Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 109


Seksioni 109

Lutje e dhënë në përkushtimin e tempullit në Kirtland, Ohio, më 27 mars 1836 (History of the Church, 2:420–426). Sipas thënies së shkruar të Profetit, kjo lutje iu dha atij me anë të zbulesës.

1–5, Tempulli i Kirtland-it u ndërtua si një vend për Birin e Njeriut për ta vizituar; 6–21, Ai duhet të jetë një shtëpi lutjeje, agjërimi, besimi, mësimi, lavdie e rregulli dhe një shtëpi e Perëndisë; 22–33, Të papenduarit që kundërshtojnë popullin e Zotit, u ngatërrofshin; 34–42, Shenjtorët shkofshin me fuqi për të mbledhur të drejtët e Sionit; 43–53, Shenjtorët u çlirofshin nga gjërat e tmerrshme që do të derdhen mbi të ligjtë në ditët e fundit; 54–58, Kombet dhe popujt dhe kishat u përgatitshin për ungjillin; 59–67, Judentjë, Lamanitët dhe gjithë Izraeli u shëlbefshin; 68–80, Shenjtorët u kurorëzofshin me lavdi e nder dhe fitofshin shpëtim të përjetshëm.

1 aFalë i qoftë emrit tënd, O Zot, Perëndia i Izraelit, që e mban bbesëlidhjen dhe tregon mëshirë për shërbëtorët e tu që ecin me drejtësi përpara teje, me gjithë zemër—

2 Ti që i ke urdhëruar shërbëtorët e tu të andërtojnë një shtëpi për emrin tënd në këtë vend [Kirtland].

3 Dhe tani ti sheh, O Zot, se shërbëtorët e tu kanë bërë sipas urdhërimit tënd.

4 Dhe tani ne të kërkojmë ty, Atë i Shenjtë, në emër të Jezu Krishtit, Birit të kraharorit tënd, vetëm në emër të të cilit shpëtimi mund t’u administrohet fëmijëve të njerëzve, ne të kërkojmë ty, O Zot, ta pranosh këtë ashtëpi, bpunën e duarve tona, të shërbëtorëve të tu, të cilën ti vërtet na urdhërove ta ndërtojmë.

5 Sepse ti e di që ne e kemi bërë këtë punë përmes shumë mundimi; dhe në varfëri ne kemi dhënë nga pasuria jonë për të ndërtuar një ashtëpi në emrin tënd, që Biri i Njeriut të mund të ketë një vend për t’ia manifestuar vetveten popullit të tij.

6 Siç ke thënë në një azbulesë, të dhënë për ne, ku na quajte miqtë e tu, duke thënë: Thirreni kuvendin tuaj solemn, sikurse ju kam urdhëruar;

7 Dhe ngaqë jo të gjithë kanë besim, kërkoni me zell dhe i mësoni njëri-tjetrit fjalë urtësie; po, kërkoni nga librat më të mirë fjalë urtësie, kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit;

8 Organizoni veten tuaj; përgatisni çdo gjë të nevojshme dhe ngrini një shtëpi, madje një shtëpi lutjeje, një shtëpi agjërimi, një shtëpi besimi, një shtëpi mësimi, një shtëpi lavdie, një shtëpi rregulli, një shtëpi të Perëndisë;

9 Që hyrjet tuaja të mund të jenë në emër të Zotit; që daljet tuaja të mund të jenë në emër të Zotit; që gjithë përshëndetjet tuaja të mund të jenë në emër të Zotit, me duar të ngritura drejt Më të Lartit.

10 Dhe tani, Atë i Shenjtë, ne të kërkojmë të na ndihmosh ne, popullin tënd, me hirin tënd, në thirrjen e kuvendit tonë solemn, që të mund të bëhet për nderin tënd dhe për pranimin tënd hyjnor;

11 Dhe në një mënyrë që ne të mund të gjendemi të denjë, në sytë e tu, për të fituar plotësim të apremtimeve që ti na i ke bërë neve, popullit tënd, në zbulesat e dhëna për ne;

12 alavdia jote të mund të pushojë mbi njerëzit e tu dhe mbi këtë shtëpi që ne tani ta përkushtojmë ty, që të mund të shenjtërohet dhe përkushtohet për të qenë e shenjtë dhe që prania jote e shenjtë të mund të jetë vazhdimisht në këtë shtëpi;

13 Dhe që gjithë njerëzit që do të hyjnë në pragun e shtëpisë së Zotit, të mund të ndiejnë fuqinë tënde dhe të ndihen të shtrënguar të pranojnë se ti e ke shenjtëruar atë dhe se ajo është shtëpia jote, një vend i shenjtërisë sate.

