Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 42

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 9 shkurt 1831 (History of the Church, 1:148–154). Ajo u mor në prani të dymbëdhjetë pleqve dhe në përmbushje të premtimit të Zotit, të bërë më parë, se ligji do t’u jepej në Ohio (shih seksionin 38:32). Profeti e cilëson këtë zbulesë si “përqafimi i ligjit të Kishës” (History of the Church, 1:148).

    1–10, Pleqtë thirren për të predikuar ungjillin, për të pagëzuar të kthyerit në besim dhe për të ndërtuar Kishën; 11–12, Ata duhet të thirren e të shugurohen dhe duhet t’u mësojnë parimet e ungjillit që gjenden në shkrimet e shenjta; 13–17, Ata duhet të japin mësim dhe të profetizojnë me anë të fuqisë së Shpirtit; 18–29, Shenjtorët urdhërohen të mos vrasin, të mos vjedhin, të mos gënjejnë, të mos kenë epsh, të mos shkelin kurorën apo të mos flasin keq kundër të tjerëve; 30–39, Ligje që qeverisin përkushtimin e pronave, caktohen; 40–42, Krenaria dhe përtacia dënohen; 43–52, Të sëmurët duhet të shërohen nëpërmjet administrimit dhe me anë të besimit; 53–60, Shkrimet e shenjta qeverisin Kishën dhe duhet t’i shpallen botës; 61–69, Vendi i Jeruzalemit të Ri dhe misteret e mbretërisë do të zbulohen; 70–73, Pronat e përkushtuara duhet të përdoren për të mbështetur nëpunësit e Kishës; 74–93, Ligje që qeverisin lavirësinë, shkeljen e kurorës, vrasjen, vjedhjen dhe rrëfimin e mëkateve, caktohen.

    1 Vini vesh, O ju pleq të kishës sime, që jeni mbledhur së bashku në emrin tim, madje të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë së gjallë, Shpëtimtarit të botës; ngaqë besoni në emrin tim dhe i zbatoni urdhërimet e mia.

    2 Përsëri unë ju them, vini re e dëgjoni dhe bindjuni aligjit që do t’ju jap.

    3 Sepse në të vërtetë unë them, ngaqë jeni mbledhur së bashku sipas aurdhërit me të cilin ju urdhërova dhe keni rënë në ujdi blidhur me këtë gjë e i keni kërkuar Atit në emrin tim, madje kështu ju do të merrni.

    4 Vini re, në të vërtetë unë ju them, unë jua jap këtë urdhërim të parë, që ju do të shkoni në emrin tim, secili prej jush, përveç shërbëtorit tim Joseph Smith të Riut dhe Sidney Rigdon-it.

    5 Unë u jap atyre një urdhërim, që ata do të shkojnë për një stinë të shkurtër dhe do t’u jepet me anë të fuqisë së aShpirtit se kur do të kthehen.

    6 Dhe ju do të shkoni në fuqinë e Shpirtit tim, duke predikuar ungjillin tim, ady e nga dy, në emrin tim, duke ngritur zërat tuaj si me tingullin e një borie, duke shpallur fjalën time si engjëj të Perëndisë.

    7 Dhe do të shkoni duke pagëzuar me ujë, duke thënë: Pendohuni ju, pendohuni ju, sepse mbretëria e qiellit është pranë.

    8 Dhe nga ky vend ju do të shkoni në krahinat drejt perëndimit; dhe aq shumë sa të gjeni ata që do t’ju pranojnë, ju do të ngrini kishën time në çdo krahinë—

    9 Derisa koha do të vijë kur do t’ju zbulohet nga lart, kur aqyteti i bJeruzalemit të Ri do të përgatitet, që ju të mund të cmblidheni në një, që të mund të jeni dpopulli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.

    10 Dhe përsëri, unë ju them, se shërbëtori im aEdward Partridge do të qëndrojë në detyrën në të cilën e kam caktuar. Dhe do të ndodhë që, nëse ai bën shkelje, bnjë tjetër do të caktohet në vend të tij. Madje kështu. Amen.

