Seksioni 2

Një fragment nga fjalët e engjëllit Moroni për Joseph Smith Profetin, ndërsa gjendej në shtëpinë e atit të Profetit në Manchester, New York, në mbrëmjen e 21 shtatorit 1823 (History of the Church, 1:12). Moroni ishte i fundit i një radhe të gjatë historianësh, të cilët kishin bërë analin që tani është përpara botës si Libri i Mormonit. (Krahaso Malakia 4:5–6; gjithashtu seksionet 27:9; 110:13–16 dhe 128:18.)

1, Elija do të zbulojë priftërinë; 2–3, Premtimet bërë etërve mbillen në zemrat e fëmijëve.

  VINI re, unë do t'ju zbuloj Priftërinë, nëpërmjet dorës së Elija profetit, përpara ardhjes së ditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit.

  Dhe ai do të mbjellë në zemrat e fëmijëve premtimet e bëra etërve dhe zemrat e fëmijëve do të kthehen tek etërit e tyre.

  Nëse nuk do të ishte kështu, gjithë toka do të shkatërrohej tërësisht në ardhjen e tij.