Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 17

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Oliver Cowdery-t, David Whitmer-it dhe Martin Harris-it, në Fayette, New York, qershor 1829, përpara se të shihnin fletët e gdhendura që përmbanin analin e Librit të Mormonit (History of the Church, 1:52–57). Joseph-i dhe shkruesi i tij, Oliver Cowdery, kishin mësuar nga përkthimi i fletëve të Librit të Mormonit se tre dëshmitarë të veçantë do të caktoheshin (shih Ethëri 5:2–4; 2 Nefi 11:3; 27:12). Oliver Cowdery, David Whitmer-i dhe Martin Harris-i u nxitën nga një dëshirë e frymëzuar që të ishin tre dëshmitarët e veçantë. Profeti i kërkoi Zotit dhe në përgjigje u dha kjo zbulesë nëpërmjet Urimit dhe Thumimit.

    1–4, Me anë të besimit, Tre Dëshmitarët do të shohin fletët dhe gjërat e tjera të shenjta; 5–9, Krishti jep dëshmi për hyjninë e Librit të Mormonit.

    1 Vini re, unë ju them se ju duhet të mbështeteni mbi fjalën time, gjë që nëse e bëni me qëllim të plotë në zemër, ju do të ashihni bfletët dhe gjithashtu parzmoren, cshpatën e Labanit, dUrimin dhe Thumimin, të cilat iu dhanë evëllait të Jaredit në mal, kur ai foli me Zotin fballë për ballë, dhe drejtuesit e gmrekullueshëm që iu dhanë Lehit, ndërsa në shkretëtirë, në kufijtë e hDetit të Kuq.

    2 Dhe është me anë të besimit tuaj që ju do t’i shihni ato, madje me anë të besimit që ishte patur prej profetëve të lashtësisë.

    3 Dhe pasi ta keni fituar besimin dhe t’i keni parë ato me sytë tuaj, ju duhet të adëshmoni për to, me anë të fuqisë së Perëndisë;

    4 Dhe këtë duhet ta bëni që shërbëtori im, Joseph Smith i Riu, të mos shkatërrohet, që unë të mund të plotësoj qëllimet e mia të drejta për fëmijët e njerëzve në këtë vepër.

    5 Dhe ju do të dëshmoni se i keni parë ato, po ashtu si shërbëtori im, Joseph Smith i Riu, i ka parë ato; sepse është fuqia ime që ai i ka parë ato dhe është ngaqë ai kishte besim.

    6 Dhe ai ka apërkthyer librin, madje atë bpjesë të cilën unë e kam urdhëruar dhe ashtu si Zoti juaj dhe Perëndia juaj jeton, ky është i vërtetë.

    7 Si rrjedhim, ju keni marrë të njëjtën fuqi dhe të njëjtin besim, dhe të njëjtën dhunti si dhe ai;

    8 Dhe nëse i bëni këto urdhërime të fundit prej meje, të cilat unë jua kam dhënë, aportat e ferrit nuk do të triumfojnë mbi ju; sepse bhiri im është i mjaftueshëm për ju dhe ju do të cngriheni në ditën e fundit.

    9 Dhe unë, Jezu Krishti, aZoti juaj dhe Perëndia juaj, jua kam thënë atë, që të mund të plotësoj qëllimet e mia të drejta për fëmijët e njerëzve. Amen.