Shtyp
    Shpërnda

    Libri i Helamanit

    Kapitulli 4

    Kundërshtarët Nefitë dhe Lamanitët bashkojnë forcat dhe pushtojnë tokën e Zarahemlës—Humbjet tek Nefitët ndodhin për shkak të ligësisë së tyre—Kisha zvogëlohet dhe njerëzit bëhen të dobët, sikurse Lamanitët. Rreth 38–30 para K.

    1 Dhe ndodhi që në vitin e pesëdhjetekatërt pati shumë përçarje në kishë dhe pati gjithashtu dhe një agrindje mes popullit, kaq sa pati shumë gjakderdhje.

    2 Dhe pjesa kryengritëse u vra dhe u dëbua jashtë atij vendi; dhe ata shkuan te mbreti i Lamanitëve.

    3 Dhe ndodhi që ata u përpoqën të nxitnin Lamanitët të luftonin kundër Nefitëve, por vini re, Lamanitët ishin jashtëzakonisht të frikësuar, kaq sa nuk ua vunë veshin fjalëve të atyre kundërshtarëve.

    4 Por ndodhi që në vitin e pesëdhjetegjashtë të mbretërimit të gjykatësve, pati akundërshtarë që shkuan nga Nefitët te Lamanitët; dhe ata bashkë me të tjerët ia dolën mbanë t’i nxitnin në zemërim kundër Nefitëve; dhe gjatë gjithë atij viti u përgatitën për luftë.

    5 Dhe, në vitin e pesëdhjeteshtatë, ata erdhën kundër Nefitëve për të luftuar dhe filluan punën e tyre vdekjeprurëse; po, kaq sa në vitin e pesëdhjetetetë të mbretërimit të gjykatësve, ata ia dolën mbanë të pushtonin tokën e Zarahemlës; po, dhe të gjitha tokat, madje, deri në tokën që ishte afër vendit Begati.

    6 Dhe Nefitët dhe ushtritë e Moronihës u dëbuan gjer në vendin Begati;

    7 Dhe aty u fortifikuan kundër Lamanitëve, nga deti perëndimor deri tek ai lindor; që ishte një ditë udhëtimi për një Nefit, gjatë vijës që kishin fortifikuar dhe kishin vendosur ushtritë e tyre për të mbrojtur pjesën veriore të vendit.

    8 Dhe kështu, ata kundërshtarë të Nefitëve, me ndihmën e një ushtrie të madhe të Lamanitëve, morën të gjitha pronat e Nefitëve që ishin në pjesën jugore. Dhe e gjithë kjo gjë u bë në vitin e pesëdhjetetetë dhe pesëdhjetenëntë të mbretërimit të gjykatësve.

    9 Dhe ndodhi që në vitin e gjashtëdhjetë të mbretërimit të gjykatësve, Moroniha ia doli mbanë që të merrte me ushtrinë e tij, shumë pjesë të vendit; po, ata fituan shumë qytete që kishin rënë në duart e Lamanitëve.

    10 Dhe ndodhi që në vitin e gjashtëdhjetenjëtë të mbretërimit të gjykatësve, ata ia dolën mbanë të rifitonin madje gjysmën e të gjitha pronave të tyre.

    11 Tani, kjo humbje e madhe e Nefitëve dhe kjo kërdi e madhe që u shkaktua mes tyre, nuk do të kishte ndodhur po të mos ishte nga ligësia e tyre dhe nga neveria e tyre që ishte mes tyre; po, dhe qe edhe mes atyre që kishin pretenduar se i përkisnin kishës së Perëndisë.

    12 Dhe kjo ishte për shkak të akrenarisë së zemrave të tyre, për shkak të bpasurive të tyre të jashtëzakonshme, po, për shkak të shtypjes së të cvarfërve nga ana e tyre, duke mos u dhënë ushqim të uriturve, duke mos u dhënë veshje të zhveshurve dhe duke qëlluar në fytyrë vëllezërit e tyre të përulur, duke u tallur me atë që ishte e shenjtë, duke mohuar shpirtin e profecisë dhe të zbulesës, duke vrarë, duke plaçkitur, duke gënjyer, duke vjedhur, duke shkelur kurorën, duke hyrë në grindje të mëdha, duke ikur dhe duke vajtur në tokën e Nefit, mes Lamanitëve—

    13 Dhe për shkak të kësaj ligësie të madhe dhe të alavdërimeve të fuqisë së tyre, ata u lanë në fuqinë e tyre; prandaj nuk përparuan, por u mjeruan dhe u goditën dhe u dëbuan nga Lamanitët, derisa humbën pothuaj të gjitha tokat e tyre.

