Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 26

    Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, Oliver Cowdery-t dhe John Whitmer-it, në Harmony, Pennsylvania, korrik 1830 (History of the Church, 1:104). (Shih kreun e seksionit 24.)

    1, Ata udhëzohen të studiojnë shkrimet e shenjta dhe të predikojnë; 2, Ligji i miratimit të përbashkët aprovohet.

    1 Vini re, unë ju them se ju duhet t’ia kushtoni kohën tuaj astudimit të shkrimeve të shenjta dhe predikimit e konfirmimit të kishës në bColesville dhe kryerjes së punëve tuaja në arë, ato që ju kërkohen, derisa të shkoni për në perëndim për të mbajtur konferencën tjetër; dhe atëherë do t’ju bëhet e ditur se çfarë duhet të bëni.

    2 Dhe gjithë gjërat duhet të bëhen me anë të amiratimit të përbashkët në kishë, me anë të shumë lutjeje dhe besimi, sepse të gjitha gjërat do t’i merrni me anë të besimit. Amen.