Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 11


Jezu Krishti iu shfaq popullit të Nefit, ndërsa turma ishte mbledhur tok në vendin Begati dhe u shërbeu atyre; dhe në këtë mënyrë, ai iu shfaq atyre.

Përfshin kapitujt 11 deri në 26, duke përfshirë edhe të fundit.

Kapitulli 11

Ati dëshmon për Birin e tij të Dashur—Krishti shfaqet dhe njofton shlyerjen e tij—Njerëzit i prekin plagët në duart e tij dhe në këmbë dhe në anë—Ata thërrasin Hosana—Ai cakton mënyrën e pagëzimit—Shpirti i grindjes është i djallit—Doktrina e Krishtit është që njerëzit duhet të besojnë dhe të pagëzohen dhe të marrin Frymën e Shenjtë. Rreth 34 pas K.

1 Dhe tani ndodhi që pati një turmë të madhe, të mbledhur tok, të popullit të Nefit rreth e përqark tempullit që ishte në vendin Begati; dhe ata po çuditeshin dhe po mahniteshin me njëri-tjetrin, dhe po i tregonin njëri-tjetrit andryshimin e madh dhe të mrekullueshëm që kishte ngjarë.

2 Dhe ata gjithashtu po bisedonin mbi këtë Jezu Krisht për të cilin ishte dhënë ashenja në lidhje me vdekjen e tij.

3 Dhe ndodhi që ndërsa po bisedonin kështu me njëri-tjetrin, ata dëgjuan një a sikur doli nga qielli; dhe hodhën sytë rreth e përqark, pasi nuk kuptuan zërin që dëgjuan; dhe nuk ishte një zë i ashpër, as nuk ishte një zë i fortë, megjithatë edhe pse ishte një b i vogël, ai i përshkoi ata që e dëgjonin deri në qendër, kaq sa nuk kishte pjesë të trupit të tyre që nuk u drodh prej tij; po, i përshkoi ata mu në shpirt dhe bëri që zemrat e tyre të digjeshin.

4 Dhe ndodhi që e dëgjuan përsëri zërin dhe nuk e kuptuan atë.

5 Dhe përsëri për të tretën herë ata dëgjuan zërin dhe hapën veshët që ta dëgjonin; dhe sytë e tyre u drejtuan prej nga vinte zëri; dhe shikuan me ngulm në drejtim të qiellit, nga ku zëri erdhi.

6 Dhe vini re, të tretën herë ata e kuptuan zërin që dëgjuan; dhe ai u tha atyre:

7 Vini re aBirin tim të Dashur, b të cilin unë jam shumë i kënaqur, në të cilin unë kam lartësuar emrin tim—dëgjojeni atë.

8 Dhe ndodhi që pasi kuptuan, ata ngritën përsëri sytë lart drejt qiellit; dhe vini re, apanë një Njeri duke zbritur nga qielli; dhe ishte veshur me një rrobë të bardhë; dhe zbriti poshtë dhe qëndroi mes tyre; dhe sytë e tërë turmës qenë ngulitur mbi të dhe ata nuk guxonin të hapnin gojën, qoftë edhe me njëri-tjetrin dhe nuk dinin se ç’do të thoshte, pasi kujtonin se ishte një engjëll që iu shfaq atyre.

9 Dhe ndodhi që ai e shtriu dorën e tij dhe i foli popullit, duke thënë:

10 Vini re, unë jam Jezu Krishti, për të cilin profetët dëshmuan se do të vinte në botë.

11 Dhe vini re, unë jam adrita dhe jeta e botës; dhe unë kam pirë nga ajo bkupë e hidhur që Ati më dha dhe kam lartësuar Atin, cduke marrë përsipër mëkatet e botës, kështu unë kam plotësuar dvullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.

12 Dhe ndodhi që kur Jezusi tha këto fjalë, e tërë turma ra përdhe; pasi ata u kujtuan se ishte aprofetizuar mes tyre se Krishti do t’u shfaqej atyre pas ngjitjes së tij në qiell.

13 Dhe ndodhi që Zoti u foli atyre, duke thënë:

14 Ngrihuni dhe ejani tek unë, që të mund të avini duart tuaja në anën time dhe gjithashtu të bndieni gjurmët e gozhdëve në duart e mia dhe në këmbët e mia, që ju të dini se unë jam cPerëndia i Izraelit dhe Perëndia i tërë dtokës dhe se u vrava për mëkatet e botës.

15 Dhe ndodhi që turma shkoi përpara dhe i vunë duart në anën e tij, dhe ndien gjurmët e gozhdëve në duart e tij dhe në këmbët e tij; dhe këtë e bënë duke vajtur një nga një, derisa ata të gjithë shkuan përpara dhe panë me sytë e tyre dhe ndien me duart e tyre, dhe mësuan me siguri, dhe dëshmuan se aishte ai, për të cilin ishte shkruar nga profetët, se do të vinte.