    14 Por vini re, Moroniha i predikoi popullit shumë gjëra për shkak të paudhësisë së tyre dhe gjithashtu bënë aNefi dhe Lehi që ishin bijtë e Helamanit; i predikuan popullit shumë gjëra, po, dhe profetizuan shumë gjëra mes tyre në lidhje me paudhësitë e tyre dhe se ç’do t’u ndodhte, në qoftë se nuk do të pendoheshin për mëkatet e tyre.

    15 Dhe ndodhi që ata u penduan dhe duke qenë se u penduan, filluan të përparonin.

    16 Pasi kur Moroniha pa se ata u penduan, ai përballoi rrezikun dhe i udhëhoqi nga një vend në tjetrin, dhe nga një qytet në tjetrin, madje derisa ata rifituan gjysmën e pronave të tyre dhe gjysmën e të gjitha tokave të tyre.

    17 Dhe kështu mbaroi viti i gjashtëdhjetenjëtë i mbretërimit të gjykatësve.

    18 Dhe ndodhi që në vitin e gjashtëdhjetedytë të mbretërimit të gjykatësve, Moroniha nuk mundi të merrte më zotërime nga Lamanitët.

    19 Prandaj ata hoqën dorë nga plani që të merrnin pjesën e mbetur të tokave të tyre, pasi kaq të shumtë ishin Lamanitët, saqë u bë e pamundur për Nefitët të kishin epërsi mbi ta; prandaj Moroniha përdori tërë ushtritë e tij, që t’i mbante ato pjesë që kishte marrë.

    20 Dhe ndodhi që për shkak të numrit të madh të Lamanitëve, Nefitët kishin frikë të madhe se do të mundeshin dhe do të shkeleshin dhe do të vriteshin, dhe do të shkatërroheshin.

    21 Po, ata filluan të kujtonin profecitë e Almës si dhe fjalët e Mosias; dhe panë se kishin qenë një popull kokëfortë dhe se i kishin përçmuar urdhërimet e Perëndisë;

    22 Dhe se ata kishin ndryshuar dhe kishin shkelur nën këmbët e tyre aligjet e Moisiut, ose atë që Zoti e urdhëroi që t’ia jepte popullit; dhe ata panë se ligjet e tyre ishin korruptuar dhe se ata ishin bërë një popull i lig, derisa ishin aq të ligj, madje njëlloj si Lamanitët.

    23 Dhe për shkak të paudhësisë së tyre, kisha kishte filluar të azvogëlohej; dhe ata filluan të mos besonin në shpirtin e profecisë dhe në shpirtin e zbulesës; dhe gjykimet e Perëndisë i shikonin rreptë ndër sy.

    24 Dhe ata panë se ishin adobësuar sikurse vëllezërit e tyre, Lamanitët dhe se Shpirti i Zotit nuk i ruante më; po, ishte larguar prej tyre, pasi bShpirti i Zotit nuk banon në tempuj cjo të shenjtë—

    25 Prandaj, Zoti nuk i ruajti më me fuqinë e tij mrekulluese dhe të pashembullt, pasi kishin rënë në një gjendje amosbesimi dhe ligësie të tmerrshme; dhe ata panë se Lamanitët ishin jashtëzakonisht më të shumtë në numër se ata dhe se në qoftë se nuk do të bgjenin pëlqimin e Zotit, Perëndisë së tyre, ata duhej të mbaronin patjetër.

    26 Pasi vini re, ata panë se fuqia e Lamanitëve ishte aq e madhe sa fuqia e tyre, madje edhe njeri për njeri. Dhe kështu kishin rënë në këtë shkelje të madhe; po, kështu ishin bërë të dobët, për shkak të shkeljes së tyre, në hapësirën e ajo shumë viteve.