Shkrimet e Shenjta
Moroni 6


Kapitulli 6

Njerëzit që pendohen, pagëzohen dhe shoqërohen miqësisht në kishë—Anëtarët e kishës që pendohen, falen—Mbledhjet drejtohen me anën e fuqisë së Frymës së Shenjtë. Rreth 401–421 pas K.

1 Dhe tani, po flas në lidhje me apagëzimin. Vini re, pleq, priftërinj dhe mësues u pagëzuan; dhe ata nuk u pagëzuan, në qoftë se nuk sollën fryt, që ata ishin të bdenjë për të.

2 As nuk pranuan njeri në pagëzim, në qoftë se nuk erdhën me një azemër të thyer dhe shpirt të penduar dhe i dëshmuan kishës se ata ishin penduar me të vërtetë për të gjitha mëkatet e tyre.

3 Dhe asnjë nuk u pranua në pagëzim, në qoftë se nuk do të amerrte mbi vete emrin e Krishtit, duke patur vendosmëri për t’i shërbyer atij deri në fund.

4 Dhe pasi u pranuan në pagëzim dhe u ndikuan dhe u apastruan nga fuqia e Frymës së Shenjtë, ata u numëruan mes njerëzve të kishës së Krishtit; dhe bemrat e tyre u morën kështu që ata të mund të kujtoheshin dhe të ushqeheshin nga fjala e mirë e Perëndisë, për t’i mbajtur në udhën e drejtë, për t’i mbajtur përherë të ckujdesshëm në lutje, dduke u mbështetur vetëm në meritat e Krishtit që ishte eautori dhe plotësuesi i besimit të tyre.

5 Dhe akisha mblidhej së bashku bshpesh për të cagjëruar, për t’u lutur dhe për të folur me njëri-tjetrin, në lidhje me mirëqenien e shpirtit të tyre.

6 Dhe ata mblidheshin shpesh së bashku të merrnin bukë dhe verë në kujtim të Zotit Jezus.

7 Dhe ishin të kujdesshëm që të amos kishte ndonjë paudhësi mes tyre; dhe të gjithë ata që ishin gjetur duke bërë paudhësi dhe btre dëshmitarë të kishës e dënonin atë para cpleqve dhe nëse ata nuk pendoheshin dhe nuk drrëfenin, emrat e tyre efshiheshin dhe ata nuk mund të numëroheshin më mes njerëzve të Krishtit.

8 Por, akurdoherë që pendoheshin dhe kërkonin ndjesë me dëshirë të sinqertë, ata bfaleshin.

9 Dhe mbledhjet e tyre abëheshin nga kisha, sipas mënyrës së shfaqjes së Shpirtit dhe nëpërmjet fuqisë së bFrymës së Shenjtë; pasi, sikurse fuqia e Frymës së Shenjtë i bënte ata të predikonin ose të nxitnin, ose të luteshin, ose të kërkonin, ose të këndonin, madje, ashtu bëhej.