Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 45

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Kishës, në Kirtland, Ohio, më 7 mars 1831 (History of the Church, 1:158–163). Në parathënie të shënimit të tij për këtë zbulesë, Profeti thotë se “në këtë fazë të Kishës, … shumë thënie të rreme … dhe histori absurde u botuan … dhe qarkulluan … për t’i penguar njerëzit të hetonin veprën ose të përqafonin besimin … Por për gëzimin e Shenjtorëve … unë mora sa vijon” (History of the Church, 1:158).

    1–5, Krishti është avokati ynë me Atin; 6–10, Ungjilli është një lajmëtar për të përgatitur udhën përpara Zotit; 11–15, Enoku dhe vëllezërit e tij u morën nga Zoti pranë tij; 16–23, Krishti zbuloi shenja të ardhjes së tij, siç u dhanë në malin e Ullinjve; 24–38, Ungjilli do të rivendoset, kohërat e Johebrenjve do të plotësohen dhe një sëmundje shkretuese do të mbulojë tokën; 39–47, Shenja, mrekulli dhe Ringjallja do të shoqërojnë Ardhjen e Dytë; 48–53, Krishti do të qëndrojë në malin e Ullinjve dhe Judenjtë do të shohin plagët në duart dhe këmbët e tij; 54–59, Zoti do të mbretërojë gjatë Mijëvjeçarit; 60–62, Profeti udhëzohet të fillojë përkthimin e Dhjatës së Re, nëpërmjet të cilit informacion i rëndësishëm do të bëhet i njohur; 63–75, Shenjtorët urdhërohen të mblidhen dhe të ndërtojnë Jeruzalemin e Ri, në të cilin njerëz nga të gjitha kombet do të vijnë.

    1 Dëgjoni, O ju njerëz të akishës sime, ata të cilëve bmbretëria u është dhënë; dëgjoni dhe vërjani veshin atij që vuri themelin e tokës, që cbëri qiejt e gjithë ushtritë e tyre dhe nëpërmjet të cilit u bënë të gjitha gjërat që jetojnë e lëvizin dhe kanë një qenie.

    2 Dhe përsëri unë ju them, vërini vesh zërit tim, që avdekja të mos ju vijë; në një borë kur nuk e mendoni, vera do të marrë fund dhe ckorrja do të mbarojë e shpirtrat tuaj nuk do të shpëtohen.

    3 Dëgjoni atë që është aavokati juaj me Atin, i cili po e mbron çështjen tuaj para tij—

    4 Duke thënë: Atë, vër re avuajtjet dhe vdekjen e atij që nuk bëri asnjë bmëkat, në të cilin ti ishe kënaqur; vër re gjakun e Birit tënd që u derdh, gjakun e atij të cilin e dhe që ti vetë të mund të cpërlëvdoheshe;

    5 Si rrjedhim, Atë, kurseji këta vëllezërit e mi që abesojnë në emrin tim, që ata të mund të vijnë tek unë dhe të kenë jetë të bpërhershme.

    6 Vini vesh, O ju njerëz të kishës sime dhe ju pleq, dëgjoni së bashku e mbani vesh zërin tim, ndërkohë që thirret asot, dhe mos i ngurtësoni zemrat tuaja;

    7 Sepse në të vërtetë ju them se unë jam aAlfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, drita dhe jeta e botës—një bdritë që shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kupton atë.

    8 Unë erdha tek të mitë dhe të mitë nuk më pranuan; por të gjithë atyre që më pranuan, u dhashë afuqi për të bërë shumë bmrekulli dhe për t’u bërë cbijtë e Perëndisë; dhe madje atyre që dbesuan në emrin tim, u dhashë fuqi të fitojnë ejetë të përjetshme.

    9 Dhe madje kështu ia kam dërguar abesëlidhjen time të bpërjetshme botës, që t’i jetë një dritë botës dhe që të jetë një cflamur për popullin tim e për dJohebrenjtë, dhe që të jetë një elajmëtar përpara fytyrës sime për të përgatitur udhën para meje.

    10 Si rrjedhim, ejani tek ajo dhe me atë që vjen, unë do të arsyetoj si me njerëzit në ditët e lashta dhe do t’jua tregoj arsyetimin tim të afuqishëm.

