Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 18

    Zbulesë Joseph Smith Profetit, Oliver Cowdery-t dhe David Whitmer-it, dhënë në Fayette, New York, qershor 1829 (History of the Church, 1:60–64). Kur Priftëria Aarone u dha, dhënia e Priftërisë Melkizedeke u premtua (shih kreun e seksionit 13). Në përgjigje të lutjes për dije lidhur me çështjen, Zoti dha këtë zbulesë.

    1–5, Shkrimet e shenjta tregojnë se si të ngrihet Kisha; 6–8, Bota po piqet në paudhësi; 9–16, Vlera e shpirtrave është e madhe; 17–25, Për të fituar shpëtim njerëzit duhet të marrin mbi vete emrin e Krishtit; 26–36, Thirrja dhe misioni i të Dymbëdhjetëve zbulohen; 37–39, Oliver Cowdery dhe David Whitmer-i duhet të kërkojnë dhe t’i gjejnë të Dymbëdhjetët; 40–47, Për të fituar shpëtim njerëzit duhet të pendohen, të pagëzohen dhe të zbatojnë urdhërimet.

    1 Tani, vër re, për shkak të asaj që ti shërbëtori im, Oliver Cowdery, ke dëshiruar të dish prej meje, unë t’i jap këto fjalë:

    2 Vër re, unë të kam manifestuar me anë të Shpirtit në shumë raste se gjërat që ke shkruar janë të avërteta; prandaj ti e di se ato janë të vërteta.

    3 Dhe nëse e di se janë të vërteta, vër re, unë të jap urdhërim, që ti të mbështetesh mbi gjërat që janë ashkruar;

    4 Sepse në to janë shkruar të gjitha gjërat lidhur me themelin e kishës sime, të aungjillit tim dhe të bshkëmbit tim.

    5 Prandaj, nëse ti do të ngresh kishën time mbi themelin e ungjillit tim dhe të shkëmbit tim, portat e ferrit nuk do të hapen për ty.

    6 Vër re, abota po piqet në paudhësi; dhe është e nevojshme që fëmijët e njerëzve të nxiten drejt pendimit, si bJohebrenjtë, ashtu edhe shtëpia e Izraelit.

    7 Prandaj, ngaqë ti je apagëzuar nga duart e shërbëtorit tim Joseph Smith i Riu, sipas asaj që unë e kam urdhëruar, ai e ka përmbushur atë për të cilën e urdhërova.

    8 Dhe tani mos u habit që unë e kam thirrur atë për vetë qëllimin tim, qëllim i cili është i njohur për mua; prandaj, nëse do të jetë i azellshëmbzbatimin e urdhërimeve të mia, ai do të cbekohet me jetë të përjetshme; dhe ai quhet dJoseph.

    9 Dhe tani, Oliver Cowdery, unë të flas ty dhe gjithashtu David Whitmer-it në formën e urdhërimit; sepse, vini re, unë i urdhëroj gjithë njerëzit kudo të pendohen dhe unë ju flas juve, sikurse Palit, aapostullit tim, ngaqë ju jeni thirrur me të njëjtën thirrje që ai u thirr.

    10 Kujtoni që avlera e bshpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë;

    11 Sepse, vini re, Zoti, aShëlbuesi juaj vuajti bvdekjen në mish; prandaj ai cvuajti ddhembjen e gjithë njerëzve, që gjithë njerëzit të mund të pendohen e të vijnë tek ai.

    12 Dhe ai është angritur së vdekuri, që të mund t’i sjellë gjithë njerëzit te vetja, me kushtin e bpendimit.

    13 Dhe sa i madh është agëzimi i tij për shpirtin që pendohet!

    14 Prandaj, ju jeni thirrur t’u ashpallni pendim këtyre njerëzve.

    15 Dhe nëse është që ju duhet të punoni gjithë ditët tuaja për t’u shpallur pendim këtyre njerëzve dhe sillni qoftë edhe një ashpirt tek unë, sa i madh do të jetë gëzimi juaj me të në mbretërinë e Atit tim!

    16 Dhe tani, nëse gëzimi juaj do të jetë i madh me një shpirt që keni sjellë tek unë në ambretërinë e Atit tim, sa i madh do të jetë bgëzimi juaj nëse do të më csillni shumë shpirtra!

    17 Vini re, ju keni ungjillin tim përpara jush, dhe shkëmbin tim, dhe ashpëtimin tim.

    18 I akërkoni Atit në bemrin tim, me besim, duke besuar se do të merrni dhe ju do të keni Frymën e Shenjtë, që i manifeston gjithë gjërat të cilat janë të cdomosdoshme për fëmijët e njerëzve.

