Libri i Jakobit Vëllai i Nefit

    Jakobi 

    Fjalët e predikimit të tij te vëllezërit e tij. Ai huton një njeri që përpiqet të përmbysë doktrinën e Krishtit. Pak fjalë në lidhje me historinë e popullit të Nefit.
    Kapitulli 1

    Jakobi dhe Jozefi përpiqen të bindin njerëzit të besojnë në Krisht dhe të zbatojnë urdhërimet e tij—Nefi vdes—Ligësia mbizotëron mes Nefitëve. Rreth 544–421 para K.

    Kapitulli 2

    Jakobi denoncon dashurinë për pasuri, kryelartësi dhe padëlirësi—Njerëzit duhet të kërkojnë pasuri për të ndihmuar njerëzit e tjerë—Jakobi dënon ushtrimin e paautorizuar të martesës me shumë gra—Zoti kënaqet në dëlirësinë e grave. Rreth 544–421 para K.

    Kapitulli 3

    Të kulluarit në zemër marrin fjalën e këndshme të Perëndisë—Drejtësia e Lamanitëve ia kalon asaj të Nefitëve—Jakobi paralajmëron kundër lavirësisë, dhënies pas epsheve dhe çdo mëkati. Rreth 544–421 para K.

    Kapitulli 4

    Të gjithë profetët adhuruan Atin në emrin e Krishtit—Ofrimi i Isakut nga Abrahami ishte një ngjashmëri e Perëndisë dhe e të Vetëmlindurit të tij—Njerëzit duhet të pajtohen me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes—Judenjtë nuk do ta pranojnë gurin e themelit. Rreth 544–421 para K.

    Kapitulli 5

    Jakobi citon Zenosin në lidhje me alegorinë e pemëve të ullirit të butë dhe të egër—Ato janë një ngjashmëri e Izraelit dhe Johebrenjve—Shpërndarja dhe mbledhja e Israelit janë parashikuar—Aluzione bëhen për Nefitët dhe Lamanitët dhe për të gjithë shtëpinë e Izraelit—Johebrenjtë do të shartohen në Izrael—Përfundimisht vreshti do të digjet. Rreth 544–421 para K.

    Kapitulli 6

    Zoti do ta përtërijë Izraelin ditët e fundit—Bota do të digjet me zjarr—Njerëzit duhet të ndjekin Krishtin për të shmangur liqenin e zjarrit dhe të squfurit. Rreth 544–421 para K.

    Kapitulli 7

    Sheremi mohon Krishtin, kundërshton Jakobin, kërkon një shenjë dhe qëllohet nga Perëndia—Të gjithë profetët kanë folur për Krishtin dhe shlyerjen e tij—Nefitët jetuan ditët e tyre si endacakë, të lindur në mjerim dhe të urryer nga Lamanitët. Rreth 544–421 para K.