    11 Si rrjedhim, vini vesh së bashku dhe më lini t’ju tregoj madje urtësinë time—urtësinë e atij që ju thoni është Perëndia i aEnokut dhe i vëllezërve të tij,

    12 Që u andanë nga toka dhe u morën prej meje—një bqytet i ruajtur derisa një ditë drejtësie të vijë—një ditë që u kërkua prej gjithë njerëzve të shenjtë dhe që ata nuk e gjetën për shkak të ligësisë dhe të fëlliqësive;

    13 Dhe rrëfyen se ishin të ahuaj dhe shtegtarë mbi tokë;

    14 Por morën një apremtim se ata do ta gjenin dhe do ta shihnin atë në mish.

    15 Si rrjedhim, vini vesh dhe unë do të arsyetoj me ju dhe do t’ju flas e profetizoj, sikurse njerëzve në ditët e lashta.

    16 Dhe unë do t’jua tregoj atë qartësisht, sikurse ua atregova dishepujve të mi kur qëndrova përpara tyre në mish dhe u fola, duke thënë: Ngaqë më keni kërkuar lidhur me bshenjat e ardhjes sime, në ditën kur do të vij në lavdinë time në retë e qiellit, për të përmbushur premtimet që u kam bërë etërve tuaj,

    17 Sepse, ngaqë ju e keni parë amungesën e gjatë të bshpirtrave tuaj në trupat tuaj të jetë një robëri, unë do t’ju tregoj se si dita e shëlbimit do të vijë dhe gjithashtu crivendosja e Izraelit të dshpërndarë.

    18 Dhe tani vini re këtë tempull që është në Jeruzalem, të cilin ju e quani shtëpia e Perëndisë, dhe armiqtë tuaj thonë se kjo shtëpi nuk do të bjerë kurrë.

    19 Por, në të vërtetë, unë ju them se shkatërrimi do të vijë mbi këtë brez si një vjedhës natën dhe këta njerëz do të shkatërrohen e shpërndahen mes gjithë kombeve.

    20 Dhe ky tempull që e shihni tani, do të rrëzohet përtokë, sa nuk do të lihet asnjë gur mbi gur.

    21 Dhe do të ndodhë që ky brez i Judenjve nuk do të vdesë derisa çdo shkatërrim që ju kam thënë lidhur me ta, do të ndodhë.

    22 Ju thoni se e dini që ambarimi i botës vjen; ju thoni gjithashtu se e dini që qiejt dhe toka do të kalojnë;

    23 Dhe për këtë ju thoni të vërtetën, sepse kështu është; por këto gjëra që jua kam thënë, nuk do të kalojnë derisa gjithçka të përmbushet.

    24 Dhe këtë jua kam thënë lidhur me Jeruzalemin; dhe kur ajo ditë të vijë, të mbeturit do të ashpërndahen mes gjithë kombeve;

    25 Por ata do të amblidhen përsëri; por ata do të mbeten derisa kohët e bJohebrenjve të përmbushen.

    26 Dhe në aatë ditë do të dëgjohet për bluftëra e ushtima luftërash dhe i gjithë dheu do të jetë në rrëmujë, dhe zemrat e njerëzve do të cmpaken, dhe ata do të thonë se Krishti e dvonon ardhjen e tij deri në mbarim të tokës.

    27 Dhe dashuria e njerëzve do të ftohet e paudhësia do të shumohet.

    28 Dhe kur kohërat e aJohebrenjve të vijnë, një bdritë do të agojë mes atyre që dergjen në errësirë dhe ajo do të jetë plotësia e ungjillit tim;

    29 Por ata s’e apranojnë atë; sepse nuk e dallojnë dritën dhe i blargojnë zemrat e tyre prej meje për shkak të cmësimeve të njerëzve.

    30 Dhe në atë brez do të përmbushen kohërat e Johebrenjve.

    31 Dhe do të ketë njerëz duke qëndruar në atë brez, që s’do të kalojnë derisa të shohin një andëshkim përmbytës; sepse një sëmundje shkatërruese do të mbulojë tokën.

    32 Por dishepujt e mi do të aqëndrojnë në vende të shenjta dhe nuk do të lëvizen; por mes të ligjve, njerëz do të ngrenë zërat e tyre dhe do të bmallkojnë Perëndinë e do të vdesin.

