Shkrimet e Shenjta
Mosia 4


Kapitulli 4

Mbreti Beniamin vazhdon fjalimin e tij—Shpëtimi vjen për shkak të Shlyerjes—Beso në Perëndi që të shpëtohesh—Mbaj një falje të mëkateve të tua nëpërmjet besimit—Jepu nga pasuria jote të varfërve—Bëj të gjitha gjërat në urtësi dhe rregull. Rreth 124 para K.

1 Dhe tani, ndodhi që kur mbreti Beniamin i kishte dhënë fund të folurit të fjalëve që i ishin dhënë atij nga engjëlli i Zotit, ai hodhi sytë rreth e përqark mbi turmën dhe vini re, ata kishin rënë në tokë, pasi afrika e Zotit kishte ardhur mbi ta.

2 Dhe ata kishin parë veten e tyre në gjendjen e tyre atrupore, madje b të paktë se pluhuri i tokës. Dhe ata të gjithë thirrën lart me një zë, duke thënë: O, ki mëshirë dhe përdor gjakun cshlyes të Krishtit, që ne të mund të marrim faljen e mëkateve tona dhe zemrat tona të mund të pastrohen; pasi ne besojmë në Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë, që dkrijoi qiellin dhe tokën dhe të gjitha gjërat; i cili do të vijë poshtë mes fëmijëve të njerëzve.

3 Dhe ndodhi që pasi kishin folur këto fjalë, Shpirti i Zotit erdhi mbi ta dhe ata u mbushën me gëzim, pasi kishin marrë një aheqje të mëkateve të tyre dhe pasi kishin paqe të bndërgjegjes, për shkak të cbesimit të jashtëzakonshëm që ata kishin në Jezu Krishtin, i cili do të vinte, sipas fjalëve që mbreti Beniamin u kishte folur atyre.

4 Dhe mbreti Beniamin përsëri hapi gojën e tij dhe filloi t’u fliste atyre, duke thënë: Miq të mi dhe vëllezër të mi, farefisi im dhe populli im, unë do të tërhiqja edhe një herë vëmendjen tuaj, që ju të mund të dëgjoni dhe të kuptoni pjesën tjetër të fjalëve të mia që unë do t’ju flas juve.

5 Pasi vini re, nëse njohuria e mirësisë së aPerëndisë në këtë kohë ju ka zgjuar një ndjenjë të asgjësisë suaj dhe të pavleftësisë suaj dhe gjendjes së rënë—

6 Unë ju them juve, në qoftë se ju keni ardhur në një anjohuri të mirësisë së Perëndisë dhe fuqisë së tij të pamasë dhe urtësisë së tij, dhe durimit të tij, dhe durueshmërisë së tij ndaj fëmijëve të njerëzve, dhe gjithashtu bshlyerjes që ka qenë përgatitur që nga ckrijimi i botës, që kështu shpëtimi të mund t’i vinte atij që do të vendoste dbesimin e tij në Zotin dhe do të ishte i zellshëm në zbatimin e urdhërimeve të tij, dhe do të vazhdonte në besim, madje deri në fund të jetës së tij, unë dua të them të jetës së trupit të vdekshëm—

7 Unë them, se ky është njeriu që merr shpëtim nëpërmjet shlyerjes, që ishte përgatitur nga themelimi i botës për të gjithë njerëzimin, që ishte që nga arënia e Adamit, ose që është, ose që do të jetë ndonjëherë, madje deri në fund të botës.

8 Dhe ky është mjeti nëpërmjet të cilit vjen shpëtimi. Dhe nuk ka aasnjë shpëtim tjetër përveç këtij, për të cilin është folur; as nuk ka kushte të tjera, nëpërmjet të cilave njeriu mund të shpëtohet, veçse kushteve që unë ju kam treguar.

9 Besoni në Perëndinë; besoni se ai është dhe se ai krijoi të gjitha gjërat, si në qiell ashtu edhe në tokë; besoni se ai ka të gjithë aditurinë dhe të gjithë fuqinë, si në qiell ashtu edhe në tokë; besoni se njeriu nuk i bkupton të gjitha gjërat që Zoti mund të kuptojë.

