Shkrimet e Shenjta
Mormoni 8


Kapitulli 8

Lamanitët i kërkojnë dhe i shkatërrojnë Nefitët—Libri i Mormonit do të dalë në dritë nga fuqia e Perëndisë—Mjerime do t’u vijnë atyre që flasin me zemërim dhe luftojnë kundër veprës së Zotit—Anali i Nefitëve do të dalë në dritë në një ditë ligësie, degjenerimi dhe braktisjeje të fesë Rreth 400–421 pas K.

1 Vini re, unë, aMoroni, po i jap fund banaleve të atit tim, Mormonit. Vini re, unë nuk kam veçse pak gjëra për të shkruar, për të cilat u urdhërova nga ati im.

2 Dhe tani ndodhi që pas abetejës së madhe dhe të tmerrshme në Kumorah, vini re, Nefitët që ikën në tokën në jug, u ndoqën nga bLamanitët, derisa u shkatërruan që të gjithë.

3 Dhe ati im gjithashtu u vra prej tyre dhe madje unë kam mbetur avetëm, që të shkruaj historinë e trishtueshme të shkatërrimit të popullit tim. Por, vini re, ata kanë shkuar dhe unë plotësoj urdhrin e atit tim. Dhe, nëse do të më vrasin, unë nuk e di.

4 Prandaj, unë do të shkruaj dhe do t’i fsheh analet në dhe; dhe se ku do të shkoj, nuk ka rëndësi.

5 Vini re, akëtë anal e bëri ati im dhe ai e ka shkruar qëllimin e tij. Dhe vini re, unë do ta shkruaja gjithashtu, po të kishte vend në bfletët, por nuk ka; dhe nuk kam më metal, pasi jam vetëm. Ati im u vra në luftë dhe i gjithë farefisi im, dhe unë nuk kam më shokë, as ku të shkoj; dhe deri kur do të më lërë Zoti të jetoj, unë nuk e di.

6 Vini re, akatërqind vjet kanë kaluar që nga ardhja e Zotit dhe e Shpëtimtarit tonë.

7 Dhe vini re, Lamanitët e kanë ndjekur popullin tim, Nefitët, nga një qytet në tjetrin dhe nga një vend në tjetrin, madje, derisa ata nuk janë më; dhe e madhe ka qenë arënia e tyre; po, i madh dhe i çuditshëm është shkatërrimi i popullit tim, Nefitëve.

8 Dhe vini re, është dora e Zotit që e bëri këtë gjë. Dhe vini re, gjithashtu Lamanitët janë në aluftë me njëri-tjetrin; dhe e tërë faqja e kësaj toke është një rreth i vazhdueshëm, vrasjeje dhe gjakderdhjeje; dhe askush nuk e di fundin e luftës.

9 Dhe tani, vini re, unë nuk do të them më shumë në lidhje me ta, pasi nuk ka asnjë që ekziston mbi sipërfaqen e tokës, veçse Lamanitë dhe ahajdutë.

10 Dhe nuk ka asnjë njeri që njeh Perëndinë e vërtetë, veçse adishepujt e Jezusit, të cilët qëndruan në tokë derisa ligësia e njerëzve qe kaq e madhe, sa Zoti nuk i lejoi që të brrinin më me popullin; dhe nëse ata janë mbi faqen e kësaj toke, askush nuk e di.

11 Por, vini re, aati im dhe unë i kemi parë dhe ata na kanë shërbyer.

12 Dhe kushdo që merr këtë anal dhe nuk e dënon atë për të metat që janë në të, po ai do të dijë gjëra a të mëdha sesa këto. Vini re, unë jam Moroni; dhe po të ishte e mundur, unë do t’jua bëja të ditura të gjitha gjërat.

13 Vini re, tani unë i jap fund fjalës sime në lidhje me këtë popull. Unë jam biri i Mormonit dhe ati im ishte një apasardhës i Nefit.

14 Dhe unë jam i njëjti që po afsheh këtë anal për Zotin; fletët e tij nuk janë të çmueshme, për shkak të urdhërimit të Zotit. Pasi, ai ka thënë në të vërtetë, se askush nuk do të mund t’i ketë ato bpër të nxjerrë fitime; por anali në to është i një vlere të madhe; dhe kushdo që do ta nxjerrë në dritë, atë, Zoti do ta bekojë.

