Seksioni 32

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Parley P. Pratt-it dhe Ziba Peterson-it, tetor 1830 (History of the Church, 1:118–120). Interes dhe dëshirë e madhe u ndie nga pleqtë lidhur me Lamanitët, për bekimet e parashikuara të të cilëve Kisha kishte mësuar nga Libri i Mormonit. Si pasojë, u krye përgjërim, që Zoti të tregonte vullnetin e tij nëse pleqtë duhej të dërgoheshin në atë kohë te fiset indiane në Perëndim. Zbulesa pasoi.

1–3, Parley P. Pratt dhe Ziba Peterson thirren për t'u predikuar Lamanitëve dhe për të shoqëruar Oliver Cowdery-n dhe Peter Whitmer të Riun; 4–5, Ata duhet të luten për të kuptuar shkrimet e shenjta.

  DHE tani lidhur me shërbëtorin tim Parley P. Pratt, vini re, unë i them atij se, ashtu si unë jetoj, ai duhet të shpallë ungjillin tim e të mësojë prej meje dhe të jetë i butë e i përulur në zemër.

  Dhe ajo që i kam caktuar atij, është që ai duhet të shkojë me shërbëtorët e mi, Oliver Cowdery-n dhe Peter Whitmer të Riun, në vendin e shkretë mes Lamanitëve.

  Dhe Ziba Peterson-i gjithashtu do të shkojë me ta; dhe unë vetë do të shkoj me ta e do të jem në mes tyre; dhe unë jam avokati i tyre me Atin; dhe asgjë nuk do t'i mundë ata.

  Dhe ata duhet t'i vënë veshin asaj që është shkruar dhe të mos kërkojnë zbulesë tjetër; dhe ata duhet të luten gjithmonë, që unë të mund të shpalos po atë për të kuptuarin e tyre.

  Dhe ata duhet t'ia vënë veshin këtyre fjalëve e të mos tallen me to dhe unë do t'i bekoj. Amen.