Kapituj 

Kapitulli 1
Mbreti Beniamin u mëson bijve të tij gjuhën dhe profetizon për etërit e tyre—Feja dhe qytetërimi i tyre u ruajtën për shkak të analeve të mbajtura në fletët e ndryshme—Mosia zgjidhet si mbret dhe i jepet kujdestaria e analeve dhe gjëra të tjera. Rreth 130–124 para K.
Kapitulli 2
Mbreti Beniamin i drejtohet popullit të tij—Ai tregon barazinë, drejtësinë dhe shpirtshmërinë e mbretërisë së tij—Ai i këshillon ata që t'i shërbejnë Mbretit të tyre qiellor—Ata që ngrejnë krye kundër Perëndisë, do të vuajnë në vuajtje të madhe si zjarr i pashuar. Rreth 124 para K.
Kapitulli 3
Mbreti Beniamin vazhdon fjalimin e tij—Zoti i Plotfuqishëm do të shërbejë mes njerëzve në një tabernakull prej argjile—Gjak do të dalë nga çdo por ndërsa ai shlyen për mëkatet e botës—I tiji është i vetmi emër, nëpërmjet të cilit vjen shpëtimi—Njerëzit mund të lënë mënjanë njeriun e natyrshëm dhe të bëhen Shenjtorë nëpërmjet Shlyerjes—Mundimi i të ligut do të jetë si një liqen zjarri dhe squfuri. Rreth 124 para K.
Kapitulli 4
Mbreti Beniamin vazhdon fjalimin e tij—Shpëtimi vjen për shkak të Shlyerjes—Beso në Perëndi që të shpëtohesh—Mbaj një falje të mëkateve të tua nëpërmjet besimit—Jepu nga pasuria jote të varfërve—Bëj të gjitha gjërat në urtësi dhe rregull. Rreth 124 para K.
Kapitulli 5
Shenjtorët bëhen bijtë dhe bijat e Krishtit nëpërmjet besimit—Ata quhen atëherë me emrin e Krishtit—Mbreti Beniamin i nxit që të jenë të qëndrueshëm dhe të palëvizur në punë të mira. Rreth 124 para K.
Kapitulli 6
Mbreti Beniamin regjistron emrat e njerëzve dhe cakton priftërinj për t'i mësuar ata—Mosia mbretëron si një mbret i drejtë. Rreth 124–121 para K.
Kapitulli 7
Amoni gjen tokën e Lehi-Nefit, ku Limhi është mbret—Populli i Limhit është rob i Lamanitëve—Limhi tregon historinë e tyre—Një profet (Abinadi) kishte dëshmuar që Krishti është Perëndia dhe Ati i të gjitha gjërave—Ata që mbjellin fëlliqësi do të korrin furtunë dhe ata që vënë besimin e tyre në Zotin, do të shpëtohen. Rreth 121 para K.
Kapitulli 8
Amoni mëson njerëzit e Limhit—Ai mëson për njëzet e katër fletët Jaredite—Analet e lashta mund të përkthehen nga shikuesit—Asnjë dhuratë nuk është më e madhe se parashikimi. Rreth 121 para K.
Anali i Zenifit—Një rrëfim i popullit të tij, nga koha që ata u larguan nga vendi i Zarahemlës deri në kohën që ata u çliruan nga duart e Lamanitëve.
Përfshin kapitujt 9 deri në 22, duke përfshirë edhe të fundit.
Kapitulli 9
Zenifi udhëheq një grup nga Zarahemla për të zotëruar tokën e Lehi-Nefit—Mbreti Lamanit i lejon ata që të trashëgojnë tokën—Ka luftë midis Lamanitëve dhe popullit të Zenifit. Rreth 200–187 para K.
Kapitulli 10
Mbreti Laman vdes—Njerëzit e tij janë të egër dhe mizorë dhe besojnë në tradita të rreme—Zenifi dhe populli i tij triumfojnë kundër tyre. Rreth 187–160 para K.
Kapitulli 11
Mbreti Noe sundon në ligësi—Ai kënaqet me jetesë të shthurur me bashkëshortet e tij dhe gratë pa kurorë—Abinadi profetizon se populli do të çohet në robëri—Jeta e tij kërkohet nga mbreti Noe. Rreth 160–150 para K.
Kapitulli 12
Abinadi burgoset pasi profetizoi shkatërrimin e popullit dhe vdekjen e mbretit Noe—Priftërinjtë e rremë citojnë shkrimet e shenjta dhe bëjnë sikur zbatojnë ligjin e Moisiut—Abinadi fillon t'u mësojë atyre Dhjetë Urdhërimet. Rreth 148 para K.
Kapitulli 13
Abinadi mbrohet nga fuqi hyjnore—Ai u mëson Dhjetë Urdhërimet—Shpëtimi nuk vjen vetëm nëpërmjet ligjit të Moisiut—Perëndia vetë do të bëjë një shlyerje dhe do të shëlbejë popullin e tij. Rreth 148 para K.
Kapitulli 14
Isaia flet si Mesia—Tregohen poshtërimi dhe vuajtjet e Mesias—Ai e bën shpirtin e tij një dhuratë për mëkatin dhe bën ndërmjetësi për shkelësit—Krahaso Isaia 53. Rreth 148 para K.
