Kapituj 

Anali i Almës, që ishte biri i Almës, kryegjykatësi i parë mbi popullin e Nefit dhe gjithashtu kryeprift i Kishës. Një rrëfim për mbretërimin e gjykatësve dhe luftërat dhe grindjet mes popullit. Dhe gjithashtu një rrëfim i një lufte mes Nefitëve dhe Lamanitëve, sipas analit të Almës, kryegjykatësit të parë.
Kapitulli 1
Nehori mëson doktrina të gënjeshtërta, themelon një kishë, paraqet intriga të priftërinjve dhe vret Gideonin–-Nehori ekzekutohet për krimet e tij–-Intrigat e priftërinjve dhe përndjekjet përhapen mes popullit–-Priftërinjtë e sigurojnë vetë jetesën, njerëzit kujdesen për të varfërit dhe Kisha përparon. Rreth 91–88 para K.
Kapitulli 2
Amlici kërkon të bëhet mbret dhe nuk pranohet nga zëri i popullit–-Pasuesit e tij e bëjnë atë mbret–-Amlicitët bëjnë luftë kundër Nefitëve dhe shpartallohen–-Lamanitët dhe Amlicitët bashkojnë forcat dhe shpartallohen–-Alma vret Amlicin. Rreth 87 para K.
Kapitulli 3
Amlicitët i kishin vënë shenjë vetes sipas fjalës profetike–-Lamanitët qenë mallkuar për rebelimin e tyre–-Njerëzit e sjellin vetë mallkimin e tyre–-Nefitët shpartallojnë një ushtri tjetër të Lamanitëve. Rreth 87–86 para K.
Kapitulli 4
Alma pagëzon mijëra që ndërrojnë fe–-Paudhësia hyn në Kishë dhe përparimi i Kishës pengohet–-Nefiha caktohet kryegjykatës–-Alma, si kryeprift, ia kushton veten shërbesës. Rreth 86–83 para K.
Fjalët që Alma, Kryeprifti, sipas urdhrit të shenjtë të Perëndisë, u dha njerëzve në qytetet dhe fshatrat e tyre nëpër të gjithë vendin.
Duke përfshirë kapitullin 5.
Kapitulli 5
Për të fituar shpëtimin, njerëzit duhet të pendohen dhe të zbatojnë urdhërimet, të rilindin, të pastrojnë rrobat e tyre nëpërmjet gjakut të Krishtit, të jenë të përulur dhe të heqin nga vetja kryelartësinë dhe zilinë dhe të bëjnë punët e drejtësisë–-Bariu i Mirë thërret popullin e tij–-Ata që bëjnë vepra të këqija janë fëmijët e djallit–-Alma dëshmon mbi vërtetësinë e doktrinës së tij dhe urdhëron njerëzit të pendohen–-Emrat e të drejtëve do të shkruhen në librin e jetës. Rreth 83 para K.
Kapitulli 6
Kisha në Zarahemla pastrohet dhe vihet në rregull–-Alma shkon të predikojë në Gideon. Rreth 83 para K.
Fjalët e Almës, të cilat ia tha popullit të Gideonit, sipas analit të tij.
Duke përfshirë kapitullin 7.
Kapitulli 7
Krishti do të lindet nga Maria–-Ai do të zgjidhë rripat e vdekjes dhe do të mbajë mëkatet e popullit të tij–-Ata që pendohen, që pagëzohen dhe që zbatojnë urdhërimet, do të kenë jetë të përjetshme–-Fëlliqësia nuk mund të trashëgojë mbretërinë e Perëndisë–-Kërkohet përulësi, besim, shpresë dhe dashuri hyjnore. Rreth 83 para K.
Kapitulli 8
Alma predikon dhe pagëzon në Melek–-Ai nuk pranohet në Amoniha dhe largohet–-Një engjëll e urdhëron atë të kthehet dhe t'i thërrasë popullit për pendim–-Ai pranohet nga Amuleku dhe të dy së bashku predikojnë në Amoniha. Rreth 82 para K.
