Seksioni 114

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 17 prill 1838 (History of the Church, 3:23).

1–2, Detyrat e Kishës, të mbajtura nga ata që nuk janë besnikë, do t’u jepen të tjerëve.

  NË të vërtetë kështu thotë Zoti: Është urtësi në shërbëtorin tim David W. Patten, që ai ta rregullojë gjithë punën e tij sa më shpejt që të mundet dhe ta vërë në dispozicion mallin e tij, që ai të mund të kryejë një mision për mua pranverën e ardhshme, në shoqërim me të tjerë, madje dymbëdhjetë, duke përfshirë edhe veten, për të dëshmuar për emrin tim dhe për t’i dhënë lajme të gëzuara gjithë botës.

  Sepse në të vërtetë kështu thotë Zoti, që për aq sa ka nga ata mes jush, që e mohojnë emrin tim, të tjerë do të mbillen në vend të tyre dhe do të marrin detyrën e tyre. Amen.