Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 35

    Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në ose pranë Fayette, New York, dhjetor 1830 (History of the Church, 1:128–131). Në këtë kohë Profeti ishte përfshirë pothuajse çdo ditë në bërjen e një përkthimi të Biblës. Përkthimi u fillua që në qershor të 1830-ës dhe si Oliver Cowdery dhe John Whitmer-i kishin shërbyer si shkrues. Përderisa ata tani ishin thirrur në detyra të tjera, Sidney Rigdon u thirr me anë të emërimit hyjnor për të shërbyer si shkruesi i Profetit në këtë punë (shih vargun 20). Si parathënie të analit të tij për këtë zbulesë, Profeti shkroi: “Në dhjetor Sidney Rigdon erdhi [nga Ohio] për t’i kërkuar Zotit dhe me të erdhi Edward Partridge.… Pak pas mbërritjes së këtyre dy vëllezërve, kështu foli Zoti” (History of the Church, 1:128).

    1–2, Si mund të bëhen njerëzit bijtë e Perëndisë; 3–7, Sidney Rigdon thirret për të pagëzuar dhe për të dhënë Frymën e Shenjtë; 8–12, Shenja dhe mrekulli sillen me anë të besimit; 13–16, Shërbëtorët e Zotit do t’i shkelin kombet me anë të fuqisë së Shpirtit; 17–19, Joseph Smith-i mban çelësat e mistereve; 20–21, Të zgjedhurit do t’i bëjnë ballë ditës së ardhjes së Zotit; 22–27, Izraeli do të shpëtohet.

    1 Dëgjoni zërin e aZotit, Perëndisë suaj, madje bAlfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, cudha e të cilit është një rreth i përjetshëm, i dnjëjtë sot si dje dhe përgjithmonë.

    2 Unë jam Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, që u akryqëzua për mëkatet e botës, madje gjithë ata që do të bbesojnë në emrin tim, që ata të mund të bëhen cbijtë e Perëndisë, dmadje një në mua, sikurse unë jam enjë në Atin, sikurse Ati është një në mua, që ne të mund të jemi një.

    3 Vini re, në të vërtetë, në të vërtetë, unë i them shërbëtorit tim Sidney, unë të kam vëzhguar ty dhe veprat e tua. I kam dëgjuar lutjet e tua dhe të kam përgatitur për një vepër më të madhe.

    4 Ti je i bekuar, sepse do të bësh gjëra të mëdha. Vër re, ti je dërguar, ashtu si aGjoni, të përgatitësh udhën përpara meje dhe përpara bElijas që do të vijë, dhe ti nuk e di atë.

    5 Ti vërtet pagëzove me anë të ujit, që të pendoheshin, por ata nuk e amorën Frymën e Shenjtë;

    6 Por tani unë të jap një urdhërim që ti duhet të apagëzosh me anë të ujit dhe ata do ta marrin bFrymën e Shenjtë me anë të vënies së cduarve, madje ashtu si apostujt e lashtë.

    7 Dhe do të ndodhë që do të jetë një vepër madhështore në tokë, madje midis aJohebrenjve, pasi marrëzia e tyre dhe neveritë e tyre do të manifestohen në sytë e gjithë njerëzve.

    8 Sepse unë jam Perëndi dhe dora ime nuk është e ashkurtër; dhe unë do t’u tregoj bmrekulli, cshenja dhe çudira gjithë atyre që dbesojnë në emrin tim.

    9 Dhe kushdo që do ta kërkojë atë në emrin tim, me abesim, ata do të bdëbojnë cdemonë, do të dshërojnë të sëmurët, do t’i bëjnë të verbërit t’u kthehet shikimi dhe të shurdhërit të dëgjojnë, dhe memecët të flasin, dhe të çalët të ecin.

