Shkrimet e Shenjta
3 Nefi 17


Kapitulli 17

Jezusi udhëzon njerëzit të meditojnë mbi fjalët e tij dhe të luten për kuptim—Ai shëron të sëmurët e tyre—Ai lutet për njerëzit, duke përdorur një gjuhë që nuk mund të shkruhet—Engjëjt shërbejnë dhe zjarri rrethon fëmijët e tyre të vegjël. Rreth 34 pas K.

1 Vini re, tani ndodhi që pasi Jezusi tha këto fjalë, i hodhi përsëri një vështrim turmës rreth e përqark dhe u tha atyre: Vini re, akoha ime është e afërt.

2 Unë shoh se jeni të dobët, se nuk mund të akuptoni të gjitha fjalët që jam urdhëruar nga Ati t’ju them në këtë çast.

3 Prandaj, shkoni në shtëpitë tuaja dhe ameditoni mbi gjërat që kam thënë dhe i kërkoni Atit, në emrin tim, që të mund të kuptoni dhe bpërgatini mendjen për cnesër dhe unë do të vij te ju përsëri.

4 Por tani po ashkoj tek Ati dhe gjithashtu t’u bshfaqem cfiseve të humbura të Izraelit, pasi ato nuk janë të humbura për Atin, pasi ai e di se ku i ka çuar.

5 Dhe ndodhi që pasi Jezusi u foli kështu, ai hodhi prapë sytë rreth e përqark mbi turmën dhe pa se ata ishin në lot dhe shikonin mbi të me vendosmëri, sikur donin t’i kërkonin që të rrinte edhe pak me ta.

6 Dhe ai u tha atyre: Vini re, zemra ime është e mbushur me adhembshuri për ju.

7 A ka mes jush ndonjë që është i sëmurë? Silleni këtu. A ka ndonjë që është i çalë ose i verbër, ose i gjymtë, ose sakat, ose i lebrosur, ose i deformuar, ose i shurdhër, ose i prekur në ndonjë mënyrë? I sillni këtu dhe unë do t’i shëroj ata, pasi kam dhembshuri për ju; zemra ime është e mbushur me mëshirë.

8 Pasi unë shoh se ju doni që t’ju tregoj se ç’u kam bërë vëllezërve tuaj në Jeruzalem, meqë e shoh se abesimi juaj është i bmjaftueshëm që unë t’ju shëroj.

9 Dhe ndodhi që pasi u foli kështu, e gjithë turma, të gjithë së bashku, shkuan para me të sëmurët dhe me fatkeqët, dhe me të çalët, dhe me të verbërit, dhe me memecët, dhe me të gjithë ata që ishin të prekur në ndonjë mënyrë; dhe ai i ashëroi, secilin që sollën në prani të tij.

10 Dhe të gjithë, qoftë ata që u shëruan dhe ata që ishin të shëndetshëm, u përulën te këmbët e tij dhe e adhuruan; dhe të gjithë ata që patën mundësi të vinin nga turma i aputhën këmbët e tij, kaq sa ia lanë këmbët e tij me lotët e tyre.

11 Dhe ndodhi që ai urdhëroi që të silleshin afëmijët e tyre të vegjël.

12 Kështu ata i sollën fëmijët e tyre të vegjël dhe i ulën përdhe rreth e përqark tij dhe Jezusi qëndroi në mes; dhe turma u hapi rrugë, derisa të gjithë u sollën pranë tij.

13 Dhe ndodhi që pasi u sollën të gjithë dhe Jezusi qëndroi në mes, ai e urdhëroi turmën të agjunjëzohej përdhe.

14 Dhe ndodhi që pasi ata u gjunjëzuan përdhe, Jezusi rënkoi brenda vetes dhe tha: Atë, unë jam i ashqetësuar për shkak të ligësisë së njerëzve të shtëpisë së Izraelit.

15 Dhe pasi tha këto fjalë, ai vetë gjithashtu u gjunjëzua përdhe; dhe vini re, ai iu lut Atit dhe gjërat për të cilat u lut nuk mund të shkruhen dhe turma që e dëgjoi, dëshmoi.

16 Dhe në këtë mënyrë ata dëshmuan: aSyri nuk ka parë kurrë, as veshi nuk ka dëgjuar më parë gjëra kaq të mëdha dhe të mrekullueshme si pamë dhe dëgjuam Jezusin t’i fliste Atit;

17 Dhe asnjë agjuhë nuk mund të flasë, as nuk mund të shkruhet nga ndonjë njeri, as zemrat e njerëzve nuk mund të kuptojnë gjëra kaq të mëdha dhe të mrekullueshme, si ne pamë dhe dëgjuam Jezusin të fliste; dhe askush nuk mund ta kuptojë gëzimin që mbushi shpirtrat tanë kur e dëgjuam t’i lutej Atit për ne.

18 Dhe ndodhi që kur Jezusi mbaroi lutjen ndaj Atit, ai u ngrit; por kaq i madh qe agëzimi i turmës, saqë ata u tronditën.

19 Dhe ndodhi që Jezusi u foli dhe u tha të ngriheshin.

20 Dhe ata u ngritën nga toka dhe ai u tha atyre: Të bekuar jeni për shkak të besimit tuaj. Dhe tani vini re, gëzimi im është i plotë.

21 Dhe pasi tha këto fjalë, ai aqau dhe turma e dëshmoi këtë gjë dhe ai i mori fëmijët e tyre të vegjël, një nga një, dhe i bbekoi dhe iu lut Atit për ta.

22 Dhe pasi e bëri këtë gjë, ai qau përsëri;

23 Dhe i foli turmës dhe u tha atyre: Vini re të vegjlit tuaj.

24 Dhe si u kthyen të shikonin, ata hodhën sytë drejt qiellit dhe panë qiejt të hapen; dhe panë engjëj që po zbritnin nga qielli sikur të ishin në mes të një zjarri; dhe ata zbritën dhe arrethuan të vegjlit e tyre, dhe ata qenë të rrethuar nga zjarri; dhe engjëjt u shërbyen atyre.

25 Dhe turma pa dhe dëgjoi, dhe dëshmoi; dhe ata e dinë se dëshmia e tyre është e vërtetë, pasi të gjithë ata panë dhe dëgjuan, secili për veten e tij; dhe ata qenë në numër rreth dy mijë e pesëqind shpirtra; dhe ata përbëheshin prej burrash, grash dhe fëmijësh.