    11 Përsëri unë ju them se nuk do t’i jepet askujt që të shkojë për të apredikuar ungjillin tim, ose për të ngritur kishën time, përveçse nëse ai bshugurohet nga dikush që ka cautoritet e njihet prej kishës që ka autoritet dhe është shuguruar në mënyrë të rregullt nga krerët e kishës.

    12 Dhe përsëri, apleqtë, priftërinjtë dhe mësuesit e kësaj kishe do t’u bmësojnë parimet e ungjillit tim, të cilat janë në cBibël dhe në dLibrin e Mormonit, në të cilin është plotësia e eungjillit.

    13 Dhe ata do të vëzhgojnë besëlidhjet, si dhe nenet e kishës, që t’i bëjnë ato, dhe këto do të jenë mësimet e tyre, kur të drejtohen me anë të Shpirtit.

    14 Dhe Shpirti do t’ju jepet me anë të alutjes së besimit; dhe nëse nuk e merrni bShpirtin, ju s’duhet të jepni mësim.

    15 Dhe gjithë këtë ju duhet të kujdeseni ta bëni siç ju kam urdhëruar lidhur me mësimdhënien tuaj, derisa të jepet plotësia e ashkrimeve të mia të shenjta.

    16 Dhe ndërsa do t’i ngrini zërat tuaj nëpërmjet aNgushëlluesit, ju do të flisni e profetizoni si të më duket mua mirë;

    17 Sepse, vini re, Ngushëlluesi i di të gjitha gjërat dhe jep dëshmi për Atin dhe për Birin.

    18 Dhe tani vini re, unë i flas kishës. Mos avrit; dhe ai që bvret, nuk do të ketë falje në këtë botë, as në botën që do të vijë.

    19 Dhe përsëri, unë them, mos vrit; por ai që vret, duhet të avdesë.

    20 Mos avidh; dhe ai që vjedh dhe nuk pendohet, duhet të dëbohet.

    21 Mos agënje; ai që gënjen dhe nuk pendohet, duhet të dëbohet.

    22 aDuaje bashkëshorten tënde me gjithë zemër dhe do të bkapesh pas saj e pas askujt tjetër.

    23 Dhe ai që e sheh një grua për ta adëshiruar atë, do të mohojë besimin dhe nuk do ta ketë Shpirtin; dhe nëse nuk pendohet, ai duhet të dëbohet.

    24 Mos ashkel kurorën; dhe ai që shkel kurorën dhe nuk pendohet, duhet të dëbohet.

    25 Por ai që e ka shkelur kurorën e apendohet me gjithë zemër dhe e braktis atë e nuk e bën më, ai duhet të bfalet;

    26 Por nëse e bën apërsëri, ai s’duhet të falet, por duhet të dëbohet.

    27 Mos afol keq për të afërmin tënd, as mos i bëj dëm atij.

    28 Ti e di, ligjet e mia lidhur me këto gjëra janë dhënë në shkrimet e mia të shenjta; ai që mëkaton e nuk pendohet, duhet të adëbohet.

    29 Nëse më ado, duhet të më bshërbesh dhe t’i cmbash të gjitha urdhërimet e mia.

    30 Dhe vër re, ti do të kujtosh të avarfërit dhe do të bpërkushtosh prej gjithë pronave të tua për cmbështetjen e tyre atë që duhet t’ua japësh atyre, me një besëlidhje dhe një akt ligjor që nuk mund të prishen.

    31 Dhe sa herë që u ajepni nga pasuria juaj të bvarfërve, ju do ta bëni atë për mua; dhe ato do të vendosen përpara cpeshkopit të kishës sime dhe këshilltarëve të tij, dy prej pleqve ose priftërinjve të lartë, që ai do t’i caktojë ose i ka caktuar e dveçuar për atë qëllim.

    32 Dhe do të ndodhë që, pasi ato të vendosen përpara peshkopit të kishës sime dhe pasi ai t’i ketë marrë këto dëshmi lidhur me apërkushtimin e pronave të kishës sime, që ato nuk mund t’i merren kishës, në përputhje me urdhërimet e mia, çdo njeri do të bëhet i bpërgjegjshëm tek unë, një ckujdestar për pronën e tij ose atë që ai ka marrë nëpërmjet përkushtimit, aq sa të jetë e mjaftueshme për të dhe dfamiljen.