    19 Dhe nëse nuk keni abesim, bshpresë dhe cdashuri hyjnore, ju s’mund të bëni asgjë.

    20 Mos aluftoni kundër asnjë kishe, përveçse bkishës së djallit.

    21 Merrni mbi vete aemrin e Krishtit dhe bflisni të vërtetën me cmaturi.

    22 Dhe sa vetë të pendohen dhe të apagëzohen në emrin tim, që është Jezu Krishti, dhe të bdurojnë deri në fund, të gjithë do të shpëtohen.

    23 Vini re, Jezu Krishti është aemri që jepet nga Ati dhe nuk ka asnjë emër tjetër të dhënë, me anë të të cilit njeriu mund të shpëtohet;

    24 Prandaj, gjithë njerëzit duhet të marrin mbi vete emrin që është dhënë nga Ati, sepse me atë emër ata do të thirren në ditën e fundit;

    25 Prandaj, nëse nuk e dinë aemrin me të cilin thirren, ata s’mund të kenë vend në bmbretërinë e Atit tim.

    26 Dhe tani, vini re, ka të tjerë që janë thirrur për të shpallur ungjillin tim, si aJohebrenj, ashtu dhe Judenj;

    27 Po madje dymbëdhjetë; dhe të aDymbëdhjetët do të jenë dishepujt e mi dhe ata do të marrin mbi vete emrin tim; dhe të Dymbëdhjetët janë ata që do të dëshirojnë të marrin mbi vete bemrin tim me qëllim të plotë të zemrës.

    28 Dhe nëse dëshirojnë të marrin mbi vete emrin tim me qëllim të plotë të zemrës, ata thirren për të shkuar në gjithë abotën për t’i predikuar bungjillin tim cçdo krijese.

    29 Dhe ata janë ata që shugurohen nga unë për të apagëzuar në emrin tim, sipas asaj që është shkruar;

    30 Dhe ju e keni atë që është shkruar përpara jush; si rrjedhim, ju duhet ta kryeni atë sipas fjalëve që janë shkruar.

    31 Dhe tani unë ju flas juve, të aDymbëdhjetëve—Vini re, hiri im është i mjaftueshëm për ju; ju duhet të ecni me drejtësi përpara meje dhe të mos mëkatoni.

    32 Dhe, vini re, ju jeni ata që shuguroheni prej meje për të ashuguruar priftërinj dhe mësues; për të shpallur ungjillin tim, bsipas fuqisë së Frymës së Shenjtë që është në ju dhe sipas cthirrjeve e dhuntive të Perëndisë për njerëzit;

    33 Dhe unë, Jezu Krishti, Zoti juaj dhe Perëndia juaj, e kam thënë atë.

    34 Këto afjalë nuk janë prej njerëzve, as prej njeriut, por prej meje; si rrjedhim, ju do të dëshmoni se ato janë prej meje dhe jo prej njeriut;

    35 Pasi është azëri im që jua thotë ato; pasi ato ju jepen me anë të Shpirtit tim dhe me anë të fuqisë sime ju mund t’ia lexoni ato njëri-tjetrit; dhe nëse nuk është me anë të fuqisë sime, ju nuk mund t’i keni ato;

    36 Prandaj, ju mund të adëshmoni se e keni dëgjuar zërin tim dhe i dini fjalët e mia.

    37 Dhe tani, vër re, unë të jap ty, Oliver Cawdery, dhe gjithashtu David Whitmer-it, që ju të kërkoni të Dymbëdhjetët, të cilët do të kenë dëshirat për të cilat unë kam folur;

    38 Dhe prej dëshirave të tyre dhe aveprave të tyre ju do t’i njihni ata.

    39 Dhe kur t’i keni gjetur, ju do t’ua tregoni ato gjëra atyre.

    40 Dhe ju do të bini përtokë dhe do të aadhuroni Atin në emrin tim.

    41 Dhe ju duhet t’i predikoni botës, duke thënë: Ju duhet të pendoheni dhe të pagëzoheni, në emër të Jezu Krishtit.

    42 Sepse gjithë njerëzit duhet të pendohen e të pagëzohen dhe jo vetëm burrat, por gratë, si dhe fëmijët që kanë arritur vitet e apërgjegjshmërisë.

    43 Dhe tani, pasi ta keni marrë këtë, ju duhet t’i zbatoni aurdhërimet e mia në të gjitha gjërat;

    44 Dhe prej duarve tuaja unë do të kryej një punë të amrekullueshme midis fëmijëve të njerëzve, për të bbindur shumë vetë për mëkatet e tyre, që ata të mund të vijnë tek pendimi dhe që ata të mund të vinë në mbretërinë e Atit tim.

    45 Si rrjedhim, bekimet që unë ju jap janë ambi të gjitha gjërat.

    46 Dhe pasi të keni marrë këtë, nëse nuk i azbatoni urdhërimet e mia, ju nuk mund të shpëtoheni në mbretërinë e Atit tim.

    47 Vini re, unë, Jezu Krishti, Zoti juaj dhe Perëndia juaj, dhe Shëlbuesi juaj, me anë të fuqisë së shpirtit tim e kam folur atë. Amen.