Seksioni 47

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 8 mars 1831 (History of the Church, 1:166). Përpara kësaj kohe Oliver Cowdery kishte vepruar si historiani dhe shkruesi i Kishës. John Whitmer-i nuk kishte kërkuar një detyrë si historian, por, duke iu kërkuar të shërbejë në këtë përgjegjësi, ai kishte thënë se do t’i bindej vullnetit të Zotit në këtë çështje. Ai tashmë i kishte shërbyer si sekretar Profetit në shkrimin e shumë prej zbulesave të marra në Fayette, zona e New York-ut.

1–4, John Whitmer-i caktohet të mbajë historinë e Kishës dhe të shkruajë për Profetin.

  VINI re, është e nevojshme për mua që shërbëtori im John duhet të shkruajë e të mbajë një histori të rregullt dhe të të ndihmojë ty, shërbëtorin tim Joseph, në kopjimin e gjithë gjërave që do të të jepen ty, derisa ai të thirret për detyra të tjera.

  Përsëri, në të vërtetë unë të them se ai gjithashtu mund ta ngrejë zërin e tij në mbledhje, kurdoherë që do të jetë e nevojshme.

  Dhe përsëri, unë të them se do t’i caktohet atij të mbajë analin dhe historinë e kishës vazhdimisht; sepse Oliver Cowdery-n e kam caktuar në një detyrë tjetër.

  Si rrjedhim, do t’i jepet atij, për aq sa të jetë besnik, me anë të Ngushëlluesit, t’i shkruajë këto gjëra. Madje kështu. Amen.