    33 Dhe përsëri, në qoftë se do të ketë prona në duart e kishës ose të ndonjë individi të saj, më shumë nga ç’është e nevojshme për mbështetjen e tyre, pas këtij përkushtimi të parë, që është një atepricë për t’iu përkushtuar peshkopit, ajo duhet të ruhet për t’iu administruar atyre që s’kanë, kohë pas kohe, që kushdo që ka nevojë, të mund të furnizohet me bollëk dhe të marrë sipas dëshirave të tij.

    34 Prandaj, teprica duhet të mbahet në shtëpinë time të ruajtjes, për t’iu administruar të varfërve dhe nevojtarëve, siç do të caktohet nga këshilli i lartë i kishës dhe nga peshkopi e këshilli i tij;

    35 Dhe për qëllimin e blerjes së tokave për përfitimin e përbashkët të kishës dhe për ndërtimin e shtëpive të adhurimit dhe për ndërtimin e aJeruzalemit të Ri, që do të zbulohet më pas—

    36 Që populli im i besëlidhjes të mund të mblidhet së bashku në atë ditë kur unë të avijbtempullin tim. Dhe këtë e bëj për shpëtimin e popullit tim.

    37 Dhe do të ndodhë që ai që mëkaton dhe nuk pendohet, do të adëbohet nga kisha dhe nuk do ta marrë përsëri atë që ua ka bpërkushtuar të varfërve dhe nevojtarëve të kishës sime, ose me fjalë të tjera, mua—

    38 Sepse, sa herë që ia abëni këtë më të voglit të këtyre, ju ma bëni mua.

    39 Sepse do të ndodhë që ajo që unë e flas nëpërmjet gojës së profetëve të mi, do të përmbushet; sepse unë do t’i përkushtoj pasuritë e atyre që përqafojnë ungjillin tim mes Johebrenjve, për të varfërit e popullit tim që janë të shtëpisë së Izraelit.

    40 Dhe përsëri, mos ji akrenar në zemrën tënde; le të jenë të thjeshta brrobat e tua dhe bukuria e tyre, bukuria e punës së vetë duarve të tua;

    41 Dhe le të bëhet gjithçka në pastërti përpara meje.

    42 Mos ji adembel; sepse ai që është dembel nuk duhet të hajë bukën, as duhet të veshë rrobat e punëtorit.

    43 Dhe cilëtdo mes jush që janë të asëmurë dhe nuk kanë besim të shërohen, por besojnë, duhen të ushqehen gjithë butësi, me bimë dhe ushqim të lehtë, dhe kjo jo nga dora e një armiku.

    44 Dhe pleqtë e kishës, dy ose më shumë, duhet të thirren e duhet të luten për ta dhe duhet t’i vënë aduart mbi ta në emrin tim; dhe nëse ata vdesin, do të bvdesin në mua dhe nëse jetojnë, do të jetojnë në mua.

    45 aJeto së bashku në bdashuri, kështu që ti duhet të cvajtosh për humbjen e atyre që vdesin dhe në mënyrë më të veçantë për ata që s’kanë dshpresë për një ringjallje të lavdishme.

    46 Dhe do të ndodhë që ata që vdesin në mua, nuk do ta shijojnë avdekjen, sepse ajo do të jetë e bëmbël për ta;

    47 Dhe ata që nuk vdesin në mua, mjerë ata, sepse vdekja e tyre është e hidhur.

    48 Dhe përsëri, do të ndodhë që ai që ka abesim në mua për t’u bshëruar dhe nuk ccaktohet për vdekjen, do të shërohet.

    49 Ai që ka besim të shohë, do të shohë.

    50 Ai që ka besim të dëgjojë, do të dëgjojë.

    51 Sakati që ka besim të kërcejë, do të kërcejë.

    52 Dhe ata që s’kanë besim t’i bëjnë këto gjëra, por besojnë në mua, kanë fuqi të bëhen abijtë e mi; dhe për aq sa ata nuk i shkelin ligjet e mia, ti duhet t’i bmbash dobësitë e tyre.