16 Dhe kur të gjithë shkuan përpara dhe dëshmuan nga vetja e tyre, ata thirrën njëzëri, duke thënë:

17 Hosana! I bekuar qoftë emri i Më të Lartit Perëndi! Dhe ata ranë te këmbët e Jezusit dhe e aadhuruan atë.

18 Dhe ndodhi që ai i foli aNefit (pasi Nefi ishte mes turmës) dhe e urdhëroi të shkonte para tij.

19 Dhe Nefi u ngrit dhe shkoi përpara, dhe u përul para Zotit, dhe puthi këmbët e tij.

20 Dhe Zoti e urdhëroi të ngrihej. Dhe ai u ngrit dhe qëndroi para tij.

21 Dhe Zoti i tha atij: Unë të jap ty apushtet, që t’i bpagëzosh këta njerëz, pasi unë të ngjitem përsëri në qiell.

22 Dhe përsëri Zoti thirri a tjerë dhe u tha atyre të njëjtën gjë; dhe ai u dha pushtet të pagëzonin. Dhe ai u tha atyre: Në këtë mënyrë ju do të pagëzoni; dhe bnuk do të ketë grindje mes jush.

23 Në të vërtetë unë ju them juve se kushdo që pendohet për mëkatet e tij nëpërmjet afjalëve tuaja dhe bdëshiron të pagëzohet në emrin tim, në këtë mënyrë ju do ta pagëzoni —Vini re, ju do të shkoni dhe do të cqëndroni në ujë, dhe në emrin tim do t’i pagëzoni ata.

24 Dhe tani vini re, këto janë fjalët që do të thoni, duke i thirrur me emër, duke thënë:

25 Duke pasur aautoritetin që më është dhënë nga Jezu Krishti, unë të pagëzoj ty në emrin e bAtit dhe të Birit dhe të Frymës së Shenjtë. Amen.

26 Dhe atëherë do t’i azhytni në ujë dhe do të dilni përsëri nga uji.

27 Dhe sipas kësaj mënyre ju do të pagëzoni në emrin tim; pasi vini re, në të vërtetë unë ju them juve se Ati dhe Biri dhe Fryma e Shenjtë janë anjë; dhe unë jam në Atin dhe Ati në mua; dhe Ati dhe unë jemi një.

28 Dhe ashtu si ju dhashë urdhër, ashtu do të pagëzoni. Dhe nuk do të ketë agrindje mes jush, sikurse ka pasur gjer tani, as nuk do të ketë grindje mes jush në lidhje me pikat e doktrinës sime, sikurse ka pasur gjer tani.

29 Pasi në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve se ai që ka shpirtin ae grindjes nuk është i imi, por është i bdjallit i cili është ati i grindjes dhe ai nxit zemrat e njerëzve, që të grinden me zemërim me njëri-tjetrin.

30 Vini re, kjo nuk është doktrina ime, që të nxis zemrat e njerëzve në zemërim, njëri kundër tjetrit; por, doktrina ime është kjo, që gjëra të tilla duhet të zhduken.

31 Vini re, në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve, unë do t’ju shpall adoktrinën time.

32 Dhe kjo është adoktrina ime dhe ajo është doktrina që Ati më dha mua; dhe unë bdëshmoj për Atin dhe Ati dëshmon për mua, dhe cFryma e Shenjtë dëshmon për Atin dhe për mua; dhe unë dëshmoj që Ati i urdhëron të gjithë njerëzit, kudo, të pendohen dhe të besojnë në mua.

33 Dhe kushdo që beson në mua dhe apagëzohet, po ai do të bshpëtojë; dhe ata janë ata që do të ctrashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

34 Dhe kushdo që nuk beson në mua dhe nuk pagëzohet, do të mallkohet.

35 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve se kjo është doktrina ime dhe këtë e dëshmoj nga Ati; dhe kushdo që abeson në mua, beson gjithashtu në Atin; dhe atij Ati do t’i dëshmojë për mua, pasi ai do ta vizitojë atë bme zjarr dhe me cFrymën e Shenjtë.

36 Dhe kështu Ati do të dëshmojë për mua dhe Fryma e Shenjtë do t’i dëshmojë për Atin dhe për mua, pasi Ati dhe unë, dhe Fryma e Shenjtë jemi një.

37 Dhe përsëri unë ju them juve se duhet të pendoheni dhe të abëheni si një fëmijë i vogël, dhe të pagëzoheni në emrin tim, ose përndryshe, në asnjë mënyrë ju nuk mund t’i keni këto gjëra.

38 Dhe përsëri unë ju them juve se duhet të pendoheni dhe të pagëzoheni në emrin tim, dhe të bëheni si një fëmijë i vogël ose përndryshe në asnjë mënyrë ju nuk mund të trashëgoni mbretërinë e Perëndisë.

39 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve se kjo është doktrina ime dhe kushdo që andërton mbi këtë, ndërton mbi shkëmbin tim dhe bportat e ferrit nuk do të triumfojnë mbi të.

40 Dhe kushdo që do të njoftojë më shumë ose më pak se kjo dhe e paraqet atë si doktrinën time, po ai vjen nga e liga dhe nuk është ndërtuar mbi shkëmbin tim; por ai ndërton mbi një themel prej arëre dhe portat e ferrit qëndrojnë hapur për të pranuar të tillë, kur të vijnë pëmbytjet dhe kur t’i godasin erërat.

41 Prandaj, shkoni përpara mes këtij populli dhe shpallni deri në skajet e tokës fjalët që unë kam thënë.