Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 40


Seksioni 40

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Fayette, New York, janar 1831 (History of the Church, 1:145). Duke paraprirë analin e kësaj zbulese, Profeti shkroi: “Ngaqë James Covill-i nuk e pranoi fjalën e Zotit dhe u kthye te parimet dhe njerëzit e tij të mëparshëm, Zoti më dha mua dhe Sidney Rigdon-it zbulesën e mëposhtme” (History of the Church, 1:145).

1–3, Frika e përndjekjes dhe përkujdesjet e botës shkaktojnë mohim të ungjillit.

1 Vini re, në të vërtetë unë ju them se zemra e shërbëtorit tim aJames Covill ishte tamam përpara meje, pasi ai lidhi besë me mua se do t’i bindej fjalës sime.

2 Dhe ai e apranoi fjalën me gëzim, por menjëherë Satani e tundoi atë; dhe frika e bpërndjekjes dhe përkujdesjet e botës e bënë ta cmohonte fjalën.

3 Prandaj ai e shkeli besëlidhjen time dhe më mbetet mua të bëj me të si të më duket mirë. Amen.