Shkrimet e Shenjta
Moroni 10


Kapitulli 10

Një dëshmi e Librit të Mormonit vjen nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë—Dhuratat e Shpirtit u jepen besnikëve—Dhuratat shpirtërore shoqërojnë gjithnjë besimin—Fjalët e Moronit flasin nga pluhuri—Ejani te Krishti, jini të përsosur në të dhe shenjtëroni shpirtrat tuaj. Rreth 421 pas K.

1 Tani, unë Moroni, shkruaj diçka që më duket e mirë; dhe u shkruaj vëllezërve të mi aLamanitë; dhe unë dua që të dinë se kanë kaluar më shumë se katërqind e njëzet vjet që kur u dha shenja e ardhjes së Krishtit.

2 Dhe unë i avulos këto anale, pasi të them pak fjalë për t’ju këshilluar.

3 Vini re, unë do t’ju këshilloj që kur t’i lexoni këto gjëra, në qoftë se është urtësi në Perëndi që ju t’i lexoni ato, të kujtoni sa i mëshirshëm ka qenë Zoti ndaj fëmijëve të njerëzve, që nga krijimi i Adamit dhe deri në kohën kur do t’i merrni këto gjëra dhe t’i ameditonibzemrat tuaja.

4 Dhe kur ju t’i merrni këto gjëra, unë do t’ju këshilloja që të apyesni Perëndinë, Atin e Amshuar, në emrin e Krishtit, në qoftë se këto gjëra bnuk janë të vërteta; dhe në qoftë se ju do të kërkoni me një zemër të csinqertë, me qëllim të dvërtetë duke pasur ebesim në Krisht, ai do t’ju ftregojëgvërtetën, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.

5 Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të adinibvërtetën e të gjitha gjërave.

6 Dhe çdo gjë që është e mirë është e drejtë dhe e vërtetë; prandaj, asgjë që është e mirë, nuk e mohon Krishtin, por pranon që ai është.

7 Dhe ju mund ta dini se ai është, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë; prandaj, unë do t’ju këshilloja të mos mohoni fuqinë e Perëndisë; pasi ai vepron nëpërmjet fuqisë, asipas besimit të fëmijëve të njerëzve, njëlloj sot dhe nesër, dhe përgjithmonë.

8 Dhe përsëri, unë ju këshilloj, vëllezër të mi, të mos mohoni adhuratat e Perëndisë, pasi ato janë shumë; dhe ato vijnë nga i njëjti Perëndi. Dhe ka mënyra të bndryshme sesi jepen këto dhurata; por është i njëjti Perëndi që vepron në çdo gjë; dhe ato u jepen njerëzve nëpërmjet shfaqjeve të Shpirtit të Perëndisë për përfitimin e tyre.

9 Pasi vini re, anjërit i jepet nga Shpirti i Perëndisë, që të mund të bmësojë fjalën e diturisë.

10 Dhe një tjetri, që ai t’u mësojë të tjerëve, nga i njëjti Shpirt, fjalën e njohurisë;

11 Dhe një tjetri, abesim jashtëzakonisht i madh; dhe një tjetri dhuratat e bshërimit me anë të të njëjtit Shpirt;

12 Dhe përsëri, një tjetri, që ai të mund të bëjë amrekulli të fuqishme;

13 Dhe përsëri, një tjetri, që të mund të profetizojë në lidhje me të gjitha gjërat;

14 Dhe përsëri, një tjetri, që të shohë engjëjt dhe shpirtrat shërbyes;

15 Dhe përsëri, një tjetri, të gjitha llojet e gjuhëve;

16 Dhe përsëri, një tjetri, interpretimi i gjuhëve dhe llojeve të ndryshme të agjuhëve.

17 Dhe të gjitha këto dhurata vijnë me anë të Shpirtit të Krishtit; dhe ato i vijnë çdo njeriu në mënyra të ndryshme, sipas vullnetit të tij.

18 Dhe unë do t’ju këshilloja, vëllezër të mi të dashur, të mbani mend se açdo dhuratë e mirë, vjen nga Krishti.

19 Dhe unë do t’ju këshilloja, vëllezër të mi të dashur, të mbani mend se ai është i anjëjti dje, sot dhe përgjithmonë dhe se të gjitha këto dhurata, për të cilat ju fola, të cilat janë shpirtërore, nuk do të zhduken kurrë, madje për sa të qëndrojë bota, veçse nga bmosbesimi i fëmijëve të njerëzve.