15 Askush nuk do të ketë fuqi t’i nxjerrë në dritë, veçse në qoftë se i jepet nga Perëndia; pasi Perëndia do që të bëhet me një asy të vetëm në lavdinë e tij ose në mirëqenien e popullit të lashtë të besëlidhjes dhe prej kohësh të shpërndarë.

16 Dhe bekuar qoftë aai që do ta nxjerrë këtë gjë në dritë; pasi ajo do të bnxirret nga errësira në dritë, sipas fjalës së Perëndisë; po, do të nxirret nga toka dhe do të shkëlqejë në errësirë, dhe do të vijë në njohurinë e njerëzve; dhe kjo gjë do të bëhet nëpërmjet fuqisë së Perëndisë.

17 Dhe në qoftë se ka agabime, ato janë gabime të njeriut. Por, vini re, ne nuk dimë për ndonjë gabim; megjithatë, Perëndia i di të gjitha gjërat, prandaj, ai që bdënon të jetë i kujdesshëm, se përndryshe, do të jetë në rrezik nga zjarri i ferrit.

18 Dhe ai që thotë: Më trego ose përndryshe do të qëllohesh—të jetë i kujdesshëm që të mos urdhërojë për atë që është e ndaluar nga Zoti.

19 Pasi vini re, ai që agjykon me nxitim do të gjykohet përsëri me nxitim; meqë sipas punës së tij do të jetë dhe shpërblimi; prandaj, ai që godet do të goditet përsëri nga Zoti.

20 Vini re, shkrimi i shenjtë thotë—njeriu nuk duhet të qëllojë as nuk duhet të gjykojë, pasi gjykimi është i imi, thotë Zoti, dhe gjithashtu hakmarrja është e imja; dhe unë do të ripaguaj.

21 Dhe ai që do të shprehë zemërim dhe do të luftojë kundër veprës së Zotit dhe kundër popullit të besëlidhjes së Zotit, që janë nga shtëpia e Izraelit dhe do të thotë: Ne do të shkatërrojmë veprën e Zotit dhe Zotit nuk do t’i kujtohet besëlidhja që ka bërë me shtëpinë e Izraelit—po ai është në rrezik të kositet dhe të hidhet në zjarr;

22 Pasi aqëllimet e përjetshme të Zotit do të vazhdojnë, derisa të gjitha premtimet e tij të plotësohen.

23 Kërkoni profecitë e aIsaias. Vini re, unë nuk mund t’i shkruaj ato. Po, vini re unë ju them juve se ata shenjtorë që kanë vdekur para meje, që kanë zotëruar këtë tokë, do ta blusin, po, madje nga pluhuri do ta lusin Zotin; dhe sikurse Zoti jeton, ai do të kujtojë besëlidhjen që ka bërë me ta.

24 Dhe ai i di alutjet e tyre, që ishin në favor të vëllezërve të tyre. Dhe ai e di besimin e tyre, pasi në emër të tij, ata mund të lëviznin bmalet; dhe në emër të tij, ata mund të bënin që të dridhej toka; dhe se me fuqinë e fjalës së tij, ata bënë që të shembeshin përdhe cburgjet; po, madje furrat plot zjarr nuk mund t’i dëmtonin ata, as bishat e egra, as gjarpërinjtë helmues, për shkak të fuqisë së fjalës së tij.

25 Dhe vini re, alutjet e tyre qenë gjithashtu në favor të atij që Zoti do ta kishte lejuar t’i nxirrte këto gjëra në dritë.

26 Dhe askush nuk mund të thotë se ato nuk do të dalin, pasi me siguri do të dalin në dritë, meqë Zoti e ka thënë këtë gjë; pasi ato do të adalin nga toka, me anë të dorës së Zotit dhe askush nuk mund ta ndalojë; dhe kjo do të ndodhë një ditë kur të thuhet se nuk do të ndodhin më bmrekulli; dhe do të ndodhë madje, sikur dikush të fliste c vdekuri.

27 Dhe do të dalin në dritë një ditë kur agjaku i shenjtorëve do t’i thërrasë Zotit, për shkak të bkomploteve të fshehta dhe të punëve të errësirës.