14 Dhe bëj, Atë i Shenjtë, që gjithë atyre që do të adhurojnë në këtë shtëpi, të mund t’u mësohen fjalë urtësie nga librat më të mirë dhe që të mund të kërkojnë të mësojnë me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit, sikurse ti ke thënë;

15 Dhe që ata të mund të rriten në ty e të marrin plotësi të Frymës së Shenjtë dhe të organizohen sipas ligjeve të tua e të përgatiten për të fituar çdo gjë të nevojshme;

16 Dhe që kjo shtëpi të mund të jetë një shtëpi lutjeje, një shtëpi agjërimi, një shtëpi besimi, një shtëpi mësimi, një shtëpi lavdie, një shtëpi rregulli, një shtëpi e Perëndisë, madje shtëpia jote;

17 Që të gjitha hyrjet e popullit tënd në këtë shtëpi të mund të jenë në emër të Zotit;

18 Që të gjitha daljet e tyre nga kjo shtëpi të mund të jenë në emër të Zotit;

19 Dhe që gjithë përshëndetjet e tyre të mund të jenë në emër të Zotit, me duar të shenjta, të ngritura ndaj Më të Lartit;

20 Dhe që asgjë e apapastër nuk do të lejohet të hyjë në shtëpinë tënde për ta ndotur atë;

21 Dhe kur njerëzit e tu të bëjnë shkelje, ndonjëri prej tyre, ata me të shpejtë të mund të pendohen e të kthehen tek ty dhe të gjejnë hir në sytë e tu e të rivendosen në bekimet që ti i ke shuguruar të derdhen mbi ata që do të të anderojnë ty në shtëpinë tënde.

22 Dhe ne të kërkojmë, Atë i Shenjtë, që shërbëtorët e tu të mund të largohen nga kjo shtëpi të armatosur me fuqinë tënde dhe që emri yt të mund të jetë mbi ta e lavdia jote të jetë përreth tyre dhe aengjëjt e tu të ngarkohen me përgjegjësi për ta;

23 Dhe nga ky vend ata mund t’u japin lajme tepër të mëdha dhe të lavdishme, me të vërtetë, afundeve të tokës, që ata të mund të dinë se kjo është puna jote dhe që ti e ke shtrirë dorën tënde për të përmbushur atë që ti ke thënë prej gojëve të profetëve, lidhur me ditët e fundit.

24 Ne të kërkojmë, Atë i Shenjtë, ta ngresh popullin që do të adhurojë dhe me nder do të mbajë një emër e qëndrim në këtë shtëpi, në të gjitha brezat dhe për përjetësi;

25 Që asnjë armë e aformuar kundër tyre nuk do të përparojë; që ai që gërmon bgropën për ta, do të bjerë vetë në të;

26 Që asnjë kombinim i ligësisë nuk do të ketë fuqi të ngrihet dhe të atriumfojë mbi njerëzit e tu, mbi të cilët bemri yt do të vihen në këtë shtëpi;

27 Dhe nëse ndonjë popull do të ngrihet kundër këtij populli, që zemërimi yt të ndizet kundër tyre;

28 Dhe nëse ata do ta godasin këtë popull, ti do t’i godasësh ata; ti do të luftosh për njerëzit e tu sikurse bëre në ditën e betejës, që ata të mund të çlirohen nga duart e gjithë armiqve të tyre.

29 Ne të kërkojmë ty, Atë i Shenjtë, të ngatërrosh dhe të habisësh, dhe t’u sjellësh turp e ngatërrim të gjithë atyre që kanë përhapur raporte të rreme larg, në botë, kundër shërbëtorit ose shërbëtorëve të tu, në qoftë se ata nuk do të pendohen, kur ungjilli i përjetshëm do të shpallet në veshët e tyre;

30 Dhe që gjithë veprat e tyre të mund të bëhen një hiç e të fshihen nga abreshëri dhe me anë të gjykimeve që do të dërgosh mbi ta në zemërimin tënd, që të mund të ketë një fund të bgënjeshtrave dhe shtrembërimeve kundër popullit tënd.

