Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 118

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 8 korrik 1838, në përgjigje të përgjërimit: “Tregona vullnetin tënd, O Zot, lidhur me të Dymbëdhjetët” (History of the Church, 3:46).

    1–3, Zoti do të sigurojë për familjet e të Dymbëdhjetëve; 4–6, Vendet bosh në të Dymbëdhjetët mbushen.

    1 Në të vërtetë, kështu thotë Zoti: Një konferencë duhet të organizohet menjëherë; të Dymbëdhjetët duhet të organizohen; dhe burra duhet të caktohen për të azënë vendin e atyre që kanë braktisur.

    2 Shërbëtori im aThomas duhet të mbetet për një stinë në tokën e Sionit, për të botuar fjalën time.

    3 Pjesa e mbetur duhet të vazhdojë të predikojë që nga ajo kohë dhe, në qoftë se ata do ta bëjnë këtë me gjithë përuljen e zemrës, në butësi dhe apërulësi e bdurim, unë, Zoti, u jap një premtim, se unë do të siguroj për familjet e tyre; dhe një derë frytdhënëse do të hapet për ta, që nga ky çast e më pas.

    4 Dhe pranverën që vjen ata duhet të nisen për të shkuar përtej ujërave të mëdha dhe atje të shpallin ungjillin tim, plotësinë e tij, dhe të japin dëshmi për emrin tim.

    5 Ata duhet të largohen nga shenjtorët e mi në qytetin e Far West-it, në ditën e njëzetegjashtë të prillit të ardhshëm, në vendin e ndërtimit të shtëpisë sime, thotë Zoti.

    6 Shërbëtori im John Taylor dhe gjithashtu shërbëtori im John E. Page, dhe gjithashtu shërbëtori im Wilford Woodruff, dhe gjithashtu shërbëtori im Willard Richards duhet të caktohen për të zënë vendet e atyre që kanë braktisur dhe të lajmërohen zyrtarisht për caktimin e tyre.