Seksioni 126

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në shtëpinë e Brigham Young-ut, në Nauvoo, Illinois, më 9 korrik 1841 (History of the Church, 4:382). Në këtë kohë Brigham Young-u ishte Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

1–3, Brigham Young-u përgëzohet për punët e tij dhe lirohet nga udhëtimi i ardhshëm jashtë shtetit.

  VËLLAI i shtrenjtë dhe fort i dashur, Brigham Young, në të vërtetë kështu të thotë Zoti ty: Shërbëtori im Brigham, nuk kërkohet më nga dora jote që të lësh familjen si në të kaluarën, sepse oferta jote është e pranueshme për mua.

  E kam parë punën dhe veprën tënde në udhëtimet për emrin tim.

  Unë, si rrjedhim, të urdhëroj ta dërgosh fjalën time larg dhe të kujdesesh në mënyrë të veçantë për familjen tënde që nga kjo kohë e tutje dhe përgjithmonë. Amen.