Seksioni 16

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Peter Whitmer të Riut, në Fayette, New York, qershor 1829 (History of the Church, 1:51). (Shih kreun e seksionit 14.) Peter Whitmer i Riu më vonë u bë një nga Tetë Dëshmitarët e Librit të Mormonit.

1–2, Dora e Zotit është mbi tërë tokën; 3–6, Të predikosh ungjillin dhe të shpëtosh shpirtra është gjëja më me vlerë.

  VËR vesh, shërbëtori im Peter, dhe dëgjo fjalët e Jezu Krishtit, Zotit tënd dhe Shëlbuesit tënd.

  Pasi vër re, unë të flas me mprehtësi dhe me fuqi, sepse dora ime është mbi tërë tokën.

  Dhe unë do të të tregoj atë që askush nuk e di, vetëm përveç meje dhe teje—

  Pasi shumë herë ti ke dëshiruar prej meje të dish atë që do të jetë më me vlerë për ty.

  Vër re, bekuar je për këtë gjë dhe që ke folur fjalët e mia, të cilat t'i kam dhënë sipas urdhërimeve të mia.

  Dhe tani, vër re, unë të them se gjëja që do të jetë më me vlerë për ty, do të jetë t'i shpallësh pendim këtij populli, që ti të mund të sjellësh shpirtra tek unë, që ti të mund të pushosh me ta në mbretërinë e Atit tim. Amen.