Fjalët e Almës dhe gjithashtu fjalët e Amulekut që iu shpallën popullit që gjendej në tokën e Amonihës. Dhe gjithashtu ata flaken në burg dhe shpëtojnë nga fuqia mrekulluese e Perëndisë, që gjendej në ta, sipas analit të Almës.
Përfshin kapitujt 9 deri në 14, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 9
Alma urdhëron popullin e Amonihës të pendohet–-Zoti do të jetë i mëshirshëm ndaj Lamanitëve në ditët e fundit–-Në qoftë se Nefitët braktisin dritën, ata do të shkatërrohen nga Lamanitët–-Biri i Perëndisë do të vijë shpejt–-Ai do të shëlbejë ata që pendohen, pagëzohen dhe që kanë besim në emrin e tij. Rreth 82 para K.
Kapitulli 10
Lehi qe pasardhës i Manasit–-Amuleku tregon urdhrin engjëllor që ai të kujdesej për Almën–-Lutjet e çështjes së drejtë: populli të shpëtohet–-Ligjtarë dhe gjykatës të padrejtë hedhin themelet për shkatërrimin e popullit. Rreth 82 para K.
Kapitulli 11
Shpjegohet vlera e monedhës së Nefitëve–-Amuleku zihet me fjalë me Zizromin–-Krishti nuk do t'i shpëtojë njerëzit në mëkatet e tyre–-Vetëm ata që trashëgojnë mbretërinë e qiellit janë të shpëtuar–-Të gjithë njerëzit do të ngrihen në pavdekësi–-Pas Ringjalljes nuk ka më vdekje. Rreth 82 para K.
Kapitulli 12
Alma bën debat me Zizromin–-Misteret e Perëndisë mund t'u jepen vetëm besnikëve–-Njerëzit gjykohen në bazë të mendimeve, besimeve, fjalëve dhe veprave të tyre–-Të ligjtë do të pësojnë vdekje shpirtërore–-Kjo jetë e vdekshme është një gjendje e përkohshme prove–-Plani i shëlbimit sjell Ringjalljen dhe nëpërmjet besimit një falje të mëkateve–-Ata që pendohen kanë të drejtë mëshire nëpërmjet Birit të Vetëmlindur. Rreth 82 para K.
Kapitulli 13
Burrat thirren si kryepriftërinj për shkak të besimit të tyre të madh dhe të veprave të mira–-Ata duhet të mësojnë urdhërimet–-Nëpërmjet drejtësisë ata shenjtërohen dhe hyjnë në prehjen e Zotit–-Melkizedeku qe një prej tyre–-Engjëjt njoftojnë lajme të gëzueshme në të gjithë vendin–-Ata do të tregojnë ardhjen e vërtetë të Krishtit. Rreth 82 para K.
Kapitulli 14
Alma dhe Amuleku burgosen dhe qëllohen–-Besimtarët dhe shkrimet e tyre të shenjta digjen në zjarr–-Këta martirë pranohen me lavdi nga Zoti–-Muret e burgut çahen dhe shemben–-Alma dhe Amuleku çlirohen dhe persekutuesit e tyre vriten. Rreth 82–81 para K.
Kapitulli 15
Alma dhe Amuleku shkojnë në Sidom dhe vendosin një kishë–-Alma shëron Zizromin, i cili bashkohet me Kishën–-Shumë pagëzohen dhe Kisha përparon–-Alma dhe Amuleku shkojnë në Zarahemla. Rreth 81 para K.
Kapitulli 16
Lamanitët shkatërrojnë popullin e Amonihës–-Zorami udhëheq Nefitët në fitore kundër Lamanitëve–-Alma dhe Amuleku dhe shumë të tjerë predikojnë fjalën–-Ata mësojnë se pas ringjalljes së tij, Krishti do t'u shfaqet Nefitëve. Rreth 81–77 para K.
