Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 22

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Manchester, New York, prill 1830 (History of the Church, 1:79–80). Kjo zbulesë iu dha Kishës si pasojë e disa vetëve që ishin pagëzuar më parë, të cilët dëshironin të bashkoheshin me Kishën pa një ripagëzim.

    1, Pagëzimi është një besëlidhje e re dhe e përjetshme; 2–4, Pagëzimi me autoritet kërkohet.

    1 Vini re, unë ju them se tërë besëlidhjet e avjetra i kam bërë të jenë të pavlefshme me anë të kësaj gjëje; dhe kjo është një besëlidhje e re dhe e bpafundme, madje ajo që ishte që nga fillimi.

    2 Si rrjedhim, edhe pse një njeri duhet të pagëzohet njëqind herë, ajo nuk i vlen aspak, pasi ju s’mund të hyni nga dera e ngushtë nëpërmjet aligjit të Moisiut, as nëpërmjet veprave tuaja të bvdekura.

    3 Sepse është për shkak të veprave tuaja të vdekura, që unë e kam bërë këtë besëlidhje të fundit dhe këtë kishë të ngrihet për mua, madje si në ditët e lashta.

    4 Si rrjedhim, hyni nga aporta, siç ju kam urdhëruar, dhe mos bkërkoni të këshilloni Perëndinë tuaj. Amen.