Kapituj 

Anali i Jareditëve, i nxjerrë nga njëzet e katër fletët që u gjetën nga populli i Limhit gjatë ditëve të mbretit Mosia.
Kapitulli 1
Moroni përmbledh shkrimet e Ethërit—Paraqitet gjenealogjia e Ethërit—Gjuha e Jareditëve nuk ngatërrohet në Kullën e Babelit—Zoti premton se do t'i çojë ata në një vend të zgjedhur dhe se do t'i bëjë një komb të madh.
Kapitulli 2
Jareditët përgatiten për udhëtimin e tyre drejt tokës së premtuar—Është një vend i zgjedhur ku njerëzit duhet t'i shërbejnë Krishtit ose të përlahen—Zoti i flet vëllait të Jaredit për tri orë—Jareditët ndërtojnë maune—Zoti i kërkon të vëllait të Jaredit që të propozojë sesi duhet të ndriçohen maunet.
Kapitulli 3
Vëllai i Jaredit sheh gishtin e Zotit, ndërsa prek gjashtëmbëdhjetë gurë—Krishti i tregon trupin e tij shpirtëror vëllait të Jaredit—Ata që kanë një dituri të përsosur nuk mund të qëndrojnë përjashta velit—Sigurohen përkthyes për të nxjerrë në dritë analin e Jareditëve.
Kapitulli 4
Moroni është urdhëruar që të vulosë shkrimet e vëllait të Jaredit—Ato nuk do të dalin në dritë, derisa njerëzit të kenë besim, madje sa vëllai i Jaredit—Krishti urdhëron njerëzit të besojnë në fjalët e tij dhe në ato të dishepujve të tij—Njerëzit janë urdhëruar të pendohen, të besojnë në ungjillin dhe të shpëtohen.
Kapitulli 5
Tre dëshmitarë dhe vepra vetë do të qëndrojnë si një dëshmi e vërtetësisë së Librit të Mormonit.
Kapitulli 6
Maunet e Jareditëve shtyhen nga erërat për në tokën e premtuar—Njerëzit lavdërojnë Zotin për mirësinë e tij—Oriha caktohet mbret i tyre—Jaredi dhe vëllai i tij vdesin.
Kapitulli 7
Oriha sundon me drejtësi—Mes rrëmbimesh dhe grindjesh formohen mbretëritë rivale të Shulës dhe të Kohorit—Profetët dënojnë ligësinë dhe idhujtarinë e njerëzve të cilët pastaj pendohen.
Kapitulli 8
Zhvillohen ngatërresa dhe luftëra për mbretërinë—Akishi bën një lidhje të fshehtë të betuar për të vrarë mbretin—Lidhjet e fshehta janë të djallit dhe përfundojnë në shkatërrimin e kombeve—Johebrenjtë e kohëve moderne paralajmërohen të mos bëjnë lidhje të fshehta që do të synojnë për të përmbysur lirinë e të gjitha vendeve, kombeve dhe shteteve.
Kapitulli 9
Mbretëria kalon nga njëri te tjetri me anë trashëgimi, intrigash dhe vrasjesh—Emeri pa Birin e Drejtësisë—Shumë profetë bëjnë thirrje për pendim—Një zi buke dhe gjarpërinj helmues pllakosin njerëzimin.
Kapitulli 10
Një mbret pason tjetrin—Disa nga mbretërit janë të drejtë; të tjerët janë të ligj—Kur mbizotëron drejtësia, njerëzit janë të bekuar dhe begatohen nga Zoti.
Kapitulli 11
Luftëra, grindje dhe ligësi mbizotërojnë jetën e Jareditëve—Profetët parashikojnë shkatërrimin e plotë të Jareditëve, në qoftë se ata nuk pendohen—Njerëzit hedhin poshtë fjalët e profetëve.
Kapitulli 12
Profeti Ethër nxit njerëzit të besojnë në Perëndi—Moroni tregon mrekullitë dhe çuditë që bën besimi—Besimi i dha mundësi vëllait të Jaredit të shihte Krishtin—Zoti u jep njerëzve dobësi, që ata të mund të jenë të përulur—I vëllai i Jaredit lëvizi malin Zerin me anë të besimit—Besimi, shpresa dhe dashuria hyjnore janë të domosdoshme për shpëtim—Moroni pa Jezusin ballë për ballë.
Kapitulli 13
Ethëri flet për një Jeruzalem të Ri që duhet të ndërtohet në Amerikë nga fara e Jozefit—Ai profetizon, dëbohet, shkruan historinë e Jareditëve dhe parashikon shkatërrimin e Jareditëve—Shpërthen lufta në të gjithë vendin.
Kapitulli 14
Paudhësia e njerëzve sjell mallkim mbi vendin—Koriantumri përfshihet në luftë kundër Gileadit, pastaj kundër Libit dhe pastaj kundër Shizit—Gjaku dhe kërdia mbulojnë vendin.
Kapitulli 15
Miliona Jareditë vriten në luftë—Shizi dhe Koriantumri mbledhin të gjithë popullin në një luftë për vdekje—Shpirti i Zotit pushon së përpjekuri me ta—Kombi Jaredit shkatërrohet krejtësisht—Vetëm Koriantumri mbetet.