    10 Dhe koha vjen shpejt që gjëra të mëdha do t’u tregohen fëmijëve të njerëzve;

    11 Por apa besim asgjë nuk do t’u tregohet, përveçse bshkatërrime mbi cBabiloni, po atë që i ka bërë të gjitha kombet të pijnë nga vera e zemërimit të dlavirësisë së saj.

    12 Dhe as’ka njerëz që bëjnë mirë, përveç atyre që janë gati të marrin plotësinë e ungjillit tim, të cilin ia kam dërguar këtij brezi.

    13 Si rrjedhim, unë u bëj thirrje gjërave të adobëta të botës, atyre që janë të bpamësuar dhe të përbuzur, t’i shkelin kombet me anë të fuqisë së Shpirtit tim;

    14 Dhe krahu i tyre do të jetë krahu im, dhe unë do të jem amburoja dhe shqyta e tyre; e do t’i ngjesh ijët e tyre dhe ata do të luftojnë burrërisht për mua; dhe barmiqtë e tyre do të jenë nën këmbët e tyre; dhe unë do ta lë të cbjerë shpatën në emër të tyre, dhe nëpërmjet dzjarrit të zemëratës sime do t’i ruaj ata.

    15 Dhe të avarfërve dhe të bdobtëve do t’u predikohet ungjilli dhe ata do të cpresin me dëshirë kohën e ardhjes sime, sepse është shumë dpranë

    16 Dhe ata do të mësojnë shëmbëlltyrën e pemës së afikut, sepse edhe tani vera pothuajse është pranë.

    17 Dhe unë kam dërguar aplotësinë e ungjillit tim nëpërmjet dorës së shërbëtorit tim bJoseph; dhe në dobësi e kam bekuar atë;

    18 Dhe unë i kam dhënë atij açelësat e misterit të atyre gjërave që janë bvulosur, madje të gjërave që ishin nga ckrijimi i botës dhe të gjërave që do të vijnë nga kjo kohë deri në kohën e ardhjes sime, nëse ai qëndron në mua dhe nëse jo, një tjetër do të vendos në vend të tij.

    19 Si rrjedhim, vëzhgoje atë, që besimi i tij të mos mpaket dhe do t’i jepet me anë të aNgushëlluesit, bFrymës së Shenjtë, që i di të gjitha gjërat.

    20 Dhe një urdhërim unë të jap—që ti do të ashkruash për të; dhe shkrimet e shenjta do të jepen, madje siç janë në kraharorin tim, për shpëtimin e të bzgjedhurve të mi;

    21 Pasi ata do ta dëgjojnë azërin tim e do të më shohin dhe nuk do të flenë e do t’i bqëndrojnë ditës së cardhjes sime; sepse ata do të pastrohen, sikurse unë jam i dpastër.

    22 Dhe tani unë a them, qëndro me të dhe ai do të udhëtojë me ty; mos e braktis atë dhe sigurisht këto gjëra do të përmbushen.

    23 Dhe andërkohë që nuk shkruani, vini re, do t’i jepet atij të profetizojë; dhe ti do të predikosh ungjillin tim dhe do t’u drejtohesh bprofetëve të shenjtë për t’i provuar fjalët e tij, ashtu siç do t’i jepen atij.

    24 aMbani gjithë urdhërimet e besëlidhjet me anë të të cilave jeni lidhur; dhe unë do t’i bëj qiejt të bdridhen për të mirën tuaj dhe cSatani do të dridhet e Sioni mbi kodra do të dgëzohet e do të lulëzojë;

    25 Dhe aIzraeli do të bshpëtohet në kohën time të përshtatshme; dhe me anë të cçelësave që unë kam dhënë, do të udhëhiqen ata dhe më nuk do të ngatërrohen aspak.

    26 Gëzohuni në zemrat tuaja dhe ngazëllehuni, ashëlbimi juaj po afrohet.

    27 Mos ki frikë, tufë e vogël, ambretëria është e jotja, derisa unë të vij. Vini re, unë bvij shpejt. Madje kështu. Amen.