10 Dhe përsëri, besoni se ju duhet të apendoheni për mëkatet tuaja dhe t’i braktisni ato, dhe të përulni veten tuaj para Perëndisë; dhe të kërkoni në çiltërsinë e zemrës, që ai t’ju bfalë juve; dhe tani, në qoftë se ju cbesoni të gjitha këto gjëra, shikoni që t’i dbëni ato.

11 Dhe përsëri unë ju them, sikurse kam thënë më parë, që, në qoftë se ju keni ardhur në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, ose në qoftë se ju keni njohur mirësinë e tij dhe keni ashijuar nga dashura e tij dhe keni marrë një bheqje të mëkateve tuaja, që shkakton një gëzim jashtëzakonisht kaq të madh në shpirtrat tuaj, madje kështu unë do të doja që ju të kujtoni dhe gjithmonë të mbani në kujtesë, madhështinë e Perëndisë dhe casgjësinë tuaj, dmirësinë dhe keqardhjen e tij ndaj jush, krijesa të padenja dhe të përulni veten tuaj madje në thellësitë e epërulësisë, duke fthirrur emrin e Zotit çdo ditë dhe duke qëndruar me vendosmëri në besimin e asaj që do të vijë, që u fol nga goja e engjëllit.

12 Dhe vini re, unë ju them juve se në qoftë se e bëni këtë, ju do të gëzoheni gjithmonë dhe do të mbusheni me adashurinë e Perëndisë dhe gjithmonë do të bmbani një heqje të mëkateve tuaja; dhe ju do të rriteni në njohurinë e lavdisë së atij që ju krijoi, ose në njohurinë e asaj që është e drejtë dhe e vërtetë.

13 Dhe ju nuk do të keni një mendje për të dëmtuar njëri-tjetrin, por për të jetuar në apaqe dhe për t’i dhënë çdo njeriu sipas asaj që i takon.

14 Dhe ju nuk do të lejoni afëmijët tuaj që ata të jenë të uritur ose të zhveshur; as nuk do të lejoni që ata të shkelin ligjet e Perëndisë dhe të bluftojnë dhe të grinden me njëri-tjetrin, dhe t’i shërbejnë djallit që është mjeshtri i mëkatit, ose që është shpirti i lig, për të cilin është folur nga etërit tanë, ai duke qenë një armik i të gjithë drejtësisë.

15 Por, ju do t’u amësoni atyre të becin në udhët e së vërtetës dhe të maturisë; ju do t’u mësoni atyre të cduan njëri-tjetrin dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit.

16 Dhe gjithashtu, ju vetë do të andihmoni ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj; ju do t’i jepni nga pasuria juaj atij që është në nevojë; dhe ju nuk do të lejoni që blypësi t’ju ofrojë lutjen e tij më kot dhe ta lini atë të mbarojë.

17 Ndoshta ti do të athuash: Njeriu ka sjellë mbi veten e tij mjerimin e tij, prandaj unë do ta përmbaj dorën time dhe nuk do t’i jap atij nga ushqimi im, as nuk do t’i jap atij nga pasuria ime, që ai të mos vuajë, pasi ndëshkimet e tij janë të drejta—

18 Por, unë ju them juve, O njeri, kushdo që e bën këtë, po ai ka arsye të madhe të pendohet; dhe në qoftë se nuk pendohet për atë që ka bërë, ai mbaron përgjithnjë dhe nuk ka pjesë në mbretërinë e Perëndisë.

19 Pasi vini re, a nuk jemi ne të gjithë lypësa? A nuk varemi ne të gjithë nga e njëjta Qenie, madje Perëndia, për të gjithë pasurinë që ne kemi, si për ushqim ashtu dhe veshje dhe për ar, dhe për argjend, dhe për të gjitha pasuritë e çdo lloji që ne kemi?

20 Dhe vini re, madje në këtë kohë, ju keni qenë duke thirrur emrin e tij dhe duke u lutur për një heqje të mëkateve tuaja. Dhe a ju ka lejuar ai që të keni lypur më kot? Jo, ai ka derdhur Shpirtin e tij mbi ju dhe ka shkaktuar që zemrat tuaja të jenë mbushur me agëzim dhe ka shkaktuar që gojët tuaja të mbyllen, që ju të mos gjeni shprehje, kaq jashtëzakonisht i madh ishte gëzimi juaj.

