Shkrimet e Shenjta
Ethëri 6


Kapitulli 6

Maunet e Jareditëve shtyhen nga erërat për në tokën e premtuar—Njerëzit lavdërojnë Zotin për mirësinë e tij—Oriha caktohet mbret i tyre—Jaredi dhe vëllai i tij vdesin.

1 Dhe tani unë, Moroni, vazhdoj të shkruaj rrëfimin e Jaredit dhe të vëllait të tij.

2 Ndodhi që pasi Zoti përgatiti agurët që vëllai i Jaredit çoi në mal, vëllai i Jaredit zbriti nga mali dhe vuri gurët nëpër barkat që ishin bërë gati; një për secilën barkë; dhe vini re, ato bënin dritë brenda barkave.

3 Dhe kështu Zoti bëri që gurët të ndriçonin në errësirë dhe t’u jepnin dritë burrave, grave dhe fëmijëve që të mos kalonin në errësirë ujërat e mëdha.

4 Dhe ndodhi që pasi ata përgatitën të gjitha llojet e ushqimeve, me të cilat të jetonin në ujë, si dhe ushqim për grigjat dhe kopetë e tyre, dhe për të gjitha llojet e bishave ose kafshëve, ose shpendëve që ata do të merrnin me vete—dhe ndodhi që pasi i bënë të gjitha këto gjëra, ata hipën në barkat ose në maunet e tyre dhe u nisën nëpër det, duke ia dorëzuar veten Zotit, Perëndisë së tyre.

5 Dhe ndodhi që Zoti Perëndi bëri që të frynte një erë e atmerrshme mbi sipërfaqen e ujërave, në drejtim të tokës së premtuar; dhe kështu ata u shtynë nga era mbi valët e detit.

6 Dhe ndodhi që shumë herë ata u mbuluan në thellësinë e detit nga dallgët si male që binin mbi ta dhe gjithashtu nga stuhitë e mëdha dhe të tmerrshme që u shkaktuan nga furia e erës.

7 Dhe ndodhi që kur ata gjendeshin të mbuluar në thellësi, uji nuk mund t’u bënte gjë, pasi barkat ishin të aputhitura, sikurse një tas dhe ishin gjithashtu të puthitura si barka e Noeut; por kur gjendeshin të rrethuar nga shumë ujë, ata e lutnin Zotin dhe ai i sillte përsëri sipër mbi ujëra.

8 Dhe ndodhi që era kurrë nuk pushoi së fryri në drejtim të tokës së premtuar, ndërsa ata ishin mbi ujëra; dhe kështu ata shtyheshin përpara nga era.

9 Dhe ata i akënduan lavde Zotit; po, vëllai i Jaredit i këndoi lavde Zotit dhe bfalënderoi dhe lavdëroi Zotin gjithë ditën; dhe kur vinte nata, ata nuk pushonin së lavdëruari Zotin.

10 Dhe kështu ata u shtynë përpara; dhe asnjë përbindësh i detit nuk i copëtoi, as balena nuk mundi t’i dëmtonte; dhe ata patën dritë vazhdimisht, qoftë kur ishin mbi ujë, ose kur ishin nën ujë.

11 Dhe kështu ata shkuan përpara treqind e dyzet e katër ditë mbi ujë.

12 Dhe ata zbritën në breg të tokës së premtuar. Dhe kur ata vunë këmbë mbi brigjet e tokës së premtuar, u përkulën mbi faqen e dheut dhe u përulën para Zotit dhe derdhën lotë gëzimi para Zotit për shkak të madhësisë së mëshirës së tij të dashur ndaj tyre.

13 Dhe ndodhi që ata shkuan përpara mbi faqen e dheut dhe filluan të punonin tokën.

14 Dhe Jaredi kishte katër bij; dhe ata quheshin Jakomi dhe Gilga dhe Maha, dhe Oriha.

15 Dhe i vëllai i Jaredit gjithashtu pati bij dhe bija.

16 Dhe amiqtë e Jaredit dhe të vëllait të tij ishin në numër rreth njëzet e dy shpirtra; edhe atyre u lindën bij dhe bija para se të vinin në tokën e premtuar; dhe kështu që ata filluan të ishin shumë.

17 Dhe atyre iu mësua të aecnin përulësisht para Zotit; dhe ata u bmësuan nga lart.

18 Dhe ndodhi që ata filluan të përhapeshin mbi faqen e dheut dhe të shtoheshin dhe të punonin tokën; dhe ata u bënë të fortë në tokë.

19 Dhe vëllai i Jaredit filloi të plakej dhe pa se së shpejti do të zbriste në varr; prandaj i tha Jaredit: Ta mbledhim tok popullin tonë, kështu që t’i numërojmë dhe të dimë prej tyre se çfarë dëshirojnë prej nesh, para se ne të zbresim në varret tona.

20 Dhe sipas kësaj, njerëzit ishin mbledhur tok së bashku. Tani numri i bijve dhe i bijave të vëllait të Jaredit ishte njëzet e dy shpirtra; dhe numri i bijve dhe i bijave të Jaredit ishte dymbëdhjetë dhe ai kishte katër djem.

21 Dhe ndodhi që ata numëruan njerëzit e tyre; dhe pasi i numëruan, ata donin të dinin gjërat që ata dëshironin prej tyre që ata t’i bënin para se të shkonin në varret e tyre.

22 Dhe ndodhi që njerëzit kishin dëshirë që ata të avajosnin një prej bijve të tyre të bëhej mbret mbi ta.

23 Dhe tani, vini re, kjo qe e pikëllueshme për ta. Dhe vëllai i Jaredit u tha atyre: Me siguri, kjo gjë do t’ju ashpjerë në robëri.

24 Por, Jaredi i tha të vëllait: Lëri të kenë një mbret. Dhe prandaj, ai u tha atyre: Zgjidhni mes bijve tanë një mbret, madje, kë të doni.

25 Dhe ndodhi që ata zgjodhën të parëlindurin e vëllait të Jaredit; dhe emri i tij ishte Pagag. Dhe ndodhi që ai refuzoi dhe nuk deshi të ishte mbret i tyre. Dhe njerëzit deshën që ati i tij ta detyronte atë, por i ati nuk deshi; dhe ai i urdhëroi ata të mos detyronin asnjë njeri të bëhej mbreti i tyre.

26 Dhe ndodhi që ata zgjodhën të gjithë vëllezërit e Pagagut dhe ata nuk deshën.

27 Dhe ndodhi që as bijtë e Jaredit nuk deshën, madje të gjithë me përjashtim të njërit; dhe Oriha u vajos të ishte mbret mbi njerëzit.

28 Dhe ai filloi të mbretëronte dhe njerëzit filluan të përparojnë; dhe ata u bënë jashtëzakonisht të pasur.

29 Dhe ndodhi që Jaredi vdiq dhe gjithashtu i vëllai.

30 Dhe ndodhi që Oriha eci përulësisht para Zotit dhe kujtoi sa gjëra të mëdha kishte bërë Zoti për atin e tij dhe gjithashtu i mësoi popullit të tij sa gjëra të mëdha Zoti kishte bërë për etërit e tyre.