    33 Dhe do të ketë gjithashtu atërmete në vende të ndryshme dhe shumë shkatërrime; përsëri njerëzit do t’i ngurtësojnë zemrat kundër meje dhe do të marrin bshpatën, njëri kundër tjetrit, dhe do të vrasin njëri-tjetrin.

    34 Dhe tani, kur unë, Zoti, ua thashë këto fjalë dishepujve të mi, ata u shqetësuan.

    35 Dhe unë u thashë atyre: Mos u ashqetësoni, sepse, kur gjithë këto gjëra të ndodhin, ju mund të dini se premtimet që ju janë bërë, do të përmbushen.

    36 Dhe kur drita të fillojë të agojë, do të jetë për ta sikurse në një shëmbëlltyrë që unë do t’jua tregoj—

    37 Ju hidhni vështrimin e vëreni pemët e afikut dhe i shikoni ato me sytë tuaj e thoni se, kur ato fillojnë të mugullojnë e gjethet e tyre janë të njoma, vera është tani fare pranë;

    38 Po kështu do të jetë në atë ditë kur ata do t’i shohin gjithë këto gjëra; atëherë do të dinë se ora është pranë.

    39 Dhe do të ndodhë që ai që ka afrikë nga unë, do të bvigjilojëcdita e madhe e Zotit të vijë, madje për dshenjat e ardhjes së eBirit të Njeriut.

    40 Dhe do të shohin shenja e mrekulli, sepse ato do të shfaqen në qiell lart dhe në tokë poshtë.

    41 Dhe do të vërejnë gjak e azjarr e avuj tymi.

    42 Dhe përpara se dita e Zotit të vijë, adielli do të errësohet e hëna do të kthehet në gjak dhe yjet do të bien nga qielli.

    43 Dhe të mbeturit do të mblidhen në këtë vend;

    44 Dhe atëherë ata do të më kërkojnë dhe, vini re, unë do të vij; dhe ata do të më shohin në retë e qiellit, të mbuluar me fuqi dhe alavdi të madhe, me gjithë engjëjt e shenjtë; dhe ai që nuk bvigjëlon për mua, do të flaket.

    45 Por përpara se krahu i Zotit të bjerë, një engjëll do t’i bjerë aborisë së tij dhe shenjtorët që kanë fjetur, do të bvijnë të më takojnë në cre.

    46 Si rrjedhim, nëse keni fjetur në apaqe, qofshi bekuar; sepse ashtu si ju tani më shihni dhe e dini se unë jam, po kështu do të bvini tek unë e shpirtrat tuaj do të cjetojnë dhe shëlbimi juaj do të jetë i përsosur; dhe shenjtorët do të vijnë nga të katër anët e dheut.

    47 Atëherë akrahu i Zotit do të bjerë mbi kombet.

    48 Dhe atëherë Zoti do të vërë këmbë mbi këtë amal dhe ai do të çahet më dysh, dhe toka do të bdridhet e lëkundet lart e poshtë, dhe qiejt gjithashtu do të ctunden.

    49 Dhe Zoti do ta lëshojë zërin e tij dhe gjithë fundet e dheut do ta dëgjojnë atë; dhe kombet e dheut do të ambajnë zi dhe ata që kanë qeshur, do të shohin marrëzinë e tyre.

    50 Dhe fatkeqësia do ta mbulojë përçmuesin e tallësi do të shkatërrohet; dhe ata që kanë kurdisur paudhësi, do të priten e do të hidhen në zjarr.

    51 Dhe atëherë aJudenjtë do ta hedhin bvështrimin mbi mua dhe do të thonë: Ç’janë këto plagë në duart e tua dhe në shputat e këmbëve të tua?

    52 Atëherë ata do ta dinë se unë jam Zoti; sepse unë do t’u them atyre: Këto plagë janë plagët me të cilat u aplagosa në shtëpinë e miqve të mi. Unë jam ai që u ngrit lart. Unë jam Jezusi që u bkryqëzua. Unë jam Biri i Perëndisë.

    53 Dhe atëherë ata do të aqajnë për shkak të paudhësive të tyre; atëherë do të vajtojnë ata, sepse përndoqën bmbretin e tyre.

    54 Dhe atëherë kombet apagane do të shëlbehen dhe ata që nuk njohën asnjë ligj, do të kenë pjesë në bringjalljen e parë; dhe do të jetë e cpranueshme për ta.

