Shkrimet e Shenjta
Alma 53


Kapitulli 53

Robërit Lamanitë të luftës përdoren për të fortifikuar qytetin Begati—Përçarjet mes Nefitëve shkaktojnë fitore për Lamanitët—Helamani merr komandën e dy mijë të rinjve, bij të popullit të Amonit. Rreth 64–63 para K.

1 Dhe ndodhi që ata vendosën roja për robërit Lamanitë të luftës dhe i detyruan të shkonin, dhe të varrosnin të vdekurit e tyre, po, dhe gjithashtu të vdekurit e Nefitëve që ishin vrarë; dhe Moroni caktoi ushtarë që t’i ruanin, ndërsa ata duhej të bënin punët e tyre.

2 Dhe Moroni shkoi me Lehin në qytetin e Mulekut dhe mori komandën e qytetit, dhe ia dha Lehit. Tani vini re, ky Lehi ishte njeriu që kishte qenë me Moronin në pjesën më të madhe të të gjitha luftimeve të tij; dhe ishte një njeri asi Moroni dhe gëzoheshin të dinin se të dy kishin shpëtuar, po, ata e donin njëri-tjetrin dhe i gjithë populli i Nefit i donte.

3 Dhe ndodhi që pasi Lamanitët mbaruan së varrosuri të vdekurit e tyre, si dhe të vdekurit e Nefitëve, u dërguan përsëri në tokën Begati; dhe Teankumi, me anë të urdhrave të Moronit, i vuri të punonin për të filluar hapjen e një hendeku rreth e përqark vendit, ose qytetit Begati.

4 Dhe ai bëri që të ndërtonin një aparapet prej trarësh në bregun e brendshëm të hendekut; dhe hodhën dhè nga hendeku kundër parapetit prej trarësh; dhe kështu i vunë Lamanitët në punë, derisa ata e rrethuan qytetin Begati me një mur të fortë trarësh dhe dheu rreth e përqark, me një lartësi mjaft të madhe.

5 Dhe ky qytet u bë një fortesë shumë e fortë nga atëherë e tutje; dhe në këtë qytet ata ruajtën robërit Lamanitë të luftës; po, madje brenda një muri që i bënë ata ta ndërtonin me duart e tyre. Tani, Moroni qe i detyruar t’i vinte Lamanitët në punë, pasi ishte më e lehtë t’i ruante ndërsa punonin; dhe ai dëshironte që të kishte të gjitha forcat e tij, kur të bënte një sulm mbi Lamanitët.

6 Dhe ndodhi që Moroni korri kështu fitore mbi një nga ushtritë më të mëdha të Lamanitëve dhe shtiu në dorë qytetin e Mulekut, që ishte një nga fortesat më të mëdha të Lamanitëve në tokën e Nefit; dhe kështu, ai ndërtoi edhe një fortesë për të mbajtur robërit e tij të luftës.

7 Dhe ndodhi që gjatë atij viti, ai nuk u përpoq që të luftonte kundër Lamanitëve, por vuri në punë njerëzit e tij në përgatitje për luftë, po, dhe ndërtoi fortifikata për t’u mbrojtur nga Lamanitët, po, dhe gjithashtu duke shpëtuar gratë e tyre dhe fëmijët e tyre nga uria dhe nga vuajtja dhe duke gjetur ushqim për ushtritë e tyre.

8 Dhe tani ndodhi që ushtritë e Lamanitëve, në detin perëndimor, në jug, gjatë mungesës së Moronit, për shkak të disa intrigave mes Nefitëve që shkaktuan përçarje mes tyre, kishin pasur ca fitore kundër Nefitëve, po, kaq sa kishin mundur të pushtonin një numër të qyteteve të tyre në atë pjesë të vendit.

9 Dhe kështu, për shkak të paudhësisë mes tyre, po, për shkak përçarjesh dhe intrigash mes tyre, u gjetën në rrethana shumë të rrezikshme.

