Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 100

    Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Perrysburg, New York, 12 tetor 1833 (History of the Church, 1:416, 419–421). Dy vëllezërit, duke qenë se kishin munguar prej familjeve të tyre për shumë ditë, ndien disa shqetësime për ta.

    1–4, Joseph-i dhe Sidney të predikojnë ungjillin për shpëtimin e shpirtrave; 5–8, Atyre do t’u jepet në çastin e duhur se çfarë duhet të bëjnë; 9–12, Sidney duhet të jetë një zëdhënës dhe Joseph-i duhet të jetë një zbulues dhe i fuqishëm në dëshmi; 13–17, Zoti do të ngrejë një popull të kulluar dhe të bindurit do të shpëtohen.

    1 Në të vërtetë, kështu ju thotë Zoti juve, miqve të mi aSidney dhe bJoseph, familjet tuaja janë mirë; ato janë në duart e mia dhe unë do të bëj me ta si të më duket mirë; sepse në mua është gjithë fuqia.

    2 Si rrjedhim, më ndiqni dhe dëgjoni këshillën time të cilën do t’jua jap juve.

    3 Vini re dhe shihni, unë kam shumë njerëz në këtë vend, në krahinat përreth; dhe një derë frytdhënëse do të hapet në krahinat përreth në këtë tokë të lindjes.

    4 Si rrjedhim, unë, Zoti, ju kam lejuar të vini në këtë vend; sepse kështu është e dobishme për mua për ashpëtimin e shpirtrave.

    5 Si rrjedhim, në të vërtetë unë ju them, ia ngrini zërat tuaj këtij populli; aflisni mendimet që unë do të vë në zemrat tuaja dhe ju nuk do të ngatërroheni përpara njerëzve;

    6 Sepse do t’ju ajepet në orën e duhur, po, në çastin e duhur, se çfarë duhet të thoni.

    7 Por një urdhërim ju jap që ju do të shpallni çfarëdo gjë që ashpallni, në emrin tim, me seriozitetin e zemrës, në shpirtin e bzemërbutësisë, në të gjitha gjërat.

    8 Dhe unë ju jap këtë premtim se për aq sa e bëni këtë, aFryma e Shenjtë do të derdhet për të dhënë dëshmi për të gjitha gjërat që ju do të thoni.

    9 Dhe është e domosdoshme në mua që ti, shërbëtori im Sidney, duhet të jesh azëdhënës për këtë popull; po, në të vërtetë, unë do të të shuguroj në këtë thirrje, madje që të jesh një zëdhënës për shërbëtorin tim Joseph.

    10 Dhe unë do t’i jap atij fuqi që të jetë i fuqishëm në adëshmi.

    11 Dhe unë do të të jap ty fuqi për të qenë i afuqishëm në shpjegimin e gjithë shkrimeve të shenjta, që ti të mund të jesh një zëdhënës për të dhe ai do të jetë një bzbulues për ty, që ti të mund të dish sigurinë e gjithë gjërave që çojnë te gjërat e mbretërisë sime në tokë.

    12 Si rrjedhim, vazhdojeni udhëtimin tuaj dhe zemrat tuaja duhet të ngazëllehen; sepse, vini re dhe shihni, unë jam me ju madje deri në fund.

    13 Dhe tani unë ju jap një fjalë lidhur me aSionin. Sioni do të bshëlbehet, edhe pse ai ndëshkohet për një stinë të vogël.

    14 Vëllezërit tuaj, shërbëtorët e mi Orson aHyde dhe John Gould, janë në duart e mia; dhe për aq sa i mbajnë urdhërimet e mia, ata do të shpëtohen.

    15 Si rrjedhim, zemrat tuaja duhet të ngushëllohen; sepse agjithë gjërat do të veprojnë së bashku për të mirën e atyre që ecin drejt dhe për shenjtërimin e kishës.

    16 Sepse unë do të ngre për veten time një popull të akulluar, që do të më shërbejë në drejtësi;

    17 Dhe të gjithë që athërrasin në emër të Zotit dhe i mbajnë urdhërimet e tij, do të shpëtohen. Madje kështu. Amen.