Kapituj 

Kapitulli 1
Amaroni udhëzon Mormonin në lidhje me analet e shenjta—Fillon lufta mes Nefitëve dhe Lamanitëve—Tre Nefitët merren—Ligësia, mosbesimi, magjitë dhe shtrigëria mbizotëron. Rreth 321–326 pas K.
Kapitulli 2
Mormoni udhëheq ushtritë e Nefitëve—Gjak dhe kërdi mbulojnë tokën—Nefitët ankohen dhe vajtojnë me dhembjen e të mallkuarve—Dita e tyre e mëshirës ka kaluar—Mormoni merr fletët e Nefit—Vazhdojnë luftërat. Rreth 327–350 pas K.
Kapitulli 3
Mormoni u thërret Nefitëve të pendohen—Ata korrin një fitore të madhe dhe lavdërohen me fuqinë e tyre—Mormoni nuk pranon t'i udhëheqë më dhe lutjet e tij për ta janë pa besim—Libri i Mormonit fton dymbëdhjetë fiset e Izraelit të besojnë ungjillin. Rreth 360–362 pas K.
Kapitulli 4
Vazhdon lufta dhe kërdia—Të ligjtë ndëshkojnë të ligjtë—Ligësi më e madhe mbretëron në të gjithë Izraelin si kurrë më parë—Gra dhe fëmijë u bëhen fli idhujve—Lamanitët fillojnë t'i fshijnë Nefitët që gjejnë para tyre. Rreth 363–375 pas K.
Kapitulli 5
Mormoni udhëheq përsëri ushtritë Nefite në beteja të gjakut dhe të kërdisë—Libri i Mormonit do të dalë në dritë për të bindur gjithë Izraelin se Jezusi është Krishti—Lamanitët do të shpërndahen për shkak të mosbesimit të tyre dhe Shpirti do të pushojë së përpjekuri me ta—Ata do të marrin, në ditët e mëvonshme, ungjillin nga Johebrenjtë. Rreth 375–384 pas K.
Kapitulli 6
Nefitët mblidhen në tokën Kumorah për betejat e fundit—Mormoni i fsheh analet e shenjta në kodrën Kumorah—Lamanitët dalin ngadhënjyes dhe kombi i Nefitëve shkatërrohet—Qindra mijëra vriten nga shpata. Rreth 385 pas K.
Kapitulli 7
Mormoni fton Lamanitët e ditëve të mëvonshme të besojnë në Krisht, të pranojnë ungjillin e tij dhe të shpëtohen—Të gjithë ata që besojnë në Biblën, do të besojnë gjithashtu në Librin e Mormonit. Rreth 385 pas K.
Kapitulli 8
Lamanitët i kërkojnë dhe i shkatërrojnë Nefitët—Libri i Mormonit do të dalë në dritë nga fuqia e Perëndisë—Mjerime do t'u vijnë atyre që flasin me zemërim dhe luftojnë kundër veprës së Zotit—Anali i Nefitëve do të dalë në dritë në një ditë ligësie, degjenerimi dhe braktisjeje të fesë Rreth 400–421 pas K.
Kapitulli 9
Moroni u thërret atyre që nuk besojnë në Krisht, të pendohen—Ai shpall një Perëndi të mrekullive, që jep zbulesa dhe derdh dhurata dhe shenja mbi besnikët—Mrekullitë pushojnë për shkak të mosbesimit—Shenjat ndjekin ata që besojnë—Njerëzit këshillohen të jenë të urtë dhe të zbatojnë urdhërimet. Rreth 401–421 pas K.