Një rrëfim i bijve të Mosias, të cilët hodhën poshtë të drejtat e tyre ndaj mbretërisë për fjalën e Perëndisë dhe shkuan në vendin e Nefit për t'u predikuar Lamanitëve; vuajtjet dhe çlirimi i tyre—sipas analit të Almës.
Përfshin kapitujt 17 deri në 27, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 17
Bijtë e Mosias kanë shpirtin e profecisë dhe të zbulesës–-Ata shkojnë në udhët e tyre të veçanta për t'u shpallur fjalën Lamanitëve–-Amoni shkon në tokën e Ishmaelit dhe bëhet shërbëtor i mbretit Lamon–-Amoni shpëton grigjat e mbretit dhe vret armiqtë e tij në ujërat e Sebusit. Vargjet 1–3, rreth 77 para K.; vargu 4, rreth 91–77 para K.; dhe vargjet 5–39, rreth 91 para K.
Kapitulli 18
Mbreti Lamoni mendon se Amoni është Shpirti i Madh–-Amoni e mëson mbretin mbi Krijimin, mbi lidhjet mes Perëndisë e njerëzve dhe mbi shëlbimin që vjen nëpërmjet Krishtit–-Lamoni beson dhe bie përdhe si i vdekur. Rreth 90 para K.
Kapitulli 19
Lamoni merr dritën e jetës së përjetshme dhe sheh Shëlbuesin–-Njerëzit e shtëpisë së tij ranë në njëfarë hipnoze të thellë dhe shumë shohin engjëj–-Amoni ruhet mrekullisht–-Ai pagëzon shumë dhe vendos një kishë mes tyre. Rreth 90 para K.
Kapitulli 20
Zoti dërgon Amonin në Midoni për të çliruar vëllezërit e tij të burgosur–-Amoni dhe Lamoni takohen me atin e Lamonit, që është mbret mbi të gjithë vendin–-Amoni detyron mbretin plak të miratojë lirimin e vëllezërve të tij. Rreth 90 para K.
Një rrëfim i predikimit të Aaronit dhe Mulokit dhe vëllezërve të tyre, drejtuar Lamanitëve.
Përfshin kapitujt 21 deri në 26, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 21
Aaroni u mëson Amalekitëve mbi Krishtin dhe shlyerjen e tij–-Aaroni dhe vëllezërit e tij burgosen në Midoni–-Pas çlirimit të tyre, ata japin mësim nëpër sinagoga dhe bëjnë që shumë veta të kthehen në besim–-Lamoni u jep liri fetare njerëzve në vendin e Ishmaelit. Rreth 90–77 para K.
Kapitulli 22
Aaroni i mëson atit të Lamonit rreth Krijimit, rënies së Adamit dhe planit të shëlbimit nëpërmjet Krishtit—Mbreti dhe të gjithë njerëzit e shtëpisë së tij kthehen në besim—Shpjegohet ndarja e tokës mes Nefitëve dhe Lamanitëve. Rreth 90–77 para K.
Kapitulli 23
Shpallet liria fetare—Lamanitët në shtatë toka dhe qytete kthehen në besim—Ata e quajnë veten Anti-Nefi-Lehitë dhe çlirohen nga mallkimi—Amalekitët dhe Amulonitët hedhin poshtë të vërtetën. Rreth 90–77 para K.
Kapitulli 24
Lamanitët shkojnë kundër popullit të Perëndisë—Anti-Nefi-Lehitët gëzohen në Krisht dhe vizitohen nga engjëjt—Ata zgjedhin të vuajnë më mirë vdekje, sesa të mbrojnë veten—Më shumë Lamanitë janë kthyer në besim. Rreth 90–77 para K.
Kapitulli 25
Agresionet e Lamanitëve përhapen—Fara e priftërinjve të Noeut vdes sikurse profetizoi Abinadi—Shumë Lamanitë kthehen në besim dhe bashkohen me njerëzit Anti-Nefi-Lehi—Ata besojnë në Krisht dhe zbatojnë ligjin e Moisiut. Rreth 90–77 para K.