31 Sepse ti e di, O Zot, se shërbëtorët e tu kanë qenë të pafajshëm përpara teje në dhënien e dëshmisë për emrin tënd, për të cilën ata i kanë vuajtur këto gjëra.

32 Si rrjedhim, ne përgjërohemi përpara teje për një çlirim të tërë e të plotë prej kësaj azgjedhe;

33 Thyeje atë, O Zot; thyeje atë nga qafat e shërbëtorëve të tu, me anë të fuqisë tënde, që ne të mund të ngrihemi në mes të këtij brezi dhe të bëjmë punën tënde.

34 O Jehova, ki mëshirë për këtë popull dhe, ngaqë të gjithë njerëzit amëkatojnë, falja shkeljet popullit tënd dhe le të fshihen ato përgjithmonë.

35 Le të vuloset avajosja e shërbestarëve të tu mbi ta me fuqi nga lart.

36 Le të përmbushet mbi ta, sikurse mbi ata në ditën e Rrëshajëve; le të derdhet dhurata e agjuhëve mbi popullin tënd, madje gjuhëve të bflakta si zjarri, dhe e interpretimit të tyre.

37 Dhe le të mbushet shtëpia jote, si nga një erë që fryn furishëm, me alavdinë tënde.

38 Vendos mbi shërbëtorët e tu adëshminë e besëlidhjes, që kur ata të shkojnë e të shpallin fjalën tënde, të mund ta bvulosin ligjin dhe t’i përgatisin zemrat e shenjtorëve të tu për gjithë ato gjykime që ti je gati për t’i dërguar, në zemërimin tënd, mbi banorët e ctokës, për shkak të shkeljeve të tyre, që populli yt të mos e humbasë kurajon në ditën e shqetësimit.

39 Dhe në cilindo qytet që do të hyjnë shërbëtorët e tu dhe populli i atij qyteti do ta pranojë dëshminë e tyre, paqja jote dhe shpëtimi yt qofshin mbi atë qytet; që ata të mund të mbledhin nga ai qytet të drejtët, që ata të mund të vijnë në aSion ose në kunjat e tij, vendet e caktuara prej teje, me këngë gëzimi të pafundëm;

40 Dhe derisa kjo të përmbushet, le të mos bien gjykimet e tua mbi atë qytet.

41 Dhe në çfarëdo qytet të hyjnë shërbëtorët e tu dhe populli i atij qyteti nuk do ta pranojë dëshminë e shërbëtorëve të tu dhe shërbëtorët e tu i paralajmërojnë ata të shpëtojnë vetveten nga ky brez i çoroditur, le të jetë mbi atë qytet sipas asaj që ti ke folur nga gojët e profetëve të tu.

42 Por çliroji ti, O Jehova, ne të kërkojmë, shërbëtorët e tu nga duart e tyre dhe pastroji ata nga gjaku i tyre.

43 O Zot, ne nuk gëzohemi në shkatërrimin e bashkënjerëzve tanë; ashpirtrat e tyre janë të çmuar përpara teje;

44 Por fjala jote duhet të përmbushet. Ndihmoji shërbëtorët e tu të thonë, me ahirin tënd duke i ndihmuar: Vullneti yt u bëftë, O Zot, dhe jo i yni.

45 Ne e dimë se ti ke folur nga goja e profetëve të tu gjëra të tmerrshme lidhur me të ligjtë, në aditët e fundit—që ti do të derdhësh gjykimet e tua, pa masë;

46 Si rrjedhim, O Zot, çliroje popullin tënd nga fatkeqësia e të ligjve; bëji të aftë shërbëtorët e tu të vulosin ligjin dhe të lidhin dëshminë, që ata të mund të përgatiten kundër ditës së djegies.

47 Ne të kërkojmë, Atë i Shenjtë, t’i kujtosh ata që janë dëbuar prej banorëve të kontesë Jackson, në Missouri, nga tokat e trashëgimisë së tyre dhe thyej, O Zot, këtë zgjedhë mundimi që është vënë mbi ta.