21 Dhe tani, në qoftë se Perëndia që ju ka krijuar, tek i cili ju jeni vartës për jetët tuaja dhe për gjithçka që ju keni dhe jeni, ju siguron juve çfarëdo që kërkoni që është e drejtë, në besim, duke besuar se ju do ta merrni, O atëherë, sa më shumë duhet t’i ajepni nga pasuria që keni njëri-tjetrit.

22 Dhe në qoftë se ju e agjykoni njeriun që ofron lutjen e tij tek ju për pasurinë tuaj, që ai të mos vdesë dhe e dënoni atë, aq më i drejtë do të jetë dënimi juaj për bmbajtjen e pasurisë tuaj, e cila nuk ju përket juve, por Perëndisë të cilit i përket edhe jeta juaj; dhe megjithatë ti nuk bën ndonjë lutje, as nuk pendohesh për gjënë që ti ke bërë.

23 Unë ju them juve, mjerë ai njeri, pasi pasuria e tij do të mbarojë me të; dhe tani unë ua them këto gjëra atyre që janë të apasur me gjërat e kësaj bote.

24 Dhe përsëri, unë u them të varfërve, juve që nuk keni dhe përsëri keni mjaft, që ju të qëndroni nga dita në ditë; unë dua t’ju them, të gjithë juve që mohoni lypësin, pasi ju nuk keni; unë do të doja që ju të thoshit në zemrat tuaja që: Unë nuk jap, sepse nuk kam, por në qoftë se do të kisha, do të ajepja.

25 Dhe tani, në qoftë se e thoni këtë në zemrat tuaja, ju qëndroni të pafajshëm, përndryshe ju adënoheni dhe dënimi juaj është i drejtë, pasi ju lakmoni atë që nuk e keni marrë.

26 Dhe tani, për hirin e këtyre gjërave që unë ju kam folur—që është për hirin e ruajtjes së një heqjeje të mëkateve tuaja nga dita në ditë, që ju të mund të aecni të pafajshëm para Perëndisë—unë do të doja që ju t’u bjepni nga pasuria juaj të cvarfërve, çdo njeri sipas asaj që ka, në mënyrë që të dushqehen të uriturit, të vishen të zhveshurit, të vizitohen të sëmurët dhe t’u jepni ndihmë atyre qoftë shpirtërisht, ashtu edhe materialisht, sipas nevojave të tyre.

27 Dhe shikoni, që të gjitha këto gjëra të jenë bërë në urtësi dhe rregull; pasi nuk është e nevojshme që një njeri duhet të vrapojë a shpejt sesa ai ka fuqi. Dhe përsëri, është e domosdoshme që ai duhet të jetë i zellshëm, që kështu të mund të fitojë çmimin; prandaj të gjitha gjërat duhet të bëhen në rregull.

28 Dhe unë do të doja që ju të mbanit mend se kushdo mes jush, që merr hua nga fqinji i tij duhet t’ia kthejë gjënë që ai ka marrë hua, sipas asaj që bini dakort, përndryshe do të bëni mëkat; dhe ndoshta do të shkaktoni që fqinji të bëjë mëkat gjithashtu.

29 Dhe së fundi, unë nuk mund t’ju tregoj juve të gjitha gjërat që mund t’ju shtyjnë të bëni mëkat; pasi ka mënyra dhe mjete të ndryshme, madje aq shumë sa unë nuk mund t’i numëroj ato.

30 Por, kaq unë mund t’ju them, se në qoftë se ju nuk ashikoni veten tuaj dhe bmendimet tuaja dhe cfjalët tuaja, dhe veprat tuaja dhe nuk respektoni urdhërimet e Perëndisë dhe nuk vazhdoni në besim për çfarë ju keni dëgjuar në lidhje me ardhjen e Zotit tonë, madje deri në fund të jetës suaj, ju duhet të vdisni. Dhe tani, O njeri, mbaj mend dhe mos vdis.