Kapitulli 26
Amoni ngazëllehet në Zotin—Besnikët forcohen nga Zoti dhe atyre u jepet dituri—Nëpërmjet besimit njerëzit mund të sjellin mijëra shpirtra në pendim—Perëndia ka të gjithë fuqinë dhe i kupton të gjitha gjërat. Rreth 90–77 para K.
Kapitulli 27
Zoti e urdhëron Amonin t'i prijë popullit të Anti-Nefi-Lehit për në një vend të sigurt—Kur takohet me Almën, gëzimi ia shteron Amonit fuqinë—Nefitët u japin Anti-Nefi-Lehitëve tokën e Jershonit—Ata quhen populli i Amonit. Rreth 90–77 para K.
Kapitulli 28
Lamanitët shpartallohen gjatë një beteje të tmerrshme—Me dhjetëra mijëra vriten—Të ligjtë caktohen në një gjendje mjerimi të pafund; të drejtët fitojnë lumturi që nuk mbaron kurrë. Rreth 77–76 para K.
Kapitulli 29
Alma dëshiron të thërrasë pendim me zell engjëllor—Zoti u jep mësues të gjitha kombeve—Alma ngazëllohet në punën e Zotit dhe në suksesin e Amonit dhe vëllezërve të tij. Rreth 76 para K.
Kapitulli 30
Korihori, anti-Krishti, përqesh Krishtin, Flijimin dhe shpirtin e profecisë—Ai mëson se nuk ka Perëndi, nuk ka rënie të njeriut, nuk ka dënim për mëkate dhe as Krisht—Alma dëshmon se Krishti do të vijë dhe se të gjitha gjërat tregojnë se ka një Perëndi—Korihori kërkon një shenjë dhe mbetet pa gojë—Djalli i qe shfaqur Korihorit si një engjëll dhe e mësoi se ç'duhet të thoshte—Korihori shkelet dhe vdes. Rreth 76–74 para K.
Kapitulli 31
Alma kryeson një mision për të rifituar Zoramitët që braktisën fenë—Zoramitët mohojnë Krishtin, besojnë në një koncept të rremë të zgjedhjes dhe adhurojnë me lutje të përcaktuara—Misionarët mbushen me Shpirtin e Shenjtë—Mjerimet e tyre përpihen në gëzimin e Krishtit. Rreth 74 para K.
Kapitulli 32
Alma mëson të varfërit, mjerimet e të cilëve i kishin përulur ata—Besimi është një shpresë në atë që nuk shihet, e cila është e vërtetë—Alma dëshmon se engjëjt u shërbejnë burrave, grave dhe fëmijëve—Alma krahason fjalën me një farë—Ajo duhet të mbillet dhe të ushqehet—Pastaj ajo rritet dhe bëhet pemë, nga e cila merret fruti i jetës së përjetshme. Rreth 74 para K.
Kapitulli 33
Zenosi mësoi që njerëzit duhet të luten dhe të adhurojnë në të gjitha vendet dhe se gjykimet largohen për shkak të Birit—Zenoku mësoi se mëshira u vendos për shkak të Birit—Moisiu kishte ngritur në vendin e shkretë një simbol të Birit të Perëndisë. Rreth 74 para K.
Kapitulli 34
Amuleku dëshmon që fjala është në Krisht për shpëtimin—Në qoftë se nuk bëhet një shlyerje, i gjithë njerëzimi duhet të vdesë—I tërë ligji i Moisiut shënon në drejtim të sakrificës së Birit të Perëndisë—Plani i përjetshëm i shëlbimit bazohet në besim dhe pendim—Lutuni për bekime tokësore dhe shpirtërore—Kjo jetë është koha që njerëzit të përgatiten të takohen me Perëndinë—Punoni për shpëtimin tuaj me frikë para Perëndisë. Rreth 74 para K.
