Seksioni 4

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit atit të tij, Joseph Smith Plakut, në Harmony, Pennsylvania, shkurt 1829 (History of the Church, 1:28).

1–4, Shërbimi besnik i shpëton shërbestarët e Zotit; 5–6, Vetitë e perëndishme i cilësojnë ata për shërbesën; 7, Gjërat e Perëndisë duhet të kërkohen.

  TANI vini re, një vepër e mrekullueshme është duke ardhur midis fëmijëve të njerëzve.

  Prandaj, O ju që hyni në shërbim të Perëndisë, kujdesuni që t'i shërbeni atij me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj, që ju të qëndroni të pafaj përpara Perëndisë në ditën e fundit.

  Prandaj, nëse keni dëshirë t'i shërbeni Perëndisë, ju thirreni për veprën;

  Sepse vini re, fusha është e bardhë gati për t'u korrur; dhe shihni, ai që e shtyn draprin e tij me fuqi, njësoj vendos në ruajtje, që ai të mos mbarojë, por t'i sjellë shpëtim shpirtit të tij;

  Dhe besimi, shpresa, dashuria hyjnore dhe dashuria, me syrin drejtuar vetëm te lavdia e Perëndisë, e cilësojnë atë për veprën.

  Kujtoni besimin, virtytin, diturinë, maturinë, durimin, mirësinë vëllazërore, perëndishmërinë, dashurinë hyjnore, përulësinë, zellin.

  Kërkoni dhe do të merrni; trokisni dhe do t'ju çelet. Amen.