48 Ti e di, O Zot, se ata kanë qenë tepër të shtypur dhe të munduar nga njerëz të ligj; dhe zemrat tona aderdhin hidhërim për shkak të barrave të tyre të rënda.

49 O Zot, për asa kohë do të lejosh që ky popull ta durojë këtë mundim dhe vajtimet e të pafajshmëve të tyre të ngjiten në veshët e tu, dhe bgjaku i tyre të vijë si dëshmi përpara teje, dhe të mos bësh një paraqitje të dëshmisë tënde për hir të tyre?

50 Ki amëshirë, O Zot, mbi turmat e liga, të cilat i kanë dëbuar njerëzit e tu, që ata të mund të pushojnë së shkatërruari, që ata të mund të pendohen për mëkatet e tyre, nëse pendim mund të ketë;

51 Por nëse ata nuk do të pendohen, zhvishe krahun tënd, O Zot, dhe ashëlbeje atë që ti e caktove një Sion për popullin tënd.

52 Dhe nëse nuk mund të jetë ndryshe, që kauza e popullit tënd të mos dështojë përpara teje, zemërimi yt u ndeztë dhe indinjata jote rëntë mbi ta, që ata të mund të flaken tutje, si rrënjët edhe degët, nën qiell;

53 Por për aq sa ata do të pendohen, ti je i hirshëm e i mëshirshëm dhe do ta largosh zemërimin tënd, kur ti sheh mbi fytyrën e Vajosurit tënd.

54 Ki mëshirë, O Zot, mbi gjithë kombet e tokës; ki mëshirë mbi sundimtarët e tokës sonë; ato parime, që u mbrojtën me kaq nder dhe fisnikëri, domethënë aKushtetuta e tokës sonë, prej etërve tanë, u themelofshin përgjithmonë.

55 Kujto mbretërit, princërit, fisnikët dhe të madhërishmit e tokës, dhe gjithë njerëzit, dhe kishat, gjithë të varfërit, nevojtarët dhe të munduarit e tokës;

56 Që zemrat e tyre të mund të zbuten kur shërbëtorët e tu të shkojnë nga shtëpia jote, O Jehova, për të dhënë dëshmi për emrin tënd; që paragjykimet e tyre të mund t’i lëshojnë rrugë së avërtetës dhe populli yt të mund të fitojë favor në sytë e të gjithëve;

57 Që gjithë fundet e tokës të mund ta dinë se ne, shërbëtorët e tu, e kemi adëgjuar zërin tënd dhe që ti na ke dërguar;

58 Që nga mesi i gjithë këtyre, shërbëtorët e tu, bijtë e Jakobit, të mund të mbledhin të drejtët për të ndërtuar një qytet të shenjtë për emrin tënd, sikurse ti i ke urdhëruar ata.

59 Ne të kërkojmë ty t’i caktosh Sionit akunja të tjerë, përveç këtij që ke caktuar, që bmbledhja e popullit tënd të mund të lëvizë me fuqi të madhe dhe madhështi, që vepra jote të mund të cshkurtohet në drejtësi.

60 Tani këto fjalë, O Zot, ne i kemi thënë përpara teje, lidhur me zbulesat dhe urdhërimet që ti na ke dhënë neve, që njihemi si aJohebrenjtë.

61 Por ti e di se ti ke një dashuri të madhe për fëmijët e Jakobit, të cilët janë shpërndarë mbi malet për një kohë të gjatë, në një ditë me re e të errët.

62 Ne, si rrjedhim, të kërkojmë të kesh mëshirë mbi fëmijët e Jakobit, që aJeruzalemi, nga kjo orë, të mund të fillojë të shëlbehet;

63 Dhe zgjedha e robërisë mund të fillojë të thyhet nga shtëpia e aDavidit;

64 Dhe fëmijët e aJudës mund të fillojnë të kthehen në btokat që ti ia dhe Abrahamit, atit të tyre.

65 Dhe bëj që apjesët e mbetura të Jakobit, që janë mallkuar e goditur për shkak të shkeljes së tyre, të bkthehen nga gjendja e tyre e egër dhe e ashpër në plotësinë e ungjillit të përjetshëm;

66 Që ata të mund të ulin armët e gjakderdhjes dhe të ndalojnë kryengritjet e tyre.

67 Dhe të gjithë pjesët e mbetura, të shpërndara të aIzraelit, që janë shpërndarë deri në fundet e tokës, të mund të vijnë te një njohuri e së vërtetës, të besojnë në Mesian dhe të shëlbehen nga shtypja e të gëzohen përpara teje.