Kapitulli 35
Predikimi i fjalës shkatërron dredhitë e Zoramitëve—Ata përjashtojnë ata që janë kthyer në besim, të cilët bashkohen atëherë me popullin e Amonit në Jershon—Alma dëshpërohet për shkak të ligësisë së njerëzve. Rreth 74 para K.
Urdhërimet e Almës drejtuar birit të tij Helamanit.
Përfshin kapitujt 36 dhe 37.
Kapitulli 36
Alma i dëshmon Helamanit për kthimin e tij në besim, pasi pa një engjëll—Ai vuajti dhembjet e një shpirti të mallkuar; ai thirri në emrin e Jezusit dhe atëherë lindi nga Perëndia—Gëzimi i ëmbël mbushi shpirtin e tij—Ai pa grupe engjëjsh duke i thurur lavdi Perëndisë—Shumë të kthyer në besim shijuan dhe panë, ashtu sikurse ai shijoi dhe pa. Rreth 74 para K.
Kapitulli 37
Fletët e tunxhit dhe shkrimet e tjera të shenjta ruhen për të sjellë shpirtra në shpëtim—Jareditët u shkatërruan për shkak të ligësisë së tyre—Betimet dhe marrëveshjet e fshehta të tyre nuk duhet të dihen nga populli—Këshillohu me Zotin për çdo veprim që do të bësh—Sikurse Liahona udhëhoqi Nefitët, kështu fjala e Krishtit i udhëheq njerëzit drejt jetës së përjetshme. Rreth 74 para K.
Urdhërimet e Almës drejtuar birit të tij Shiblon.
Duke përfshirë kapitullin 38.
Kapitulli 38
Shibloni u persekutua për shkak të drejtësisë—Shpëtimi është në Krishtin, i cili është jeta dhe drita e botës—Freno të gjitha pasionet e tua. Rreth 74 para K.
Urdhërimet e Almës drejtuar birit të tij Korianton.
Përfshin kapitujt 39 deri në 42, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 39
Mëkati seksual është një neveri—Mëkatet e Koriantonit bënë që Zoramitët të mos merrnin fjalën—Shëlbimi i Krishtit ka fuqi prapavepruese për shpëtimin e besnikëve që qenë para tij. Rreth 74 para K.
Kapitulli 40
Krishti sjell ringjalljen e të gjithë njerëzve—Të vdekurit e drejtë shkojnë në parajsë dhe të ligjtë në errësirën e mëtejshme për të pritur ditën e ringjalljes së tyre—Në Ringjallje, të gjitha gjërat do të rivendosen në formën e tyre të përshtatshme dhe të përkryer. Rreth 74 para K.
Kapitulli 41
Në Ringjallje njerëzit vijnë në një gjendje lumturie të pafund, ose mjerimi të pafund—Ligësia nuk qe kurrë lumturi—Njerëzit e mishit janë pa Perëndi në botë—Çdo njeri merr përsëri në rivendosje karakteristikat dhe vetitë e fituara në vdekshmëri. Rreth 74 para K.
Kapitulli 42
Vdekshmëria është një periudhë prove për t'i dhënë mundësi njeriut të pendohet dhe t'i shërbejë Perëndisë—Rënia solli vdekje trupore dhe shpirtërore mbi gjithë njerëzimin—Shpëtimi vjen nëpërmjet pendimit—Perëndia vetë shlyen për mëkatet e botës—Mëshira është për ata që pendohen—Gjithë të tjerët duhet t'i nënshtrohen drejtësisë së Perëndisë—Mëshira vjen për shkak të shlyerjes—Vetëm të penduarit e vërtetë, shpëtohen. Rreth 74 para K.
Kapitulli 43
Alma dhe bijtë e tij predikojnë fjalën—Zoramitët dhe disidentë të tjerë Nefitë bëhen Lamanitë—Lamanitët vijnë e luftojnë kundër Nefitëve—Moroni armatos Nefitët me armë mbrojtëse—Zoti i tregon Almës strategjinë e Lamanitëve—Nefitët mbrojnë shtëpitë, liritë, familjet dhe besimin e tyre—Ushtritë e Moronit dhe të Lehit rrethojnë Lamanitët. Rreth 74 para K.
