Kapituj 

Një rrëfim i Nefitëve. Luftërat, grindjet dhe përçarjet e tyre. Dhe gjithashtu profecitë e shumë profetëve të shenjtë, para ardhjes së Krishtit, sipas analeve të Helamanit që ishte biri i Helamanit, si dhe në bazë të analeve të bijve të tij, madje deri në ardhjen e Krishtit. Dhe gjithashtu shumë Lamanitë kthehen në besim. Një rrëfim i kthimit të tyre në besim. Një rrëfim i drejtësisë së Lamanitëve dhe i ligësisë dhe neverive të Nefitëve, sipas analit të Helamanit dhe të bijve të tij, madje deri në ardhjen e Krishtit, që quhet Libri i Helamanit.
Kapitulli 1
Pahorani i dytë bëhet kryegjykatës dhe vritet nga Kishkumeni—Pakumeni zë fronin e gjykimit—Koriantumri udhëheq ushtritë e Lamanitëve, merr Zarahemlën dhe vret Pakumenin—Moroniha mund Lamanitët dhe rimerr Zarahemlën dhe Koriantumri vritet. Rreth 52–50 para K.
Kapitulli 2
Helamani, biri i Helamanit bëhet kryegjykatës—Gadiantoni kryeson bandën e Kishkumenit—Shërbëtori i Helamanit vret Kishkumenin dhe banda e Gadiantonit ikën për në vendin e shkretë. Rreth 50–49 para K.
Kapitulli 3
Shumë Nefitë shpërngulen në tokën në veri—Ata ndërtojnë shtëpi prej çimentoje dhe mbajnë shumë anale—Dhjetëra mijëra kthehen në besim dhe pagëzohen—Fjala e Perëndisë i drejton njerëzit drejt shpëtimit—Nefi, i biri i Helamanit, zë fronin e gjykimit. Rreth 49–39 para K.
Kapitulli 4
Kundërshtarët Nefitë dhe Lamanitët bashkojnë forcat dhe pushtojnë tokën e Zarahemlës—Humbjet tek Nefitët ndodhin për shkak të ligësisë së tyre—Kisha zvogëlohet dhe njerëzit bëhen të dobët, sikurse Lamanitët. Rreth 38–30 para K.
Kapitulli 5
Nefi dhe Lehi i kushtohen predikimit—Emrat e tyre i ftojnë ata të ndjekin një jetë si atë të të parëve—Krishti shëlbon ata që pendohen—Nefi dhe Lehi bëjnë që shumë të kthehen në besim, burgosen dhe rrethohen nga zjarri—Një re errësire mbulon treqind veta—Toka dridhet dhe një zë i urdhëron njerëzit të pendohen—Nefi dhe Lehi bisedojnë me engjëjt dhe turma rrethohet nga zjarri. Rreth 30 para K.
Kapitulli 6
Lamanitët e drejtë u predikojnë Nefitëve të këqij—Të dy popujt begatohen gjatë një periudhe paqeje dhe bollëku—Luciferi, autori i mëkatit, trazon zemrat e të ligjve dhe hajdutët e Gadiantonit në vrasje dhe në ligësi—Hajdutët marrin në dorë qeverinë e Nefitëve. Rreth 29–23 para K.
Profecia e Nefit, të birit të Helamanit—Perëndia kërcënon popullin e Nefit se do t'i vizitojë në zemërimin e tij për shkatërrimin e plotë të tyre, në qoftë se nuk pendohen për ligësinë e tyre. Perëndia godet popullin e Nefit me sëmundje; ata pendohen dhe kthehen tek ai. Samueli, një Lamanit, profetizon mes Nefitëve.
Përfshin kapitujt 7 deri në 16, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 7
Nefi nuk pranohet në veri dhe kthehet në Zarahemla—Ai lutet nga kulla e oborrit të tij dhe atëherë i bën thirrje popullit të pendohet ose të mbarojë. Rreth 23–21 para K.
Kapitulli 8
Gjykatësit e korruptuar përpiqen të nxitin popullin kundër Nefit—Abrahami, Moisiu, Zenosi, Zenoku, Eziasi, Isaia, Jeremia, Lehi dhe Nefi, të gjithë, dëshmuan për Krishtin—Nëpërmjet frymëzimit, Nefi njofton vrasjen e kryegjykatësit. Rreth 23–21 para K.
Kapitulli 9
Lajmëtarët e gjejnë kryegjykatësin të vdekur në fronin e gjykimit—Ata burgosen dhe lirohen më vonë—Nëpërmjet frymëzimit Nefi identifikon Seantumin si vrasës—Nefi pranohet prej disave si profet. Rreth 23–21 para K.
Kapitulli 10
Zoti i jep Nefit pushtetin e vulosjes—Ai ka fuqi të lidhë dhe të zgjidhë në qiell dhe në tokë—Ai i urdhëron njerëzit të pendohen ose të vdesin—Shpirti e çon atë nga një turmë në tjetrën. Rreth 21–20 para K.
Kapitulli 11
Nefi e bind Zotin që ta zëvendësojë luftën e tyre me zi buke—Shumë njerëz vdesin—Ata pendohen dhe Nefi i kërkon Zotit me këmbëngulje për shi—Nefi dhe Lehi marrin shumë zbulesa—Hajdutët e Gadiantonit zënë vend në tokë. Rreth 20–6 para K.
Kapitulli 12
Njerëzit janë të paqëndrueshëm dhe të marrë, dhe të shpejtë për të bërë keq—Zoti ndëshkon popullin e tij—Asgjësia e njerëzve krahasohet me pushtetin e Perëndisë—Në ditën e gjykimit, njerëzit do të fitojnë jetën e përjetshme ose mallkimin e përjetshëm. Rreth 6 para K.
Profecia e Samuel Lamanitit drejtuar Nefitëve.
Përfshin kapitujt 13 deri në 15, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 13
Samuel Lamaniti profetizon shkatërrimin e Nefitëve, në qoftë se nuk pendohen—Ata dhe pasuritë e tyre mallkohen—Ata hedhin poshtë profetët dhe i zënë me gurë, rrethohen prej demonëve dhe kërkojnë lumturi duke bërë paudhësi. Rreth 6 para K.
Kapitulli 14
Samueli parashikon dritë gjatë natës dhe një yll të ri në lindjen e Krishtit—Krishti shëlben njerëzit nga vdekja fizike dhe shpirtërore—Shenjat e vdekjes së tij përfshijnë tri ditë errësire, çarjen e shkëmbinjve dhe trazira të mëdha të natyrës. Rreth 6 para K.
Kapitulli 15
Zoti i ndëshkoi Nefitët, sepse i donte ata—Lamanitët që janë kthyer në besim janë të vendosur dhe të paepur në besimin e tyre—Zoti do të jetë i mëshirshëm me Lamanitët në ditët e mëvonshme. Rreth 6 para K.
Kapitulli 16
Nefitët që besojnë Samuelin pagëzohen nga Nefi—Samueli nuk mund të vritet nga shigjetat dhe nga gurët e Nefitëve të papenduar—Disa ngurtësojnë zemrat e tyre dhe të tjerët shohin engjëj—Ata që nuk besojnë, thonë se nuk është e arsyeshme të besojnë në Krisht dhe në ardhjen e tij në Jeruzalem. Rreth 6–1 para K.