Seksioni 53

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Algernon Sidney Gilbert-it, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:179–180). Me kërkesën e Sidney Gilbert-it, Profeti i kërkoi Zotit lidhur me punën dhe detyrën e vëllait Gilbert në Kishë.

1–3, Thirrja dhe zgjedhja e Sidney Gilbert-it në Kishë është të shugurohet një plak; 4–7, Ai gjithashtu duhet të shërbejë si përfaqësues i peshkopit.

  VËR re, unë të them ty, shërbëtorit tim Sidney Gilbert, që i kam dëgjuar lutjet e tua; dhe ti më je lutur që të të mund të bëhet e ditur nga Zoti, Perëndia yt, lidhur me thirrjen dhe zgjedhjen tënde në kishën, të cilën unë, Zoti, e kam ngritur në këto ditë të fundit.

  Vër re, unë, Zoti, që u kryqëzua për mëkatet e botës, të jap ty një urdhërim që ti do ta braktisësh botën.

  Merr mbi vete shugurimin tim, madje atë të një plaku, për të predikuar besim e pendim dhe heqje të mëkateve, sipas fjalës sime, dhe marrjen e Shpirtit të Shenjtë me anë të vënies së duarve;

  Dhe gjithashtu për të qenë një përfaqësues i kësaj kishe në vendin që do të caktohet nga peshkopi, sipas urdhërimeve që do të jepen më pas.

  Dhe përsëri, në të vërtetë unë të them, ti duhet ta nisësh udhëtimin tënd me shërbëtorët e mi Joseph Smith të Riun dhe Sidney Rigdon-in.

  Vër re, këto janë ordinancat e para që do të marrësh; dhe pjesa e mbetur do të bëhet e ditur në një kohë që do të vijë, sipas punës tënde në vreshtin tim.

  Dhe përsëri, unë dëshiroj që ti duhet t’u mësosh se shpëtohet vetëm ai që duron deri në fund. Madje kështu. Amen.