Kapitulli 44
Moroni urdhëron Lamanitët të bëjnë besëlidhje për paqe ose të shkatërrohen—Zerahemna hedh poshtë propozimin dhe lufta fillon rishtas—Ushtritë e Moronit shpartallojnë Lamanitët. Rreth 74–73 para K.
Rrëfimi i popullit të Nefit; dhe luftërat dhe mosmarrëveshjet e tyre në ditët e Helamanit, sipas analit të Helamanit, që ai e mbajti në ditët e tij.
Përfshihen kapitujt 45 deri në 62, duke përfshirë edhe këtë të fundit.
Kapitulli 45
Helamani beson fjalët e Almës—Alma profetizon shkatërrimin e Nefitëve—Ai bekon dhe mallkon vendin—Alma mund të jetë marrë nga Shpirti, ashtu sikurse Moisiu—Shtohet mosmarrëveshja në Kishë. Rreth 73 para K.
Kapitulli 46
Amalikia komploton të bëhet mbret—Moroni ngre titullin e lirisë—Ai ngre popullin për të mbrojtur fenë e tyre—Besimtarët e vërtetë quhen të Krishterë—Një mbetje e Jozefit do të ruhet—Amalikia dhe ata që u shkëputën ia mbathën për në tokën e Nefit—Ata që nuk përkrahin çështjen e lirisë, vriten. Rreth 73–72 para K.
Kapitulli 47
Amalikia përdor pabesi, vrasje dhe intriga për t'u bërë mbret i Lamanitëve—Të shkëputurit nga Nefitët janë më të këqij dhe më të egër se Lamanitët. Rreth 72 para K.
Kapitulli 48
Amalikia nxit Lamanitët kundër Nefitëve—Moroni përgatit popullin e tij që të mbrojë çështjen e të Krishterëve—Ai gëzohet në liri dhe në çlirim dhe është njeri i madh i Perëndisë. Rreth 72 para K.
Kapitulli 49
Lamanitët pushtues janë të paaftë të marrin qytetet e fortifikuara të Amonihës dhe të Noeut—Amalikia mallkon Perëndinë dhe betohet të pijë gjakun e Moronit—Helamani dhe vëllezërit e tij vazhdojnë të forcojnë Kishën. Rreth 72 para K.
Kapitulli 50
Moroni fortifikon tokat e Nefitëve—Ata ndërtojnë shumë qytete të reja—Luftëra dhe shkatërrime bien mbi Nefitët në ditët e ligësisë dhe neverive të tyre—Moriantoni dhe disidentët e tij shpartallohen nga Teankumi—Nefiha vdes dhe i biri, Pahorani, zë fronin e gjykimit. Rreth 72–67 para K.
Kapitulli 51
Njerëzit e mbretit përpiqen të ndërrojnë ligjin dhe të vendosin një mbret—Pahorani dhe njerëzit e lirë përkrahen nga zëri i popullit—Moroni detyron njerëzit e mbretit që të mbrojnë vendin e tyre ose të vriten—Amalikia dhe Lamanitët pushtojnë shumë qytete të fortifikuara—Teankumi zmbraps pushtimin e Lamanitëve dhe vret Amalikian në çadrën e tij. Rreth 67–66 para K.
Kapitulli 52
Amoroni zë vendin e Amalikias si mbret i Lamanitëve—Moroni, Teankumi dhe Lehi udhëheqin Nefitët në një luftë fitimtare kundër Lamanitëve—Qyteti i Mulekut rimerret dhe Jakob Zoramiti vritet. Rreth 66–64 para K.
