Seksioni 26

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, Oliver Cowdery-t dhe John Whitmer-it, në Harmony, Pennsylvania, korrik 1830 (History of the Church, 1:104). (Shih kreun e seksionit 24.)

1, Ata udhëzohen të studiojnë shkrimet e shenjta dhe të predikojnë; 2, Ligji i miratimit të përbashkët aprovohet.

  VINI re, unë ju them se ju duhet t'ia kushtoni kohën tuaj studimit të shkrimeve të shenjta dhe predikimit e konfirmimit të kishës në Colesville dhe kryerjes së punëve tuaja në arë, ato që ju kërkohen, derisa të shkoni për në perëndim për të mbajtur konferencën tjetër; dhe atëherë do t'ju bëhet e ditur se çfarë duhet të bëni.

  Dhe gjithë gjërat duhet të bëhen me anë të miratimit të përbashkët në kishë, me anë të shumë lutjeje dhe besimi, sepse të gjitha gjërat do t'i merrni me anë të besimit. Amen.