Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 34


Seksioni 34

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Orson Pratt-it, në Fayette, New York, më 4 nëntor 1830 (History of the Church, 1:127–128). Vëllai Pratt ishte nëntëmbëdhjetë vjeç atëherë. Ai ishte kthyer në besim dhe ishte pagëzuar kur dëgjoi predikimin e ungjillit të rivendosur nga vëllai i tij më i madh, Parley P. Pratt, gjashtë javë më parë. Kjo zbulesë u mor në shtëpinë e Peter Whitmer Plakut.

1–4, Besimtarët bëhen bijtë e Perëndisë nëpërmjet Shlyerjes; 5–9, Predikimi i ungjillit përgatit udhën për Ardhjen e Dytë; 10–12, Profecia vjen me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.

1 Biri im aOrson, vër vesh e dëgjo dhe mbaj shënim çfarë unë, Zoti Perëndi, do të të them ty, madje Jezu Krishti, Shëlbuesi yt.

2 aDrita dhe jeta e botës, një dritë që shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kupton atë;

3 I cili kaq shumë e adeshi botën, sa bdha jetën e tij, që të gjithë ata që do të besonin, të mund të bëheshin cbijtë e Perëndisë. Prandaj ti je biri im;

4 Dhe abekuar qofsh ti, sepse ke besuar;

5 Dhe më i bekuar je, pasi je athirrur nga unë për të predikuar ungjillin tim—

6 Për të ngritur zërin tënd si me tingullin e një borie, si të lartë, e të fortë, dhe për t’i athirrur pendim një brezi të shtrembër dhe të degjeneruar, duke përgatitur udhën e Zotit për bardhjen e tij të dytë.

7 Sepse vër re, në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them, akoha është shpejt pranë, që unë të vij në një bre me fuqi dhe lavdi të madhe.

8 Dhe do të jetë një ditë e amadhërishme në kohën e ardhjes sime, sepse tërë kombet do të bdridhen.

9 Por përpara se dita e madhërishme të vijë, dielli do të errësohet dhe hëna do të kthehet në gjak; dhe yjet nuk do ta pranojnë shkëlqimin e tyre, dhe disa do të bien, dhe shkatërrime të mëdha i presin të ligjtë.

10 Si rrjedhim, ngrije zërin dhe mos e akurse, sepse Zoti Perëndi ka folur; prandaj profetizo dhe do të të jepet me anë të bfuqisë së Frymës së Shenjtë.

11 Dhe nëse je besnik, vër re, unë jam me ty, derisa të vij—

12 Dhe në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them, unë vij shpejt. Unë jam Zoti yt dhe Shëlbuesi yt. Madje kështu. Amen.