Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 27

    Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, gusht 1830 (History of the Church, 1:106–108). Në përgatitje për një shërbesë fetare në të cilën sakramenti i bukës dhe i verës do të shpërndahej, Joseph-i shkoi që të gjente verë. Ai u takua nga një lajmëtar qiellor dhe mori këtë zbulesë, një pjesë e së cilës u shkrua në atë kohë dhe pjesa e mbetur në shtatorin pasues. Uji përdoret tani në vend të verës në shërbesat e sakramentit të Kishës.

    1–4, Emblemat që duhet të përdoren në marrjen e sakramentit, janë shpjeguar; 5–14, Krishti dhe shërbëtorët e tij nga të gjitha periudhat do të marrin sakramentin; 15–18, Vishni gjithë armatimin e Perëndisë.

    1 Dëgjoni zërin e Jezu Krishtit, Zotit tuaj, Perëndisë suaj dhe Shëlbuesit tuaj, fjala e të cilit është e agjallë dhe e fuqishme.

    2 Sepse, vini re, unë ju them se nuk ka rëndësi se çfarë do të hani ose çfarë do të pini kur merrni asakramentin, me kusht që ju ta bëni atë me syrin drejtuar te blavdia ime—duke i kujtuar Atit trupin tim, i cili u dha për ju, dhe cgjakun tim, i cili u derdh për dheqjen e mëkateve tuaja.

    3 Si rrjedhim, një urdhërim ju jap, që ju nuk do të blini verë, as pije alkoolike prej armiqve tuaj;

    4 Si rrjedhim, ju nuk duhet të merrni asnjë, përveç asaj që është bërë e re mes jush; po, në këtë mbretëri të Atit tim që do të ngrihet mbi tokë.

    5 Vini re, kjo është urtësi në mua; si rrjedhim, mos u habisni, sepse vjen ora që unë do të api frytin e hardhisë me ju në tokë dhe me bMoronin, të cilin ta kam dërguar për të të zbuluar Librin e Mormonit, që përmban plotësinë e ungjillit tim të pafundëm, të cilit i kam dhënë çelësat e analit të cdrurit të Efraimit;

    6 Dhe gjithashtu me aEliasin, të cilit i kam dhënë çelësat e kryerjes së rivendosjes së gjithë gjërave të thëna nga goja e tërë profetëve të shenjtë, që kur bota filloi, lidhur me ditët e fundit;

    7 Dhe gjithashtu Gjonin, birin e Zakarias, Zakaria të cilin ai (aElias) e vizitoi dhe i dha premtimin se ai do të kishte një bir dhe emri i tij duhej të ishte bGjon, dhe ai do të mbushej me shpirtin e Elias;

    8 Gjoni të cilin unë jua kam dërguar juve, shërbëtorëve të mi, Joseph Smith-it të Riut dhe Oliver Cowdery-t, për t’ju shuguruar në apriftërinë e parë që keni marrë, që ju të mund të thirreni dhe bshuguroheni madje si cAaroni;

    9 Dhe gjithashtu aElijan, të cilit i kam dhënë çelësat e fuqisë për t’i bkthyer zemrat e etërve te bijtë dhe zemrat e bijve tek etërit, që tërë toka të mos goditet me një mallkim;

    10 Dhe gjithashtu me Jozefin dhe Jakobin, dhe Isakun, dhe Abrahamin, etërit tuaj, prej të cilëve apremtimet ngelen;

    11 Dhe gjithashtu me Mikaelin, ose aAdamin, atin e të gjithëve, princin e të gjithëve, të lashtin e ditëve;

    12 Dhe gjithashtu me Pjetrin dhe Jakobin, dhe Gjonin, që jua kam dërguar, prej të cilëve ju kam ashuguruar dhe konfirmuar të jeni bapostuj e cdëshmitarë të veçantë të emrit tim dhe të mbani çelësat e shërbesës suaj dhe të të njëjtave gjëra që iu zbulova atyre;

    13 Të cilëve u kam adhënë bçelësat e mbretërisë sime dhe një cperiudhëdungjillit për kohët ee fundit; dhe për fplotësinë e kohëve, në të cilën unë do të mbledh së bashku në gnjë të gjitha gjërat, si ato që janë në qiell, dhe ato që janë në tokë.

    14 Dhe gjithashtu me gjithë ata që Ati im më ka adhënë prej botës.

    15 Si rrjedhim, gëzohuni në zemrat tuaja e ngazëllehuni dhe ngjishini ijët tuaja e merrni mbi vete gjithë aarmatimin tim, që të mund të jeni në gjendje t’i bëni ballë ditës së ligë, duke bërë gjithçka, që ju të mund të jeni në gjendje të bqëndroni të fortë.

    16 Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ije brezin e së avërtetës, të bveshur me cparzmoren e ddrejtësisë dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të epaqes, të cilin kam dërguar fengjëjt e mi t’jua japin;

    17 Duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e azjarrta të të ligut;

    18 Dhe merrni përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Shpirtit tim, të cilin do ta derdh mbi ju, dhe fjalën time, të cilën unë jua zbuloj, dhe jini të një mendjeje për të gjitha gjërat që kërkoni prej meje e jini besnikë, derisa unë të vij, dhe ju do të arrëmbeheni lart, sepse aty ku unë jam, ju do të jeni bgjithashtu. Amen.