Seksioni 113

Përgjigje ndaj disa pyetjeve për shkrimet e Isaias, dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, mars 1838 (History of the Church, 3:9–10).

1–6, Trungu i Isait, degëza që doli prej tij, dhe rrënja e Isait përcaktohen; 7–10, Pjesa e mbetur, e shpërndarë e Sionit ka të drejtën e priftërisë dhe thirret për t’u kthyer te Zoti.

  KUSH është Trungu i Isait i përmendur në vargjet 1, 2, 3, 4 dhe 5 të kapitullit të 11-të të Isaias

  Në të vërtetë kështu thotë Zoti: Është Krishti.

  Çfarë është degëza e përmendur në vargun e parë të kapitullit të 11-të të Isaias, që do të dalë nga Trungu i Isait

  Vini re, kështu thotë Zoti: Është një shërbëtor në duart e Krishtit, i cili është pjesërisht pasardhës i Isait, sikurse edhe i Efraimit ose i shtëpisë së Jozefit, mbi të cilin është vendosur shumë fuqi.

  Çfarë është rrënja e Isait e përmendur në vargun e 10-të të kapitullit të 11-të

  Vini re, kështu thotë Zoti, është një pasardhës i Isait, sikurse i Jozefit, të cilit me të drejtë i përket priftëria dhe çelësat e mbretërisë, për një flamur dhe për mbledhjen e popullit tim në ditët e fundit.

  Pyetje nga Elias Higbee: Çfarë do të thuhet me urdhërin në Isaia, kapitulli i 52-të, vargu i 1-rë, që thotë: Vish forcën tënde, O Sion—dhe cilëve njerëz iu referua Isaia

  Ai iu referua atyre që Perëndia do t’i thërrasë në ditët e fundit, të cilët do të mbajnë fuqinë e priftërisë për të sjellë përsëri Sionin dhe për shëlbimin e Izraelit; dhe të veshë forcën e tij është të veshë autoritetin e priftërisë, për të cilën ai, Sioni, e ka të drejtën me anë të prejardhjes; gjithashtu për t’u kthyer tek ajo fuqi që ai e ka humbur.

  Çfarë duhet të kuptojmë nëpërmjet Sionit, duke e zgjidhur veten nga zinxhirët që ka në qafë; vargu i 2-të

  10 Ne duhet të kuptojmë se pjesët e mbetura, të shpërndara duhet të nxiten të kthehen te Zoti nga ku kanë rënë; gjë që nëse e bëjnë, premtimi i Zotit është që ai do t’u flasë atyre ose do t’u japë zbulesa. Shihni vargjet 6, 7 dhe 8. Zinxhirët që ka në qafë, janë mallkimet e Perëndisë mbi të, ose pjesët e mbetura të Izraelit në gjendjen e tyre të shpërndarë mes Johebrenjve.