Kapitulli 53
Robërit Lamanitë të luftës përdoren për të fortifikuar qytetin Begati—Përçarjet mes Nefitëve shkaktojnë fitore për Lamanitët—Helamani merr komandën e dy mijë të rinjve, bij të popullit të Amonit. Rreth 64–63 para K.
Kapitulli 54
Amoroni dhe Moroni zhvillojnë bisedime për shkëmbimin e robërve të luftës—Moroni kërkon që Lamanitët të tërhiqen dhe t'u japin fund sulmeve të tyre vdekjeprurëse—Amoroni kërkon që Nefitët të dorëzojnë armët e tyre dhe t'u nënshtrohen Lamanitëve. Rreth 63 para K.
Kapitulli 55
Moroni nuk pranon të shkëmbejë robërit e luftës—Rojat Lamanite bëhen që të dehen dhe Nefitët që ishin robër lufte, ikin—Qyteti i Gidit merret pa gjakderdhje. Rreth 63–62 para K.
Kapitulli 56
Helamani i dërgon letër Moronit, duke i treguar gjendjen e luftës me Lamanitët—Antipusi dhe Helamani korrin një fitore të madhe mbi Lamanitët—Dy mijë bijtë e rinj të Helamanit luftojnë me fuqi të mrekullueshme dhe asnjëri prej tyre nuk vritet. Vargu 1, rreth 62 para K.; vargjet 2–19, rreth 66 para K.; dhe vargjet 20–57, rreth 65–64 para K.
Kapitulli 57
Helamani tregon marrjen e qytetit Antiparah; rrethimin dhe më vonë mbrojtjen e Kumenit—Të rinjtë e tij Amonitë luftojnë me trimëri; të gjithë plagosen, por asnjë nuk vritet—Gidi njofton vrasjen dhe ikjen e robërve Lamanitë. Rreth 63 para K.
Kapitulli 58
Helamani, Gidi dhe Teomneri marrin me anë të dredhisë qytetin e Mantit—Lamanitët tërhiqen—Bijtë e popullit të Amonit shpëtojnë, pasi qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të lirisë dhe të besimit të tyre. Rreth 63–62 para K.
Kapitulli 59
Moroni i kërkon Pahoranit të përforcojë forcat e Helamanit—Lamanitët marrin në dorë qytetin Nefiha—Moroni zemërohet me qeverinë. Rreth 62 para K.
Kapitulli 60
Moroni ankohet pranë Pahoranit për moskokëçarjen e qeverisë për ushtritë—Zoti lejon që të vriten të drejtët—Nefitët duhet të përdorin gjithë fuqinë e tyre dhe të gjitha mjetet e tyre për të shpëtuar nga armiqtë e tyre—Moroni kërcënon se do të luftojë kundër qeverisë, në qoftë se nuk u dërgohen ndihma ushtrive të tij. Rreth 62 para K.
Kapitulli 61
Pahorani i tregon Moronit mbi kryengritjen dhe rebelimin kundër qeverisë—Njerëzit e mbretit marrin Zarahemlën dhe bëjnë lidhje me Lamanitët—Pahorani kërkon ndihmë ushtarake kundër rebelëve. Rreth 62 para K.
Kapitulli 62
Moroni i shkon në ndihmë Pahoranit në vendin Gideon—Njerëzit e mbretit që refuzojnë të mbrojnë vendin e tyre, vriten—Pahorani dhe Moroni rimarrin Nefihën—Shumë Lamanitë bashkohen me popullin e Amonit—Teankumi vret Amoronin, por vritet edhe ai vetë—Lamanitët dëbohen nga toka dhe rivendoset paqja—Helamani kthehet në shërbesë dhe ndërton Kishën. Rreth 62–57 para K.
Kapitulli 63
Shibloni dhe më vonë Helamani marrin në dorë analet e shenjta—Shumë Nefitë udhëtojnë drejt tokave në veri—Hagothi ndërton anije të cilat lundrojnë në detin perëndimor—Moroniha i mund Lamanitët në luftë. Rreth 56–52 para K.