28 Po, do të vijnë në një ditë kur të mohohet fuqia e Perëndisë dhe kur akishat do të bëhen të fëlliqura dhe do të ngrihen në krenarinë e zemrave të tyre; po, madje në një ditë, kur udhëheqësit dhe mësuesit e kishave do të ngrihen në krenarinë e zemrave të tyre, madje, derisa t’i kenë zili ata që u përkasin kishave të tyre.

29 Po, do të vijë në një ditë kur a dëgjohet për zjarre dhe për stuhi dhe për bavuj tymi në toka të huaja;

30 Dhe gjithashtu do të dëgjohet për aluftëra, zhurma luftërash dhe tërmete në vende të ndryshme.

31 Po, do të vijë në një ditë kur mbi faqe të dheut do të ketë fëlliqësi të mëdha; do të ketë vrasje dhe grabitje dhe gënjeshtra, dhe mashtrime, dhe lavirësi, dhe të gjitha llojet e neverive; kur do të ketë shumë që do të thonë: Bëj këtë ose bëj atë dhe nuk ka arëndësi, pasi të tillët Zoti do t’i bmbështesë në ditën e fundit. Por, mjerë të tillët, pasi ata janë në cvrerin e hidhësirës dhe në rripat e paudhësisë.

32 Po, do të vijë në një ditë kur do të ketë kisha të ngritura që do të thonë: Ejani tek unë dhe për të hollat tuaja, do t’ju falen mëkatet tuaja.

33 O ju popull i lig dhe i çoroditur dhe kokëfortë, përse keni ngritur kisha, me qëllim afitimesh për vete? Përse keni bndryshuar fjalën e shenjtë të Perëndisë, duke sjellë cmallkim në shpirtrat tuaj? Vini re, shikoni zbulesat e Perëndisë; pasi vini re, koha vjen në atë ditë kur të gjitha këto gjëra do të përmbushen.

34 Vini re, Zoti më ka treguar gjëra të mëdha dhe të mrekullueshme në lidhje me atë që do të vërtetohet së shpejti, në atë ditë kur këto gjëra të dalin në dritë mes jush.

35 Vini re, unë ju flas sikur të ishit të pranishëm, por megjithatë nuk jeni akoma. Por vini re, Jezu Krishti ju ka paraqitur tek unë dhe unë i di veprimet tuaja.

36 Dhe unë e di se aecni në krenarinë e zemrave tuaja; dhe se nuk ka veçse pak që nuk bngrihen në krenarinë e zemrave të tyre, duke veshur crroba luksi, duke pasur zili dhe duke u grindur dhe duke qenë shpirtligj, dhe duke përndjekjur, dhe të gjitha llojet e paudhësive; dhe kishat tuaja, po, madje secila prej tyre, janë bërë të fëlliqura për shkak të krenarisë së zemrave tuaja.

37 Pasi vini re, ju doni aparatë dhe të mirat tuaja materiale dhe veshjet luksoze, dhe zbukurimet e kishave tuaja, më shumë sesa doni të varfërit dhe nevojtarët, të sëmurët dhe fatkeqët.

38 O ju të fëlliqur, ju hipokritë, ju mësues që shisni veten tuaj për ato gjëra që të prishin, përse keni fëlliqur kishën e shenjtë të Perëndisë? Përse keni aturp të merrni mbi vete emrin e Krishtit? Përse nuk mendoni se është më e madhe vlera e një lumturie të pafund, sesa ai bmjerim që kurrë nuk vdes—për shkak të clavdisë së botës?

39 Përse stoliseni me ato gjëra që nuk kanë jetë dhe megjithatë lini që i urituri dhe nevojtari dhe i zhveshuri, dhe i sëmuri, dhe fatkeqi t’ju kalojnë pranë, dhe nuk i vini re?

40 Po, përse përgatitni neveritë tuaja të afshehta për të marrë fitime dhe bëni që të vejat të vajtojnë para Zotit, dhe gjithashtu jetimët të vajtojnë para Zotit dhe që gjithashtu gjaku i etërve të tyre dhe i bashkëshortëve të tyre të lusë Zotin nga dheu për hakmarrje mbi kokat tuaja?

41 Vini re, shpata e hakmarrjes varet mbi ju; dhe shpejt vjen koha që ai të marrë ahak gjakun e shenjtorëve mbi ju, pasi ai nuk do t’i durojë më përgjërimet e tyre.