Nefi i Tretë Libri i NefitI BIRI I NEFIT QË ISHTE I BIRI I HELAMANIT

Kapituj 

Dhe Helamani ishte biri i Helamanit që ishte biri i Almës, që ishte biri i Almës, që ishte pasardhës i Nefit, që ishte biri i Lehit, që doli nga Jeruzalemi në vitin e parë të mbretërimit të Zedekias, mbretit të Judës.
Kapitulli 1
Nefi, biri i Helamanit largohet nga vendi dhe biri i tij, Nefi, mban analet—Megjithëse ka plot shenja dhe çudira, të ligjtë bëjnë plane të vrasin të drejtët—Nata e lindjes së Krishtit arrin—Jepet shenja dhe ngrihet një yll i ri—Shtohen gënjeshtrat dhe mashtrimet dhe hajdutët e Gadiantonit vrasin shumë njerëz. Rreth 1–4 pas K.
Kapitulli 2
Ligësia dhe neveritë shtohen mes popullit—Nefitët dhe Lamanitët bashkohen për t'u mbrojtur nga hajdutët e Gadiantonit—Lamanitët që kthehen në besim bëhen të bardhë dhe quhen Nefitë. Rreth 5–16 pas K.
Kapitulli 3
Gidianhi, kryetari i hajdutëve të Gadiantonit, kërkon që Lakoneusi dhe Nefitët të dorëzohen vetë dhe të dorëzojnë tokat e tyre—Lakoneusi cakton Gidgidonin kryekapiten të ushtrive—Nefitët mblidhen në Zarahemla dhe në Begati për t'u mbrojtur. Rreth 16–18 pas K.
Kapitulli 4
Ushtritë Nefite mundin hajdutët e Gadiantonit—Gidianhi vritet dhe pasardhësi i tij, Zemnariha varet—Nefitët lavdërojnë Zotin për fitoret e tyre. Rreth 19–22 pas K.
Kapitulli 5
Nefitët pendohen dhe heqin dorë nga mëkatet e tyre—Mormoni shkruan historinë e popullit të tij dhe u shpall atyre fjalën e pavdekshme—Izraeli do të mblidhet nga shpërndarja e tij e gjatë. Rreth 22–26 pas K.
Kapitulli 6
Nefitët përparojnë—Lind krenaria, pasuria dhe dallimet klasore—Kisha përçahet nga grindjet—Satani i çon njerëzit në rebelim të hapur—Shumë profetë thërrasin për pendim dhe vriten—Vrasësit e tyre bëjnë komplot të marrin qeverinë në dorë. Rreth 26–30 pas K.
Kapitulli 7
Kryegjykatësi vritet, përmbyset qeveria dhe populli ndahet në fise—Jakobi, një antikrisht, bëhet mbret i një lidhjeje të fshehtë—Nefi predikon pendim dhe besim në Krisht—Engjëjt i shërbejnë atij çdo ditë dhe ai ngre së vdekuri vëllanë e tij—Shumë pendohen dhe pagëzohen. Rreth 30–33 pas K.
Kapitulli 8
Stuhi, tërmete, zjarre, vorbulla ere dhe tronditje të mëdha natyrore dëshmojnë kryqëzimin e Krishtit—Shumë njerëz shkatërrohen—Errësira mbulon tokën për tri ditë—Ata që mbesin, qahen për fatin e tyre. Rreth 33–34 pas K.
Kapitulli 9
Në errësirë, zëri i Krishtit shpall shkatërrimin e shumë njerëzve dhe qyteteve për shkak të ligësisë së tyre—Ai gjithashtu shpall hyjnimin e tij, njofton se ligji i Moisiut është përmbushur dhe fton njerëzit që të vënë tek ai dhe të shpëtohen. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 10
Për shumë orë ka heshtje në tokë—Zëri i Krishtit premton ta mbledhë popullin e tij, si një klloçkë mbledh zogjtë e saj—Pjesa më e drejtë e popullit u shpëtua. Rreth 34–35 pas K.
Jezu Krishti iu shfaq popullit të Nefit, ndërsa turma ishte mbledhur tok në vendin Begati dhe u shërbeu atyre; dhe në këtë mënyrë, ai iu shfaq atyre.