    53 Qëndro në vendin e akujdestarisë tënde.

    54 Mos e merr rrobën e vëllait tënd; ti duhet të paguash për atë që do të marrësh nga vëllai yt.

    55 Dhe nëse afiton më shumë sesa ç’të duhet për mbështetjen tënde, jepe në bshtëpinë time të ruajtjes, që gjithçka të bëhet sipas asaj që unë kam thënë.

    56 Kërko dhe ashkrimet e mia të shenjta do të të jepen, ashtu siç e kam përcaktuar, dhe ato duhet të bruhen të sigurta;

    57 Dhe është e nevojshme që ti duhet ta ruash heshtjen tënde lidhur me to dhe të mos ua mësosh derisa ju t’i keni marrë ato plotësisht.

    58 Dhe unë ju jap një urdhërim se atëherë ju duhet t’ua mësoni ato gjithë njerëzve; sepse ato duhet t’u mësohen agjithë kombeve, fiseve, gjuhëve dhe popujve.

    59 Prano gjërat që ke marrë, që të janë dhënë në shkrimet e mia të shenjta si ligj, që të jenë ligji im për të qeverisur kishën time;

    60 Dhe ai që abën sipas këtyre gjërave, do të shpëtohet dhe ai që nuk i bën ato, do të bmallkohet nëse vazhdon kështu.

    61 Në qoftë se do të kërkosh, ti do të marrësh azbulesë pas zbulese, bdituri pas diturie, që të mund të dish cmisteret dhe gjërat dpaqësore—ato që sjellin egëzim, ato që sjellin jetë të përjetshme.

    62 Ti duhet të kërkosh dhe do t’u zbulohet në kohën time të duhur se ku do të ndërtohet aJeruzalemi i Ri.

    63 Dhe vini re, do të ndodhë që shërbëtorët e mi do të dërgohen drejt lindjes dhe drejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut.

    64 Dhe madje tani, lëreni atë që shkon drejt lindjes, t’i mësojë ata që do të kthehen në besim, të largohen drejt aperëndimit dhe kjo për shkak të asaj që po vjen në tokë dhe për shkak të blidhjeve të fshehta.

    65 Vër re, bëji gjithë këto gjëra dhe i madh do të jetë shpërblimi yt; sepse juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë, por botës nuk i është dhënë t’i njohë ato.

    66 Bindjuni ligjeve që keni marrë dhe jini besnikë.

    67 Dhe ju do të merrni në të ardhmen abesëlidhje të kishës, të tilla që do të jenë të mjaftueshme për t’ju ngritur si këtu, edhe në Jeruzalemin e Ri.

    68 Prandaj, kujt i mungon aurtësia, le të kërkojë nga unë dhe unë do t’i jap lirisht e nuk do ta qortoj.

    69 Gëzohuni në zemër dhe ngazëllehuni, sepse për ju ambretëria ose, me fjalë të tjera, bçelësat e kishës janë dhënë. Madje kështu. Amen.

    70 aPriftërinjtë dhe bmësuesit duhet të kenë ckujdestaritë e tyre, ashtu si dhe anëtarët.

    71 Dhe pleqtë ose priftërinjtë e lartë të cilët caktohen për t’i ndihmuar peshkopit si këshilltarë në të gjitha gjërat, duhet t’i kenë familjet e tyre të mbështetura nga pasuria që i është apërkushtuar peshkopit, për të mirën e të varfërve dhe për qëllime të tjera, siç u përmendën më parë;

    72 Ose ata duhet të marrin një shpërblim të drejtë për gjithë shërbimet e tyre, apo një kujdestari ose në një mënyrë tjetër, siç mund të mendohet më mirë ose siç mund të vendoset prej këshilltarëve dhe peshkopit.

    73 Dhe peshkopi, gjithashtu, duhet të marrë mbështetjen e tij ose një shpërblim të drejtë për gjithë shërbimet e tij në kishë.

