Seksioni 55

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit William W. Phelps-it, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:184–186). William W. Phelps-i, një tipograf, dhe familja e tij sapo kishin arritur në Kirtland dhe Profeti i kërkoi Zotit informacion lidhur me të.

1–3, W. W. Phelps-i thirret dhe zgjidhet për t’u pagëzuar, për t’u shuguruar një plak dhe për të predikuar ungjillin; 4, Ai gjithashtu duhet të shkruajë libra për fëmijë në shkollat e Kishës; 5–6, Ai duhet të udhëtojë për në Missouri, që do të jetë zona e punëve të tij.

  VËR re, kështu të tha Zoti ty, shërbëtorit tim William, po, madje Zoti i tërë dheut, ti je thirrur e zgjedhur; dhe pasi të jesh pagëzuar me anë të ujit, gjë që, nëse e bën me syrin drejtuar te lavdia ime, ti do të kesh heqje të mëkateve të tua dhe marrje të Shpirtit të Shenjtë me anë të vënies së duarve;

  Dhe atëherë ti do të shugurohesh nga dora e shërbëtorit tim Joseph Smith të Riut, për të qenë një plak në këtë kishë, për të predikuar pendim dhe heqje të mëkateve me anë të pagëzimit në emrin e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë së gjallë.

  Dhe mbi këdo që do të vësh duart e tua, në qoftë se ata janë të penduar përpara meje, ti do të kesh fuqi ta japësh Shpirtin e Shenjtë.

  Dhe përsëri, ti do të shugurohesh që ta ndihmosh shërbëtorin tim Oliver Cowdery të bëjë punën e shtypjes dhe të zgjedhjes e të shkrimit të librave për shkolla në këtë kishë, që fëmijët e vegjël gjithashtu të mund të marrin udhëzim përpara meje, ashtu siç më pëlqen mua.

  Dhe përsëri, në të vërtetë unë të them, për këtë shkak ti do ta nisësh udhëtimin tënd me shërbëtorët e mi, Joseph Smith të Riun dhe Sidney Rigdon-in, që ti të mund të mbillesh në tokën e trashëgimit tënd për ta bërë këtë punë.

  Dhe përsëri, shërbëtori im Joseph Coe gjithashtu duhet ta nisë udhëtimin e tij me ta. Pjesa e mbetur do të bëhet e ditur më pas, madje siç dëshiroj unë. Amen.