe gjykon popullin e tij—Të bijat e Sionit mallkohen dhe mundohen për jetën e tyre mondane—Krahaso Isaia 3. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 14
Sioni dhe të bijat e tij do të shëlbehen dhe do të pastrohen në ditën e mijëvjeçarit—Krahaso Isaia 4. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 15
Vreshti i Zotit (Izraeli) do të shkretohet dhe populli i tij do të shpërndahet—Mjerime do të vijnë mbi ta, në gjendjen e tyre braktisëse të fesë dhe të shpërndarjes—Zoti do të ngrejë një emblemë dhe do të mbledhë Izraelin—Krahaso Isaia 5. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 16
Isaia sheh Zotin—Mëkatet e Isaias falen—Ai thirret të profetizojë—Ai profetizon për hedhjen poshtë nga Judenjtë të mësimeve të Krishtit—Një mbetje do të kthehet—Krahaso Isaia 6. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 17
Efraimi dhe Siria i shpallin luftë Judës—Krishti do të lindë nga një virgjëreshë—Krahaso Isaia 7. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 18
Krishti do të jetë si një gur pengese dhe si një shkëmb fyerje—Kërko Zotin, jo magjistarë që mërmëritin—Drejtohu ligjit dhe dëshmisë për udhëheqje—Krahaso Isaia 8. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 19
Isaia flet si të ishte Mesia—Njerëzit në errësirë do të shohin një dritë të madhe—Te ne një fëmijë ka lindur—Ai do të jetë Princi i Paqes dhe do të sundojë mbi fronin e Davidit—Krahaso Isaia 9. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 20
Shkatërrimi i Asirisë është një simbol i shkatërrimit të të ligut në Ardhjen e Dytë—Pak njerëz do të mbesin pasi Zoti vjen përsëri—Mbetja e Jakobit do të kthehet në atë ditë—Krahaso Isaia 10. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 21
Trungu i Isait (Krishtit) do të gjykojë në drejtësi—Njohuria e Perëndisë do të mbulojë tokën gjatë Mijëvjeçarit—Zoti do të ngrejë një emblemë dhe do të mbledhë Izraelin—Krahaso Isaia 11. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 22
Ditën e mijëvjeçarit të gjithë njerëzit do të lavdërojnë Zotin—Ai do të jetojë mes tyre—Krahaso Isaia 12. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 23
Shkatërrimi i Babilonisë është një simbol i shkatërrimit në Ardhjen e Dytë—Do të jetë një ditë zemërimi dhe hakmarrjeje—Babilonia (bota) do të bjerë përgjithnjë—Krahaso Isaia 13. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 24
Izraeli do të mblidhet dhe do të gëzojë pushim njëmijëvjeçar—Luciferi dëbohet nga qielli për rebelim—Izraeli do të triumfojë mbi Babiloninë (botën)—Krahaso Isaia 14. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 25
Nefi ngazëllehet në thjeshtësi—Profecitë e Isaias do të kuptohen në ditët e fundit—Judenjtë do të kthehen nga Babilonia, do të kryqëzojnë Mesian, do të shpërndahen dhe ndëshkohen—Ata do të rivendosen kur ata të besojnë në Mesian—Ai do të vijë për herën e parë, gjashtëqind vjet pasi Lehi la Jeruzalemin—Nefitët zbatojnë ligjin e Moisiut dhe besojnë në Krishtin, i cili është i Shenjti i Izraelit. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 26
Krishti do t'u shërbejë Nefitëve—Nefi parashikon shkatërrimin e popullit të tij—Ata do të flasin nga pluhuri—Johebrenjtë do të ndërtojnë kisha të rreme dhe përbërje të fshehta— Zoti i ndalon njerëzit që të ushtrojnë intriga të priftërinjve. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 27
Errësirë dhe dorëheqje nga feja do të mbulojnë tokën, ditët e fundit—Libri i Mormonit do të dalë—Tre dëshmitarë do të dëshmojnë për librin—Njeriu i shkolluar do të thotë se ai nuk mund ta lexojë librin e vulosur—Zoti do të bëjë një punë të mrekullueshme dhe një çudi—Krahaso Isaia 29. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 28
Shumë kisha të rreme do të ngrihen në ditën e fundit—Ato do të mësojnë doktrina të rreme, të kota dhe të marra—Braktisja nga feja do të shtohet për shkak të mësuesve të rremë—Djalli do të tërbohet në zemrat e njerëzve—Ai do t'u mësojë njerëzve të gjitha llojet e doktrinave të rreme. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 29
Shumë Johebrenj do ta hedhin poshtë Librin e Mormonit—Ata do të thonë: Ne nuk kemi nevojë për Bibël tjetër—Zoti u flet shumë kombeve—Ai do të gjykojë botën nga librat që do të shkruhen. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 30
Johebrenjtë që janë kthyer në besim do të numërohen me njerëzit e besëlidhjes—Shumë Lamanitë dhe Judenj do ta besojnë fjalën dhe do të bëhen të këndshëm—Izraeli do të rivendoset dhe të ligjtë do të shkatërrohen. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 31
Nefi tregon pse Krishti u pagëzua—Njerëzit duhet të ndjekin Krishtin, të pagëzohen, të marrin Frymën e Shenjtë dhe të durojnë deri në fund që të shpëtojnë—Pendimi dhe pagëzimi janë porta për në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar—Jeta e përjetshme u vjen atyre që u binden urdhërimeve pas pagëzimit. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 32
Engjëjt flasin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë—Njerëzit duhet të luten dhe të fitojnë dituri për veten e tyre nga Fryma e Shenjtë. Rreth 559–545 para K.
Kapitulli 33
Fjalët e Nefit janë të vërteta—Ato dëshmojnë për Krishtin—Ata që besojnë në Krisht do të besojnë fjalët e Nefit të cilat do të qëndrojnë si një dëshmi para shufrës së gjykimit. Rreth 559–545 para K.