10 Dhe tani vini re, kam diçka për të thënë në lidhje me apopullin e Amonit, të cilët në fillim ishin Lamanitë; por nga Amoni dhe nga vëllezërit e tij, ose më mirë nga fuqia dhe nga fjala e Perëndisë, ata u bkthyen në besim te Zoti; dhe u sollën në tokën e Zarahemlës dhe që atëherë e tutje u mbrojtën nga Nefitët.

11 Dhe për shkak të betimit të tyre, ata u penguan nga marrja e armëve kundër vëllezërve të tyre; pasi ishin betuar se anuk do të derdhnin kurrë më gjak; dhe në bazë të betimit të tyre do të kishin mbaruar; po, do të kishin pranuar të binin në duart e vëllezërve të tyre, po të mos ishte për mëshirën dhe për dashurinë e jashtëzakonshme që Amoni dhe vëllezërit e tij kishin pasur për ta.

12 Dhe, për këtë shkak, ata u sollën në tokën e Zarahemlës; dhe qenë gjithnjë nën ambrojtjen e Nefitëve.

13 Por ndodhi që kur ata panë rrezikun, si dhe mjerimet dhe pikëllimet e shumta që pësuan Nefitët për ta, u prekën nga mëshira dhe adeshën të merrnin armët në mbrojtje të vendit të tyre.

14 Por vini re, ndërsa ishin gati të merrnin armët e luftës, u mposhtën nga bindjet e Helamanit dhe të vëllezërve të tij, se po ashkelnin bbetimin që kishin bërë.

15 Dhe Helamani kishte frikë se po ta bënin atë gjë, ata do të humbnin shpirtrat e tyre; prandaj, të gjithë ata që kishin hyrë në këtë besëlidhje, qenë të detyruar të shikonin sesi vëllezërit e tyre kalonin në ato pikëllime, në rrethanat e tyre të rrezikshme në atë kohë.

16 Por vini re, ndodhi që ata kishin shumë djem të cilët nuk kishin hyrë në besëlidhje, që ata të mos merrnin armët e luftës, që të mbronin veten nga armiqtë e tyre; prandaj, ata u mblodhën tok kësaj radhe, gjithë ata që kishin mundësi të mbanin armë dhe e quajtën veten Nefitë.

17 Dhe ata hynë në besëlidhje që të luftonin për lirinë e Nefitëve, po, që të mbronin vendin deri edhe me jetën e tyre; po, madje ata bënë besëlidhje se kurrë nuk do të hiqnin dorë nga aliria e tyre, por do të luftonin në çdo rast për të mbrojtur Nefitët dhe veten nga robëria.

18 Tani vini re, ishin dy mijë nga këta djem të rinj që hynë në këtë besëlidhje dhe morën armët e tyre të luftës për të mbrojtur vendin e tyre.

19 Dhe tani vini re, sikurse ata nuk qenë kurrë deri atëherë një barrë për Nefitët, u bënë tani, në këtë periudhë kohe gjithashtu një ndihmë e madhe; pasi ata morën armët e tyre të luftës dhe deshën që Helamani të ishte udhëheqësi i tyre.

20 Dhe që të gjithë ishin djem të rinj dhe ishin jashtëzakonisht trima, për sa i përket aguximit dhe gjithashtu fuqisë dhe energjisë; por vini re, kjo nuk ishte e gjitha—ata qenë njerëz të bbesuar në çdo kohë, në çdo gjë që u besohej.

21 Po, ata ishin njerëz që i përmbaheshin së vërtetës dhe njerëz seriozë të cilëve u ishte mësuar t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë dhe të aecnin drejtësisht para tij.

22 Dhe tani, ndodhi që Helamani marshoi në krye të ady mijë ushtarëve të tij të rinj për të ndihmuar popullin në kufijtë e tokës së jugut, pranë detit perëndimor.

23 Dhe kështu mbaroi viti i njëzetetetë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.