    74 Vini re, në të vërtetë unë ju them se cilëtdo persona mes jush, që i kanë përzënë bashkëshortet e tyre për shkak të alavirësisë, ose me fjalë të tjera, nëse ata do të dëshmojnë para jush në gjithë përulësinë e zemrës që ky është rasti, ju nuk do t’i dëboni prej jush;

    75 Por nëse ju do të gjeni që dikush e ka lënë bashkëshorten e tij për shkak të ashkeljes së kurorës dhe ata vetë janë fajtorët dhe bashkëshortet e tyre jetojnë, ata do të bdëbohen nga mesi juaj.

    76 Dhe përsëri, unë ju them që duhet të jeni të avëmendshëm dhe të kujdesshëm, me të gjitha kërkesat, që të mos pranoni asnjë të tillë mes jush, nëse ata janë të martuar;

    77 Dhe nëse nuk janë të martuar, ata do të pendohen për mëkatet e tyre ose ju s’do t’i pranoni.

    78 Dhe përsëri, kushdo që i përket kësaj kishe të Krishtit, duhet të kujdeset që të mbajë të gjitha urdhërimet dhe besëlidhjet e kishës.

    79 Dhe do të ndodhë që, nëse ndokush mes jush do të avrasë, ata do t’u dorëzohen ligjeve të tokës dhe do të trajtohen sipas tyre; sepse mbani mend që ai nuk ka falje; dhe do të provohet në përputhje me ligjet e tokës.

    80 Dhe nëse ndonjë burrë ose grua do të bëjë shkelje kurore, ai ose ajo duhet të gjykohet përpara dy pleqve të kishës ose më shumë, dhe çdo fjalë duhet të bazohet kundër tij ose saj nga dy dëshmitarë të kishës dhe jo nga armiku; por nëse ka më shumë se dy dëshmitarë, është më mirë.

    81 Por ai ose ajo duhet të dënohet nga goja e dy dëshmitarëve; dhe pleqtë duhet ta shtrojnë çështjen përpara kishës dhe kisha duhet të ngrejë duart kundër tij ose saj, që me ata të veprohet sipas ligjit të Perëndisë.

    82 Dhe nëse është e mundur, është e nevojshme që peshkopi të jetë i pranishëm gjithashtu.

    83 Dhe kështu duhet të veproni në të gjitha çështjet që do të vijnë përpara jush.

    84 Dhe nëse një burrë ose grua do të grabisë, ai ose ajo duhet t’i dorëzohet ligjit të tokës.

    85 Dhe nëse ai ose ajo do të avjedhë, duhet t’i dorëzohet ligjit të tokës.

    86 Dhe nëse ai ose ajo do të agënjejë, duhet t’i dorëzohet ligjit të tokës.

    87 Dhe nëse ai ose ajo do të bëjë çfarëdo paudhësie, duhet t’i dorëzohet ligjit, madje atij të Perëndisë.

    88 Dhe nëse avëllai yt ose motra jote të bfyen, merre atë vetëm për vetëm; dhe nëse ai ose ajo crrëfen, duhet të pajtohesh.

    89 Dhe nëse ai ose ajo nuk rrëfen, dorëzoja atë kishës, jo anëtarëve, por pleqve. Dhe duhet të bëhet në një mbledhje dhe kjo jo përpara botës.

    90 Dhe nëse vëllai yt ose motra jote fyejnë shumë vetë, ai ose ajo duhet të andëshkohen përpara shumë vetëve.

    91 Dhe nëse dikush fyen hapur, ai ose ajo duhet të qortohet hapur, që të mund të turpërohet. Dhe nëse nuk rrëfen, ai ose ajo duhet t’i dorëzohet ligjit të Perëndisë.

    92 Në qoftë se dikush do të fyejë në fshehtësi, ai ose ajo duhet të qortohet në fshehtësi, që të mund të ketë rast t’ia rrëfejë në fshehtësi atij ose asaj që ka fyer dhe Perëndisë, që kisha të mos flasë me qortim për të.

    93 Dhe kështu duhet të silleni në gjithçka.