Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 110

    Vegime të dhëna Joseph Smith Profetit dhe Oliver Cowdery-t në tempullin e Kirtland-it, Ohio, më 3 prill 1836 (History of the Church, 2:435–436). Rasti ishte ai i një mbledhjeje në ditën e Shabatit. Profeti e fillon analin e tij për këto manifestime me këto fjalë: “Pasdite, unë ndihmova presidentët e tjerë në shpërndarjen e Darkës së Zotit Kishës, duke e marrë atë nga të Dymbëdhjetët, privilegji i të cilëve ishte të vepronin te tavolina e shenjtë këtë ditë. Pasi ua kisha kryer këtë shërbim vëllezërve të mi, unë u tërhoqa te katedra, velat duke qenë të lëshuara, dhe unë u përkula, me Oliver Cowdery-n, në lutje solemne dhe të heshtur. Pasi u ngritëm nga lutja, vegimi që pason u hap përpara nesh” (History of the Church, 2:435).

    1–10, Zoti Jehova shfaqet në lavdi dhe e pranon tempullin e Kirtland-it si shtëpinë e tij; 11–12, Moisiu dhe Eliasi secili shfaqen dhe dorëzojnë çelësat dhe periudhat e tyre të kujdestarisë; 13–16, Elija kthehet dhe dorëzon çelësat e periudhës së tij të kujdestarisë, sikurse u premtua nga Malakia.

    1 aVeli u hoq nga mendjet tona dhe bsytë e të kuptuarit tonë u hapën.

    2 Ne pamë Zotin duke qëndruar mbi pjesën e sipërme të katedrës, përpara nesh; dhe nën këmbët e tij ishte një dysheme e punuar prej ari të pastër, me ngjyrë qelibari.

    3 aSytë e tij ishin si flakë zjarri; dhe flokët e kokës së tij ishin të bardhë si dëborë e pastër; bfytyra e tij shkëlqente më shumë se ndriçimi i diellit; dhe czëri i tij ishte si tingulli i rrjedhjes së shumë ujërave, madje zëri i dJehovës, duke thënë:

    4 Unë jam i apari dhe i fundit; unë jam ai që bjeton, unë jam ai që u vra; unë jam cavokati juaj me Atin.

    5 Vini re, mëkatet tuaja ju janë afalur; ju jeni të pastër përpara meje; si rrjedhim, ngrini kokat tuaja dhe gëzohuni.

    6 Zemrat e vëllezërve tuaj duhet të gëzohen dhe zemrat e gjithë njerëzve të mi duhet të gëzohen, të cilët, me fuqinë e tyre, kanë andërtuar këtë shtëpi për emrin tim.

    7 Sepse, vini re, unë e kam apranuar këtë bshtëpi dhe emri im do të jetë këtu; dhe unë do t’i manifestohem popullit tim në mëshirë në këtë shtëpi.

    8 Po, unë do t’u ashfaqem shërbëtorëve të mi dhe do t’u flas me zërin tim, në qoftë se populli im do t’i zbatojë urdhërimet e mia dhe nuk do ta bndotë këtë shtëpi të cshenjtë.

    9 Po, zemrat e mijërave dhe qindra mijërave do të gëzohen së tepërmi si pasojë e abekimeve që do të derdhen dhe e bdhurimit me të cilin shërbëtorët e mi janë dhuruar në këtë shtëpi.

    10 Dhe fama e kësaj shtëpie do të përhapet në toka të huaja; dhe ky është fillimi i bekimit që do të aderdhet mbi kokat e popullit tim. Madje kështu. Amen.

    11 Pasi ky avegim u mbyll, qiejt u hapën përsëri mbi ne; dhe bMoisiu u shfaq përpara nesh dhe na dorëzoi cçelësat e dmbledhjes së Izraelit nga të katër cepat e tokës dhe të udhëheqjes së dhjetë fiseve nga toka e everiut.

    12 Pas kësaj, aEliasi u shfaq dhe dorëzoi bperiudhën e kujdestarisë së cungjillit të Abrahamit, duke thënë se në ne dhe në farën tonë gjithë brezat pas nesh do të bekoheshin.

    13 Pasi ishte mbyllur ky vegim, një tjetër vegim i madh e i lavdishëm u derdh mbi ne; sepse aElija profeti, i cili ishte bmarrë në qiell pa shijuar vdekjen, qëndroi përpara nesh dhe tha:

    14 Vini re, ka ardhur plotësisht koha, që ishte folur nga goja e Malakias, duke dëshmuar që ai [Elija] do të dërgohej, përpara se dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit të vinte—

    15 Për t’i akthyer zemrat e etërve tek fëmijët dhe të fëmijëve tek etërit, përndryshe tërë toka do të goditej me një mallkim—

    16 Si rrjedhim, çelësat e kësaj periudhe të kujdestarisë jepen në duart tuaja; dhe me anë të kësaj ju mund të dini se adita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit është pranë, madje te dyert.