Seksioni 14

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit David Whitmer-it, në Fayette, New York, qershor 1829 (History of the Church, 1:48–50). Familja Whitmer ishte bërë shumë e interesuar në përkthimin e Librit të Mormonit. Profeti e vendosi banimin e tij në shtëpinë e Peter Whitmer Plakut, ku banoi derisa puna e përkthimit u çua në përfundim dhe derisa e drejta e botimit të librit të ardhshëm u sigurua. Tre nga bijtë e Whitmer-it, secili pasi mori dëshmi për vërtetësinë e veprës, u bënë shumë të shqetësuar lidhur me çështjen e detyrës së tyre individuale. Kjo zbulesë dhe dy të mëpasshmet (seksionet 15 dhe 16) u dhanë në përgjigje të një kërkese nëpërmjet Urimit dhe Thumimit. David Whitmer-i më vonë u bë një nga Tre Dëshmitarët e Librit të Mormonit.

1–6, Punëtorët në vresht do të fitojnë shpëtim; 7–8, Jeta e përjetshme është dhurata më e madhe e dhuratave të Perëndisë; 9–11, Krishti krijoi qiejt dhe tokën.

  NJË punë e madhe dhe e mrekullueshme është gati për të ardhur mes fëmijëve të njerëzve.

  Vër re, unë jam Perëndi; vëri veshin fjalës sime, që është e gjallë dhe e fuqishme, më e mprehtë se sa një shpatë me dy tehe, deri në ndarjen veç e veç të nyjeve e të palcës; si rrjedhim ia vër veshin fjalës sime.

  Vër re, fusha është e bardhë gati për t'u korrur; si rrjedhim, kushdo që dëshiron të korrë le ta shtyjë drapërin e tij me gjithë fuqinë e tij dhe të korrë derisa dita zgjat, që të mund të mbledhë si thesar për shpirtin e tij shpëtim të përjetshëm në mbretërinë e Perëndisë.

  Po, kushdo që do të shtyjë drapërin e tij dhe do të korrë, ai do të thirret nga Perëndia.

  Si rrjedhim, nëse do të kërkosh nga unë, ti do të marrësh; nëse do të trokasësh, do të të hapet.

  Kërko të sjellësh dhe të ndërtosh Sionin tim. Zbato urdhërimet e mia në të gjitha gjërat.

  Dhe, nëse i zbaton urdhërimet e mia e duron deri në fund, ti do të kesh jetë të përjetshme, dhuratë e cila është më e madhja nga të gjitha dhuratat e Perëndisë.

  Dhe do të ndodhë që, nëse do t'i kërkosh Atit në emrin tim, me besim, ti do të marrësh Frymën e Shenjtë, e cila jep fuqi shprehëse, që ti të mund të qëndrosh si dëshmitar i gjërave, lidhur me të cilat do të dëgjosh e do të shohësh dhe gjithashtu që ti të mund t'i shpallësh pendim këtij brezi.

  Vër re, unë jam Jezu Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë, i cili krijoi qiejt dhe tokën, një dritë që s'mund të fshihet në errësirë;

  10 Si rrjedhim, unë duhet ta sjell plotësinë e ungjillit tim nga Johebrenjtë në shtëpinë e Izraelit.

  11 Dhe vër re, ti je David-i dhe je thirrur të ndihmosh; gjë, të cilën nëse e bën dhe je besnik, ti do të bekohesh si shpirtërisht, edhe fizikisht, dhe i madh do të jetë shpërblimi yt. Amen.