68 O Zot, kujtoje shërbëtorin tënd, Joseph Smith të Riun, dhe gjithë mundimet dhe përndjekjet e tij—se si ai ka alidhur besë me bJehovën dhe të është betuar ty, O Perëndia i Fuqishëm i Jakobit—dhe urdhërimet që ti i ke dhënë atij, dhe se ai sinqerisht është përpjekur të bëjë vullnetin tënd.

69 Ki mëshirë, O Zot, për gruan dhe fëmijët e tij, që ata të mund të ekzaltohen në praninë tënde dhe të ruhen nga dora jote e kujdesshme.

70 Ki mëshirë për gjithë të aafërmit e tyre, që paragjykimet e tyre të copëtohen dhe fshihen si nga një përmbytje; që ata të mund të kthehen në besim e të shëlbehen me Izraelin dhe të dinë se ti je Perëndi.

71 Kujto, O Zot, presidentët, madje të gjithë presidentët e kishës tënde, që dora jote e djathtë të mund t’i ekzaltojë ata, me gjithë familjet e tyre dhe të afërmit e tyre, që emrat e tyre të përsëriten dhe të ruhen në kujtesë të përjetshme nga brezi në brez.

72 Kujto të gjithë kishën tënde, O Zot, me gjithë familjet e tyre dhe gjithë të afërmit e tyre, me gjithë të sëmurët dhe të munduarit e tyre, me gjithë të varfërit dhe të dobtit e tokës; që ambretëria, që ti e ke ngritur pa duar, të mund të bëhet një mal i madh e të mbushë tërë tokën;

73 Që kisha jote të mund të dalë nga vendi i shkretë i errësirës dhe të shkëlqejë e bukur si ahëna, e shndritshme si dielli dhe e tmerrshme si një ushtri me flamurë;

74 Dhe të zbukurohet si një nuse për atë ditë kur ti do të zbulosh qiejt dhe do t’i bësh malet të arrjedhin poshtë në praninë tënde e bluginat të lartësohen, vendet e ashpra të sheshohen; që lavdia jote të mbushë tokën;

75 Që kur boria do të bjerë për të vdekurit, ne do të akapemi në re për të të takuar ty, që ne të mund të jemi përherë me Zotin;

76 Që rrobat tona të mund jenë të pastra, që ne të mund të vishemi me arrobën e drejtësisë, me palma nëpër duar dhe bkurora lavdie në kokat tona e të korrim cgëzim të përjetshëm për gjithë dvuajtjet tona.

77 O Zot, Perëndia i Plotfuqishëm, na dëgjo në këto kërkesat tona dhe na u përgjigj nga qielli, vendi yt i shenjtë i banimit, ku ti ulesh në fron, me alavdi, nder, fuqi, madhështi, forcë, sundim, të vërtetë, drejtësi, gjykim, mëshirë dhe një pafundësi të plotësisë, nga përjetësia në përjetësi.

78 O dëgjo, O dëgjo, O na dëgjo, O Zot! Dhe përgjigjiu këtyre kërkesave e prano përkushtimin e kësaj shtëpie për ty, punën e duarve tona, që ne e kemi ndërtuar për emrin tënd;

79 Dhe gjithashtu këtë kishë, për të vënë mbi të emrin tënd. Dhe na ndihmo me fuqinë e Shpirtit tënd, që ne të mund ta përziejmë zërin tonë me ata aserafinë të shkëlqyeshëm, ndriçues përreth fronit tënd, me thirrje përlëvdimi, duke kënduar: Hosana Perëndisë dhe bQengjit!

80 Dhe këta, të vajosurit e tu, le të avishen me shpëtim dhe shenjtorët e tu le të bërtasin me zë të lartë nga gëzimi. Amen dhe Amen.