Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 11

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit vëllait të tij Hyrum Smith, në Harmony, Pennsylvania, maj 1829 (History of the Church, 1:39–46). Kjo zbulesë u mor nëpërmjet Urimit dhe Thumimit në përgjigje të përgjërimit dhe kërkesës së Joseph-it. History of the Church sugjeron që kjo zbulesë u mor pas rivendosjes së Priftërisë Aarone.

    1–6, Punëtorët në vresht do të fitojnë shpëtim; 7–14, Kërko urtësi, bëj thirrje për pendim, ki besim në Shpirtin; 15–22, Zbato urdhërimet dhe studio fjalën e Zotit; 23–27, Mos e moho shpirtin e zbulesës dhe të profecisë; 28–30, Ata që marrin Krishtin bëhen bijtë e Perëndisë.

    1 Një punë e madhe dhe e amrekullueshme është gati për të ardhur mes fëmijëve të njerëzve.

    2 Vër re, unë jam Perëndi; avëri veshin bfjalës sime, që është e gjallë dhe e cfuqishme, d e mprehtë se sa një shpatë me dy tehe, deri në ndarjen veç e veç të nyjeve e të palcës; si rrjedhim vëria veshin fjalës sime.

    3 Vër re, fusha është e abardhë gati për t’u korrur; si rrjedhim, kushdo që dëshiron të korrë le ta shtyjë drapërin e tij me gjithë fuqinë e tij dhe të korrë derisa dita zgjat, që të mund të mbledhë si bthesar për shpirtin e tij shpëtim të cpërjetshëm në mbretërinë e Perëndisë.

    4 Po, kushdo që do të shtyjë adrapërin e tij dhe do të korrë, ai do të thirret nga Perëndia.

    5 Si rrjedhim, nëse do të akërkosh nga unë, ti do të marrësh; nëse do të trokasësh, do të të hapet.

    6 Tani, ngaqë ke pyetur, vër re, unë të them, zbato urdhërimet e mia dhe kërko të sjellësh e të ngresh kauzën e aSionit;

    7 Mos kërko apasuri, por burtësi; dhe, vër re, misteret e Perëndisë do të të shpalosen dhe atëherë ti do të bëhesh i pasur. Vër re, ai që ka jetë të përjetshme është i pasur.

    8 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them, madje siç dëshiron prej meje, ashtu do të jetë për ty; dhe, nëse dëshiron, ti do të jesh mjeti për të bërë shumë mirësi në këtë brez.

    9 Mos i athuaj asgjë veçse bpendim këtij brezi; zbato urdhërimet e mia dhe ndihmo për të sjellë veprën time, csipas urdhërimeve të mia, dhe ti do të bekohesh.

    10 Vër re, ti ke një adhunti ose ti do të kesh një dhunti, nëse do ta dëshirosh prej meje me besim, me zemër b pastër, duke besuar në fuqinë e Jezu Krishtit, ose në fuqinë time, i cili të flet ty;

    11 Sepse, vër re, jam unë që flas; vër re, unë jam adrita që shkëlqen në errësirë dhe me anë të bfuqisë sime, unë t’i jap këto fjalë.

    12 Dhe tani, në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them, vëre abesimin tënd në atë bShpirt që drejton për të bërë mirë—po, për të bërë të drejtën, për të cecur me dpërulësi, për të egjykuar me drejtësi; dhe ky është Shpirti im.

    13 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them ty, unë do të të jap nga Shpirti im, që do të andriçojë bmendjen tënde, që do ta mbushë shpirtin tënd me cgëzim;

    14 Dhe atëherë ti do të dish, ose me anë të kësaj ti do të dish, gjithë gjërat, cilatdo që dëshiron prej meje, të cilat çojnë në gjërat e adrejtësisë, me besim, duke besuar në mua se do të marrësh.

    15 Vër re, unë të urdhëroj që ti nuk ke nevojë të mendosh se je thirrur të predikosh derisa ti të athirresh.

    16 Prit pak më gjatë, derisa të kesh fjalën time, ashkëmbin tim, kishën time dhe ungjillin tim, që të dish me siguri doktrinën time.

    17 Dhe atëherë, vër re, sipas dëshirave të tua, po madje sipas besimit tënd, do të bëhet për ty.

    18 Zbato urdhërimet e mia; ruaj paqen tënde; drejtoju Shpirtit tim;

    19 Po, aqëndromë besnik me gjithë zemrën tënde, që ti të mund të ndihmosh për të nxjerrë në dritë ato gjëra për të cilat është folur—po, përkthimin e veprës sime; ji i duruar derisa ta kryesh atë.

    20 Vër re, kjo është puna jote, të azbatosh urdhërimet e mia, po, me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tënde.

    21 Mos kërko të shpallësh fjalën time, por së pari ta afitosh fjalën time dhe atëherë gjuha jote do të zgjidhet; atëherë, nëse dëshiron, ti do të kesh Shpirtin tim dhe fjalën time, po, fuqinë e Perëndisë për të bindur njerëzit.

    22 Por tani ruaj paqen tënde; studio afjalën time që është përhapur mes fëmijëve të njerëzve dhe gjithashtu bstudio cfjalën time që do të përhapet mes fëmijëve të njerëzve, ose atë që po përkthehet tani, po, deri sa të kesh marrë gjithë atë që do t’u djap fëmijëve të njerëzve në këtë brez dhe atëherë gjithë gjërat do t’i shtohen asaj.

    23 Vër re ti je aHyrum, biri im; bkërko mbretërinë e Perëndisë dhe gjithë gjërat do të shtohen sipas asaj që është e drejtë.

    24 aNdërto mbi shkëmbin tim, që është bungjilli im;

    25 Mos e moho shpirtin e azbulesës, as shpirtin e bprofecisë, sepse mjerë ai që i mohon këto gjëra;

    26 Si rrjedhim, mblidh athesar në zemrën tënde deri në kohën që është në urtësinë time, që ti do të shkosh më tej.

    27 Vër re, unë u flas gjithë atyre që kanë dëshira të mira dhe e kanë ashtyrë drapërin e tyre për të korrur.

    28 Vër re, unë jam aJezu Krishti, Biri i Perëndisë. Unë jam jeta dhe bdrita e botës.

    29 Unë jam ai që erdhi te të vetët dhe të vetët nuk e pranuan;

    30 Por në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them se të gjithëve që më pranojnë, atyre do t’u jap afuqi të bëhen bbijtë e Perëndisë, madje atyre që besojnë në emrin tim. Amen.