Shkrimet e Shenjta
Moroni 4


Kapitulli 4

Shpjegohet sesi pleqtë dhe priftërinjtë administrojnë bukën e sakramentit. Rreth 401–421 pas K.

1 aMënyra sesi bpleqtë dhe priftërinjtë administronin mishin dhe gjakun e Krishtit ndaj kishës; dhe ata e cadministronin atë sipas urdhërimeve të Krishtit; prandaj ne e dimë se mënyra është e vërtetë; dhe plaku ose prifti e administronin atë—

2 Dhe ata uleshin në gjunjë me pjesëtarët e kishës dhe i luteshin Atit, në emrin e Krishtit, duke thënë:

3 O Perëndi, Ati i Amshuar, ne të kërkojmë ty në emër të Birit tënd, Jezu Krishtit, t’u bekosh e t’u shenjtërosh këtë abukë shpirtrave të të gjithë atyre që marrin prej saj, që ata të mund të hanë në bkujtim të trupit të Birit tënd dhe të mund të të dëshmojnë ty, O Perëndi, Ati i Amshuar, se ata janë të gatshëm të marrin mbi vete cemrin e Birit tënd dhe gjithmonë ta kujtojnë atë e të zbatojnë urdhërimet që ai u ka dhënë atyre, që të mund të kenë gjithmonë dShpirtin e tij me ta. Amen.