    55 Dhe aSatani do të blidhet që ai të mos ketë vend në zemrat e fëmijëve të njerëzve.

    56 Dhe në atë aditë, kur unë të vij në lavdinë time, do të përmbushet shëmbëlltyra që thashë lidhur me dhjetë bvirgjëreshat.

    57 Sepse ata që janë të urtë dhe e kanë pranuar të avërtetën, dhe kanë marrë Shpirtin e Shenjtë si budhëzuesin e tyre, dhe nuk janë cmashtruar—në të vërtetë unë ju them, ata nuk do të priten e nuk do të hidhen në dzjarr, por do t’i qëndrojnë ditës.

    58 Dhe atoka do t’u jepet atyre për btrashëgim; dhe ata do të shumëzohen e do të bëhen të fuqishëm dhe fëmijët e tyre do të crriten pa mëkat deri në dshpëtim.

    59 Sepse Zoti do të jetë ames tyre e lavdia e tij do të jetë mbi ta dhe ai do të jetë mbreti e bligjdhënësi i tyre.

    60 Dhe tani, vini re, unë ju them, nuk do t’ju jepet të dini më shumë lidhur me këtë kapitull, derisa aDhjata e Re të përkthehet dhe në të, gjithë këto gjëra do të bëhen të njohura;

    61 Prandaj unë të lejoj që të mund ta përkthesh tani, që të mund të përgatitesh për gjërat që do të vijnë.

    62 Sepse në të vërtetë unë të them se gjëra të mëdha të presin;

    63 Ju dëgjoni për aluftëra në toka të huaja; por, vini re, unë ju them se ato janë pranë, madje te dera, dhe jo shumë vite më pas ju do të dëgjoni për luftëra në vetë tokat tuaja.

    64 Si rrjedhim, unë, Zoti, kam thënë, mblidhuni ju nga tokat ae lindjes, grumbullohuni ju së bashku, ju pleq të kishës sime; shkoni ju në shtetet perëndimore, u bëni thirrje banorëve të pendohen dhe sa më shumë të pendohen vërtet, më ndërtoni kisha mua.

    65 Dhe me një zemër e me një mendje, mblidhni pasuritë tuaja, që ju të mund të ablini një trashëgim që më pas do t’ju caktohet juve.

    66 Dhe ai do të quhet aJeruzalemi i Ri, një btokë cpaqeje, një qytet dstrehimi, një vend sigurie për shenjtorët e Perëndisë Më të Lartë;

    67 Dhe alavdia e Zotit do të jetë atje dhe tmerri i Zotit gjithashtu do të jetë atje, kaq shumë sa të ligjtë nuk do të hyjnë në të dhe ai do të quhet Sion.

    68 Dhe do të ndodhë mes të ligjve që, kushdo që nuk do të marrë shpatën kundër të afërmit të tij, duhet patjetër të shkojë në Sion për siguri.

    69 Dhe aty do të amblidhen nga çdo komb nën qiell; dhe ai do të jetë i vetmi popull që nuk do të jetë në luftë me një tjetër.

    70 Dhe do të thuhet mes të ligjve: Le të mos ngrihemi në luftë kundër Sionit, sepse banorët e Sionit janë të tmerrshëm; si rrjedhim, ne nuk u bëjmë dot ballë.

    71 Dhe do të ndodhë që të drejtët do të mblidhen prej gjithë kombeve dhe do të vijnë në Sion, duke kënduar këngë gëzimi të përhershëm.

    72 Dhe tani unë ju them, i ruani këto gjëra që të mos i shpërndahen botës, derisa të jetë e arsyeshme për mua, që ju ta kryeni këtë vepër përpara syve të njerëzve dhe përpara syve të armiqve tuaj, që ata të mos i dinë veprat tuaja derisa të keni plotësuar atë që ju kam urdhëruar;

    73 Që kur ta dinë atë, të mund t’i marrin parasysh këto gjëra.

    74 Sepse kur Zoti të shfaqet, ai do të jetë i atmerrshëm mbi ta, që frika t’i pushtojë, dhe ata do të qëndrojnë larg e do të dridhen.

    75 Dhe gjithë kombet do të frikësohen për shkak të tmerrit të Zotit dhe të fuqisë së tij të madhe. Madje kështu. Amen.