Përfshin kapitujt 11 deri në 26, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 11
Ati dëshmon për Birin e tij të Dashur—Krishti shfaqet dhe njofton shlyerjen e tij—Njerëzit i prekin plagët në duart e tij dhe në këmbë dhe në anë—Ata thërrasin Hosana—Ai cakton mënyrën e pagëzimit—Shpirti i grindjes është i djallit—Doktrina e Krishtit është që njerëzit duhet të besojnë dhe të pagëzohen dhe të marrin Frymën e Shenjtë. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 12
Jezusi thërret dhe cakton të Dymbëdhjetët—Ai u mban Nefitëve një fjalim të ngjashëm me Predikimin në Mal—Ai flet për Bekime Biblike—Mësimet e Tij tejkalojnë dhe kanë përparësi mbi ligjin e Moisiut—Njerëzit marrin urdhër të jenë të përsosur, madje si ai dhe Ati janë të përsosur—Krahaso Mateu 5. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 13
Jezusi u mëson Nefitëve Lutjen e Zotit—Ata do të depozitojnë thesare në qiell—Në shërbesën e tyre të Dymbëdhjetët janë urdhëruar të mos mendojnë për gjëra materiale—Krahaso Mateu 6. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 14
Jezusi urdhëron: Mos gjyko; pyet Perëndinë; ki mendjen nga profetët e rremë—Ai u premton shpëtim atyre që bëjnë vullnetin e Atit—Krahaso Mateu 7. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 15
Jezusi njofton se ligji i Moisiut është plotësuar në të—Nefitët janë delet e tjera për të cilat foli në Jeruzalem—Për shkak të paudhësisë, njerëzit e Zotit në Jeruzalem nuk dinë për delet e shpërndara të Izraelit. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 16
Jezusi do të vizitojë delet e tjera të humbura të Izraelit—Në ditët e mëvonshme, ungjilli do të shkojë te Johebrenjtë dhe pastaj te shtëpia e Izraelit—Njerëzit e Zotit do të shohin me sytë e tyre kur ai të sjellë përsëri Sionin. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 17
Jezusi udhëzon njerëzit të meditojnë mbi fjalët e tij dhe të luten për kuptim—Ai shëron të sëmurët e tyre—Ai lutet për njerëzit, duke përdorur një gjuhë që nuk mund të shkruhet—Engjëjt shërbejnë dhe zjarri rrethon fëmijët e tyre të vegjël. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 18
Jezusi fillon sakramentin mes Nefitëve—Ata urdhërohen që të luten gjithmonë në emrin e tij—Ata që hanë mishin e tij dhe pinë gjakun e tij pa qenë të denjë, mallkohen—Dishepujve u jepet pushtet të japin Frymën e Shenjtë. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 19
Dymbëdhjetë dishepujt shërbejnë mes njerëzve dhe luten për Frymën e Shenjtë—Dishepujt pagëzohen dhe marrin Shpirtin e Shenjtë dhe shërbesën e engjëjve—Jezusi lutet, duke përdorur fjalë që nuk mund të shkruhen—Ai dëshmon për besimin jashtëzakonisht të madh të këtyre Nefitëve. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 20
Jezusi siguron mrekullisht bukë dhe verë dhe u administron përsëri sakramentin njerëzve—Mbetja e Jakobit do të vijë në njohurinë e Zotit, Perëndisë së tyre dhe do të trashëgojë Amerikat—Jezusi është profeti, sikurse Moisiu dhe Nefitët janë fëmijë të profetëve—Njerëz të tjerë të Zotit do të mblidhen në Jeruzalem. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 21
Izraeli do të mblidhet kur të dalë Libri i Mormonit—Johebrenjtë do të vendosen si njerëz të lirë në Amerikë—Ata do të shpëtojnë në qoftë se besojnë dhe binden; përndryshe do të veçohen dhe do të shkatërrohen—Izraeli do të ndërtojë Jeruzalemin e Ri dhe fiset e humbura do të kthehen. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 22
Në ditët e fundit do të vendoset Sioni me kunjat e tij dhe Izraeli do të mblidhet në mëshirë dhe butësi—Ata do të triumfojnë—Krahaso Isaia 54. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 23
Jezusi miraton fjalët e Isaias—Ai urdhëron njerëzit të studiojnë profetët—Fjalët e Samuel Lamanitit në lidhje me Ringjalljen, u shtohen analeve të tyre. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 24
Lajmëtari i Zotit do të përgatisë udhën për Ardhjen e Dytë—Krishti do të ulet në gjykim—Izraeli është urdhëruar të paguajë të dhjetat dhe ofertat—Mbahet një libër kujtimi—Krahaso Malakia 3. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 25
Me Ardhjen e Dytë, kryelarti dhe i ligu do të digjen si kashta në arë—Elia do të kthehet para asaj dite të madhe dhe të tmerrshme—Krahaso Malakia 4. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 26
Jezusi shpjegon të gjitha gjërat që nga fillimi dhe gjer në fund—Foshnja dhe fëmijë flasin gjëra të mrekullueshme që nuk mund të shkruhen—Ata që bëjnë pjesë në Kishën e Krishtit kanë të gjitha gjërat e përbashkëta mes tyre. Rreth 34 pas K.
Kapitulli 27
Jezusi i urdhëron ata ta quajnë Kishën me emrin e tij—Misioni dhe flijimi i tij shlyes përbëjnë ungjillin e tij—Njerëzit janë urdhëruar të pendohen dhe të pagëzohen, kështu që të mund të shenjtërohen nga Fryma e Shenjtë—Ata duhet të jenë madje, ashtu siç është Jezusi. Rreth 34–35 pas K.
Kapitulli 28
Nëntë prej të Dymbëdhjetëve dëshirojnë dhe u premtohet kur të vdesin, një trashëgim në mbretërinë e Krishtit—Tre Nefitët dëshirojnë dhe u jepet fuqi mbi vdekjen, kështu që ata të mbeten në tokë derisa të vijë Jezusi përsëri—Ata transformohen dhe shohin gjëra të palejueshme për t'u thënë dhe tani ata janë duke u mësuar njerëzve. Rreth 34–35 pas K.
Kapitulli 29
Dalja e librit të Mormonit është një shenjë se Zoti ka filluar të mbledhë Izraelin dhe të përmbushë besëlidhjet e tij—Ata që hedhin poshtë zbulesat dhe dhuratat e tij të ditëve të mëvonshme, do të mallkohen. Rreth 34–35 pas K.
Kapitulli 30
Johebrenjtë e ditëve të mëvonshme urdhërohen të pendohen, të vijnë te Krishti dhe të numërohen me shtëpinë e Izraelit. Rreth 34–35 pas K.