Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 59

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Sion, konteja e Jackson-it, Missouri, më 7 gusht 1831 (History of the Church, 1:196–201). Në parathënie të analit të tij për këtë zbulesë, Profeti shkruan në mënyrë përshkruese për tokën e Sionit, në të cilën njerëzit ishin mbledhur atëherë. Toka u përkushtua, siç kishte drejtuar Zoti, dhe vendi për tempullin e ardhshëm u kushtua. Zoti i bën këto urdhërime veçanërisht të zbatueshme për Shenjtorët në Sion.

    1–4, Shenjtorët besnikë në Sion do të bekohen; 5–8, Ata duhet ta duan Zotin dhe t’i shërbejnë atij e të zbatojnë urdhërimet e tij; 9–19, Duke e mbajtur të shenjtë ditën e Zotit, Shenjtorët bekohen në trup e në shpirt; 20–24, Të drejtëve u premtohet paqe në këtë botë dhe jetë e përjetshme në botën që vjen.

    1 Vini re, bekuar, thotë Zoti, janë ata që kanë ardhur në këtë tokë me asyrin drejtuar te lavdia ime, sipas urdhërimeve të mia.

    2 Sepse ata që jetojnë, do të atrashëgojnë tokën dhe ata që bvdesin, do të prehen nga gjithë punët e tyre dhe veprat e tyre do t’i ndjekin; dhe ata do të marrin një ckurorëdbanesat e atit tim, të cilat i kam përgatitur për ta.

    3 Po, bekuar janë ata, këmbët e të cilëve qëndrojnë mbi tokën e Sionit, që i janë bindur ungjillit tim; sepse ata do të marrin për shpërblimin e tyre gjërat e mira të tokës dhe ajo do të prodhojë me abollëk.

    4 Dhe ata gjithashtu do të kurorëzohen me bekime nga lart, po, dhe me urdhërime, e jo pak, dhe me azbulesa në kohën e duhur—ata që janë bbesnikë dhe të czellshëm përpara meje.

    5 Si rrjedhim, unë u jap atyre një urdhërim, duke thënë kështu: aDuaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë bzemrën tënde, me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tënde; dhe në emër të Jezu Krishtit duhet t’i cshërbesh atij.

    6 Duaje të aafërmin tënd porsi veten. Mos bvidh; as mos bëj cshkelje kurore, mos dvrit, as mos bëj diçka të ngjashme.

    7 aFalënderoje Zotin, Perëndinë tënd, në gjithçka.

    8 Ofroji një aflijim Zotit, Perëndisë tënd, në bdrejtësi, madje atë të një zemre të thyer dhe të një shpirti të cpenduar.

    9 Dhe që të mund ta ruash veten më tepër të apanjollë nga bota, duhet të shkosh në shtëpinë e lutjes dhe t’i ofrosh sakramentet e tua në bsitën time të shenjtë;

    10 Sepse në të vërtetë kjo është një ditë e caktuar për ty që të prehesh nga punët e tua dhe t’i adrejtosh lutje Më të Lartit;

    11 Megjithatë, zotimet e tua duhet të bëhen në drejtësi në të gjitha ditët dhe në të gjitha kohët;

    12 Por kujto se në këtë, ditën e Zotit, ti do t’i japësh ablatimet e tua dhe sakramentet e tua Më të Lartit, duke ua brrëfyer mëkatet e tua vëllezërve të tu dhe përpara Zotit.

    13 Dhe në këtë ditë ti s’duhet të bësh asgjë tjetër, vetëm ta përgatisësh ushqimin tënd me thjeshtësi zemre, që aagjërimi yt të mund të jetë i përsosur ose, me fjalë të tjera, që bgëzimi yt të mund të jetë i plotë.

    14 Në të vërtetë, ky është agjërim e lutje ose, me fjalë të tjera, ngazëllim e lutje.

    15 Dhe për aq sa i bëni këto gjëra me afalënderim, me bzemra dhe fytyra të cngazëllyera, jo me shumë të dqeshur, sepse kjo është mëkat, por me një zemër të gëzuar dhe një fytyrë të ngazëllyer—

    16 Në të vërtetë unë them, se për aq sa e bëni këtë, plotësia e tokës do të jetë juaja, bishat e fushës dhe shpendët e ajrit dhe ato që ngjiten mbi drurë e ato që ecin mbi tokë;

    17 Po, dhe bimët dhe gjërat e mira që vijnë nga toka, qoftë për ushqim ose për veshje, ose për shtëpi, ose për hambarë, ose për pemishte, ose për kopshte, ose për vreshta;

    18 Po, gjithë gjërat që vijnë nga atoka, në stinën e tyre, bëhen për të mirën dhe për përdorimin e njeriut, si për të kënaqur syrin, edhe për të gëzuar zemrën;

    19 Po, për ushqim dhe për veshje, për shije dhe për aromë, për të forcuar trupin dhe për të gjallëruar shpirtin.

    20 Dhe Perëndia gëzohet që ia ka dhënë gjithë këto gjëra njeriut; sepse për këtë qëllim u bënë ato të përdoreshin, me gjykim, pa e tepruar, pa detyruar.

    21 Dhe në asgjë nuk e afyen njeriu Perëndinë apo kundër askujt nuk ndizet zemërimi i tij, përveç atyre që nuk e bpohojnë dorën e tij në gjithçka dhe nuk u binden urdhërimeve të tij.

    22 Vini re, kjo është në përputhje me ligjin dhe profetët; si rrjedhim, mos më shqetësoni më lidhur me këtë çështje.

    23 Por mësoni se ai që bën veprat e adrejtësisë, duhet ta marrë bshpërblimin e tij, madje cpaqe në këtë botë dhe jetë të dpërjetshme në botën që vjen.

    24 Unë, Zoti, e kam thënë atë dhe Shpirti jep dëshmi. Amen.