Libri i JakobitVËLLAI I NEFIT

Kapituj 

Fjalët e predikimit të tij te vëllezërit e tij. Ai huton një njeri që përpiqet të përmbysë doktrinën e Krishtit. Pak fjalë në lidhje me historinë e popullit të Nefit.
Kapitulli 1
Jakobi dhe Jozefi përpiqen të bindin njerëzit të besojnë në Krisht dhe të zbatojnë urdhërimet e tij–-Nefi vdes–-Ligësia mbizotëron mes Nefitëve. Rreth 544–421 para K.
Kapitulli 2
Jakobi denoncon dashurinë për pasuri, kryelartësi dhe padëlirësi–-Njerëzit duhet të kërkojnë pasuri për të ndihmuar njerëzit e tjerë–-Jakobi dënon ushtrimin e paautorizuar të martesës me shumë gra–-Zoti kënaqet në dëlirësinë e grave. Rreth 544–421 para K.
Kapitulli 3
Të kulluarit në zemër marrin fjalën e këndshme të Perëndisë–-Drejtësia e Lamanitëve ia kalon asaj të Nefitëve–-Jakobi paralajmëron kundër lavirësisë, dhënies pas epsheve dhe çdo mëkati. Rreth 544–421 para K.
Kapitulli 4
Të gjithë profetët adhuruan Atin në emrin e Krishtit–-Ofrimi i Isakut nga Abrahami ishte një ngjashmëri e Perëndisë dhe e të Vetëmlindurit të tij–-Njerëzit duhet të pajtohen me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes–-Judenjtë nuk do ta pranojnë gurin e themelit. Rreth 544–421 para K.
Kapitulli 5
Jakobi citon Zenosin në lidhje me alegorinë e pemëve të ullirit të butë dhe të egër–-Ato janë një ngjashmëri e Izraelit dhe Johebrenjve–-Shpërndarja dhe mbledhja e Israelit janë parashikuar—Aluzione bëhen për Nefitët dhe Lamanitët dhe për të gjithë shtëpinë e Izraelit–-Johebrenjtë do të shartohen në Izrael–-Përfundimisht vreshti do të digjet. Rreth 544–421 para K.
Kapitulli 6
Zoti do ta përtërijë Izraelin ditët e fundit–-Bota do të digjet me zjarr–-Njerëzit duhet të ndjekin Krishtin për të shmangur liqenin e zjarrit dhe të squfurit. Rreth 544–421 para K.
Kapitulli 7
Sheremi mohon Krishtin, kundërshton Jakobin, kërkon një shenjë dhe qëllohet nga Perëndia–-Të gjithë profetët kanë folur për Krishtin dhe shlyerjen e tij–-Nefitët jetuan ditët e tyre si endacakë, të lindur në mjerim dhe të urryer nga Lamanitët. Rreth 544–421 para K.