Kapitulli 15
Si Krishti është edhe Ati edhe Biri—Ai do të bëjë ndërmjetësim dhe do të durojë shkeljet e popullit të tij—Ata dhe të gjithë profetët e shenjtë janë fara e tij—Ai do të bëjë që të ndodhë Ringjallja—Fëmijët e vegjël kanë jetë të përjetshme. Rreth 148 para K.
Kapitulli 16
Perëndia shëlben njerëzit nga gjendja e tyre e humbur dhe e rënë—Ata që janë prej mishi mbesin sikur të mos kishte shëlbim—Krishti bën që të ndodhë një ringjallje për në jetën e pafund ose për në mallkimin e pafund. Rreth 148 para K.
Kapitulli 17
Alma beson dhe shkruan fjalët e Abinadit—Abinadi vuan vdekje nga zjarri—Ai profetizon sëmundje dhe vdekje nga zjarri për vrasësit e tij. Rreth 148 para K.
Kapitulli 18
Alma predikon fshehtas—Ai bën të ditur besëlidhjen e pagëzimit dhe pagëzon në ujërat e Mormonit—Ai organizon Kishën e Krishtit dhe shuguron priftërinj—Ata nxjerrin vetë jetesën dhe u japin mësim njerëzve—Alma dhe njerëzit e tij ikin nga mbreti Noe për në vendin e shkretë. Rreth 147–145 para K.
Kapitulli 19
Gideoni përpiqet të vrasë mbretin Noe—Lamanitët pushtojnë vendin—mbreti Noe vuan vdekjen nga zjarri—Limhi sundon si mbret haraçpagues. Rreth 145–121 para K.
Kapitulli 20
Disa nga bijat e Lamanitëve grabiten nga priftërinjtë e Noeut—Lamanitët bëjnë luftë kundër Limhit dhe popullit të tij—Ushtritë e Lamanitëve zmbrapsen dhe paqësohen. Rreth 145–123 para K.
Kapitulli 21
Populli i Limhit goditet dhe mundet nga Lamanitët—Populli i Limhit takon Amonin dhe ndërron besim—Ata i tregojnë Amonit mbi njëzet e katër fletët e Jareditëve. Rreth 122–121 para K.
Kapitulli 22
Bëhen plane që njerëzit të ikin nga robëria e Lamanitëve—Lamanitët dehen—Njerëzit ikin, kthehen në Zarahemla dhe bëhen nënshtetas të mbretit Mosia. Rreth 121–120 para K.
Një rrëfim i Almës dhe popullit të Zotit, që u detyruan të iknin në vendin e shkretë nga njerëzit e mbretit Noe.
Përfshin kapitujt 23 dhe 24.
Kapitulli 23
Alma refuzon të bëhet mbret—Ai shërben si prift i lartë—Zoti qorton popullin e tij dhe Lamanitët pushtojnë vendin e Helamit—Amuloni, kryetari i priftërinjve të këqij të mbretit Noe, sundon i varur nga monarku Lamanit. Rreth 145–121 para K.
Kapitulli 24
Amuloni persekuton Almën dhe njerëzit e tij—Ata do të vriten në qoftë se luten—Zoti bën që barrat e tyre t'u duken të lehta—Ai i çliron nga robëria dhe ata kthehen në Zarahemla. Rreth 145–120 para K.
Kapitulli 25
Pasardhësit e Mulekut në Zarahemla bëhen Nefitë—Ata mësojnë mbi popullin e Almës dhe të Zenifit—Alma pagëzon Limhin dhe të gjithë popullin e tij—Mosia autorizon Almën të organizojë Kishën e Perëndisë. Rreth 120 para K.
Kapitulli 26
Shumë anëtarë të Kishës çohen në mëkat nga mosbesimtarët—Almës i premtohet jeta e përjetshme—Ata që pendohen dhe pagëzohen marrin falje—Anëtarët e Kishës që kanë bërë mëkate, por që pendohen dhe i rrëfehen Almës dhe Zotit, do të falen; përndryshe ata nuk do të numërohen më mes njerëzve të Kishës. Rreth 120–100 para K.
Kapitulli 27
Mosia ndalon persekutimin dhe kërkon barazi—Alma i Riu dhe të katër bijtë e Mosias përpiqen të shkatërrojnë Kishën—Një engjëll shfaqet dhe i urdhëron ata të mos ndjekin më udhën e tyre të ligë—Alma mbetet pa gojë—I gjithë njerëzimi duhet të lindë përsëri për të marrë shpëtim—Alma dhe të bijtë e Mosias shpallin lajme të gëzueshme. Rreth 100–92 para K.
Kapitulli 28
Bijtë e Mosias shkojnë t'u predikojnë Lamanitëve—Mosia përkthen fletët e Jareditëve duke përdorur dy gurët shikues. Rreth 92 para K.
Kapitulli 29
Mosia propozon që gjykatës të zgjidhen në vend të një mbreti—Mbretërit e paudhë e çojnë popullin e tyre në mëkat—Alma i Riu zgjidhet kryegjykatës nga zëri i popullit—Ai është gjithashtu kryeprift mbi Kishën—Alma Plaku dhe Mosia vdesin. Rreth 92–91 para K.