Seksioni 23

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Manchester, New York, prill 1830, Oliver Cowdery-t, Hyrum Smith-it, Samuel H. Smith-it, Joseph Smith Plakut dhe Joseph Knight Plakut (History of the Church, 1:80). Si rezultat i dëshirës më të madhe nga ana e pesë vetëve të përmendur për të ditur për detyrat e tyre përkatëse, Profeti i kërkoi Zotit dhe mori këtë zbulesë.

1–7, Këta dishepuj të hershëm thirren për të predikuar, për të këshilluar dhe për të forcuar Kishën.

  VËR re, unë të flas ty, Oliver, disa fjalë. Vër re, ti je bekuar dhe nuk je nën mallkim. Por ruhu nga krenaria, që të mos biesh në tundim.

  Bëja të ditur thirrjen tënde kishës e gjithashtu botës dhe zemra jote do të hapet për të predikuar të vërtetën tani e përjetë. Amen.

  Vër re, unë të flas ty, Hyrum, disa fjalë; ti gjithashtu nuk je nën mallkim dhe zemra jote është e hapur dhe gjuha jote e zgjidhur; dhe thirrja jote është këshillimi dhe forcimi i kishës vazhdimisht. Prandaj detyra jote është për kishën përgjithmonë dhe kjo për shkak të familjes tënde. Amen.

  Vër re, unë të flas disa fjalë ty, Samuel; pasi ti gjithashtu nuk je nën mallkim dhe thirrja jote është këshillimi dhe forcimi i kishës; dhe ti s'je thirrur ende për të predikuar përpara botës. Amen.

  Vër re, unë të flas disa fjalë ty, Joseph; pasi ti gjithashtu nuk je nën mallkim dhe thirrja jote është gjithashtu këshillimi dhe forcimi i kishës; dhe kjo është detyra jote tani e përjetë. Amen.

  Vër re, unë të manifestoj ty, Joseph Knight, me anë të këtyre fjalëve, se ti duhet të marrësh kryqin tënd, për këtë ti duhet të lutesh me zë përpara botës si dhe në fshehtësi, dhe në familjen tënde, dhe midis miqve të tu, dhe në të gjitha vendet.

  Dhe, vër re, është detyra jote të bashkohesh me kishën e vërtetë dhe ta përdorësh gjuhën tënde për këshillim vazhdimisht, që të mund të marrësh çmimin e punëtorit. Amen.