20 Prandaj, duhet të ketë abesim; dhe në qoftë se duhet të ketë besim, duhet të ketë gjithashtu shpresë; dhe në qoftë se duhet të ketë shpresë, duhet të ketë gjithashtu dashuri hyjnore.

21 Dhe në qoftë se nuk keni adashuri hyjnore, ju nuk mund të shpëtoheni në asnjë mënyrë në mbretërinë e Perëndisë; as nuk mund të shpëtoheni në mbretërinë e Perëndisë, në qoftë se nuk keni besim, as në qoftë se nuk keni shpresë.

22 Dhe në qoftë se nuk keni shpresë, ju duhet të jeni në dëshpërim; dhe dëshpërimi vjen nga paudhësia.

23 Dhe Krishti në të vërtetë u tha etërve tanë: a qoftë se keni besim, ju mund të bëni të gjitha gjërat që janë të përshtatshme për mua.

24 Dhe tani unë u flas të gjitha skajeve të tokës—që në qoftë se dita vjen që fuqia dhe dhuratat e Perëndisë nuk do të jenë më mes jush, kjo do të ndodhë apër shkak të bmosbesimit.

25 Dhe mjerë fëmijët e njerëzve në qoftë se kjo gjë do të vërtetohet; pasi nuk do të ketë aasnjë mes jush që të bëjë mirë, jo, asnjë. Pasi, po të ketë një mes jush që të bëjë mirë, ai do të punojë me anë të fuqisë dhe dhuratave të Perëndisë.

26 Dhe mjerë ata që do t’i zhdukin këto gjëra dhe të vdesin, pasi avdesinbmëkatet e tyre dhe nuk mund të shpëtohen në mbretërinë e Perëndisë; dhe unë flas sipas fjalëve të Krishtit; dhe nuk gënjej.

27 Dhe unë ju këshilloj t’i mbani mend këto gjëra; pasi shpejt do të vijë koha që do të dini se unë nuk gënjej; pasi ju do të më shihni te shufra e gjykimit të Perëndisë; dhe Zoti Perëndi do t’ju thotë: A nuk jua njoftova afjalët e mia që u shkruan nga ky njeri, sikurse një njeri që bthërret nga varri, po, madje sikurse dikush që flet nga cpluhuri?

28 Unë i njoftoj këto gjëra për të përmbushur profecitë. Dhe vini re, ato do të dalin nga goja e Perëndisë së përjetshëm; dhe fjala e tij do të aushtojë nga brezi në brez.

29 Dhe Perëndia do t’ju tregojë se ajo që kam shkruar, është e vërtetë.

30 Dhe përsëri, unë do t’ju këshilloja që ju të avini te Krishti dhe të merrni çdo dhuratë të mirë dhe të mos bprekni dhuratën e ligë, as gjënë e papastër.

31 Dhe azgjohu dhe ngrihu nga pluhuri, O Jeruzalem; po, dhe vish rrobat e bukura, O bijë e bSionit; dhe cforco dkunjat e tua dhe zgjero gjithnjë kufijtë e tu, që të emos hutohesh më, që besëlidhjet e Atit të Amshuar që bëri me ty, O shtëpi e Izraelit, të mund të plotësohen.

32 Po, aejani te Krishti dhe bpërsosuni në të dhe i mohoni vetes çdo ligësi; dhe në qoftë se do t’i mohoni vetes çdo ligësi dhe ta cdoni Perëndinë me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj, atëherë hiri i tij mjafton për ju, se me anë të hirit të tij ju mund të bëheni të përsosur në Krisht; dhe në qoftë se për dhir të Perëndisë ju jeni bërë të përsosur në Krisht, ju nuk mund të mohoni në asnjë mënyrë pushtetin e Perëndisë.

33 Dhe përsëri, në qoftë se ju me anë të hirit të Perëndisë jeni të përkryer në Krisht dhe nuk mohoni pushtetin e tij, atëherë do të ashenjtëroheni në Krisht me anë të hirit të Perëndisë, nëpërmjet derdhjes së bgjakut të Krishtit, që është në besëlidhjen e Atit për cheqjen e mëkateve tuaja, që ju të bëheni të dshenjtë, pa njollë.

34 Dhe tani, unë po ju them të gjithëve, lamtumirë. Së shpejti do të shkoj të apushojbparajsën e Perëndisë, deri kur cshpirti dhe trupi im do të dbashkohen përsëri dhe unë do të çohem ngadhnjimtar nëpër eajër, për t’ju takuar para shufrës f këndshme të gJehovait të madh, hGjykatësit të Përjetshëm të atyre që janë gjallë dhe që kanë vdekur. Amen.

Fund